Besimi absolut në ngadhënjimin e të vërtetës
Bezdisja që ndien njeriu besnik kur dikush nga të dashurit e tij nuk i beson:
Kjo gjendje mund të shkaktoj tendosje dhe ftohje të raporteve, të cilat vetëm Ai që ka mbëltuar dashuri në zemra mund t’i rregulloj. Kjo situatë mund të ju ndodhë edhe njerëzve më besnik ngase shtirja e djallit është e madhe dhe përpjekja e tij këmbëngulëse t’i prish raportet e njerëzve të cilët duhen për hatër të Zotit.
Kjo ju ka ndodhur edhe njerëzve të mëdhenj gjatë historisë, ashtu si ju ka ndodhur edhe shokëve të Profetit Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.
“Në historinë islame tregohet një rast nga i cili duhet të marrin mësim besimtarët. Kjo i ka ndodhur edhe një njeriu të madhe një shoku të Profetit Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Kur Zejdi e dëgjoi kokën e hipokritëve të Medinës duke thënë; “ Kur të kthehemi në Medine, ai që ka nder dhe fuqi do ta dëboj atë që është i poshtëruar” ( d.th ai që ka nder dhe fuqi ishte ai, ndërsa i që është i poshtëruar aludonte në Profetin Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë).
Zejdi vazhdon më tutje; “I tregova xhaxhait tim dhe ai shkoi dhe i tregoi Profetit Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të . I Dërguari i All-llahut Muhamedi paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, kërkoi t’ia sjellin të parin e hipokritëve ( Abdullah in Ubejnë), mirëpo ky u betua se nuk kishte e thënë një gjë të tillë. Profeti Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, tregon Zejdi i besoi atij e jo mua, ndërsa xhaxhai im u ofrua dhe më qortoi; “ Gjithçka që arrite është që Profeti Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të dhe myslimanët të mos besojnë dhe të te urrejnë!” Atëherë tregon Zejdi ndjeva një shqetësim dhe stres të paparë, ashtu siç nuk mendoj se është ndier dikush tjetër. Pas kësaj në një rast tjetër kur kishim marr rrugë bashkë me Profetin Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ndërsa un mbaja kokën varur prej brengave, Profeti Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, erdhi afër meje, ma shkuli veshin dhe buzëqeshi. Në vete ndjeva atë lloj lumturie, saqë atë ndjenjë nuk do ta këmbeja as për jetën e amshueshme. Pastaj erdhi Ebu Bekri dhe më tha, çfarë të tha Profeti Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Un i thash; “ Nuk më tha kurrgjë vetëm ma shkuli veshin dhe buzëqeshi me mua”. Kurse ai tha; “ Gëzohu”. Pastaj më pyeti dhe Omeri Zoti qoftë i kënaqur me të, edhe atij ia thash të njëjtën që i thash Ebu Bekrit Zoti qoftë i kënaqur me të. Të nesërmen Profeti Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, na e lexoi kaptinë El-Munafikun ( Hipokritet).” *1
Në një transmetim që e përcjell Muslimi, ngjarja e njëjtë përfundon kështu; Thotë Zejdi; “ U ndjeva shumë i pikëlluar nga ajo që u tha, derisa All-llahu i shpalli fjalët të cilat e konfirmuan se unë e kam folur të vërtetën; “ Kur të vijnë te ti hipokritët..” ( El Munafikun,1).
Kjo gjendje mundë të vjen përveç tjerash për këto arsye;
a) Person (at) i në fjalë i cili nuk beson, të krahason me persona tjerë të te njëjtit nivel dhe “mendon” se edhe ti mund të biesh në rangun e tyre. Kjo është shenjë se zemrat janë sulmuar deri në atë shkallë sa kanë rënë në ndikimin e djallit të mallkuar, nga simptomat dhe dyshimet.
b) Ngase shembulli në angazhim dhe përpjekje ka rezonuar shkëndija nga shpirti yt jashtë mundësive të parashikuara nga të afërmit e tu, andaj ka mundësi që këtë energji kozmike të cilën ti e posedon, të afërmit nga bashkëpunëtorët e tu ta konsiderojnë stimulim me pretekst, apo edhe të yshtur nga “ jashtë” me ndonjë profit material apo tjetër..
c) Atyre ju ka folur dikush nga ata që kanë “ miza nën kapuç ” e të cilët gjatë tërë kohës rrinë duke i shikuar njerëzit me sy zilie, hezitimi e mëdyshje, këta janë njerëz të vrazhdë dhe plotë paragjykime.
Si të veprohet në këtë situatë:
-Kush e ka lexuar romanin “ Njerëzit” të shkrimtarit dhe narratorit të shquar shqiptar Nazmi Rrahmani, do të gjej një shembull të një njeriu, i cili kishte pësuar rëndë nga një akuzë e tillë, një shpifje e tillë e cila ia kishte ndërruar- rënduar edhe më shumë fatin e jetës.
Në këtë libër ( i cili më rrinë i freskët në kujtime edhe pse e kam lexuar para më se pesëmbëdhjetë vitesh..) flitet për një njeri të cilin fati e kishte rastisur të dilte nga shtëpia qysh në moshën e re të tij. Ky njeri nuk lajmërohet një kohë të gjatë në shtëpi të tij, andaj nga njerëz ogurzi del zëri se ai ka vdekur. Me të gjitha përmallimet dhe ngushëllimet familja dhe të afërmit “ hallashtisen” në mungesë të tij, duke ia kryer të gjitha zakonet dhe ceremonitë e një të “ vdekuri”...?
Pas shumë vitesh, protagonisti i “ vdekur” kthehet në vendlindje, rrugës e takon njërin nga njerëzit e vendlindjes së tij edhe pse koha i kishte bërë të mos e njohin njëri-tjetrin.
Ky i fundit i prezantohet si filani, ai ndalet si me habi dhe ironi duke i thënë çka je duke thënë ore burrë, njeriu që ti na prezantohesh është i vdekur dhe harruar që moti...?
Është vdekur pyet udhëtari? Po ! Ia pretë personi tjetër, dhe shpjegon ngjarjen fill e për pe, nga personi që ka sjellë lajmin, ngushëllimet që janë kryer për të, njerëzit të afërm të tij që kanë shkuar në boten tjetër me mall në sy për të etj. Protagonisti i “vdekur” përball të gjallit që rrëfente për “harrimin “ e tij, as që i shkon më mendje të argumenton “ rilindjen” e tij, ngase thotë me vete kush do ta bindë “ ringjalljen time” para gjithë kësaj katrahure që paska ndodhur...? Andaj vendos të kthehet dhe të mos shkon më në vendlindjen e tij kurrë......, duke bartur në ndërgjegje tërë jetën barrën e dhimbjes dhe mungesës së vendlindjes e familjes së bashku me habinë që e përsëriste si refren! A thua çka i ka shtyrë atë apo ata të më shpallin të vdekur ?. Më këtë damkë jetoi deri në vdekjen e vërtet të tij.....!
Kujto tri parime që janë ilaç për atë që i përdor:
- Kujto natyrën dhe dobësinë njerëzore dhe lehtësimin e ndikimit të djallit të mallkuar në të, dhe fali e lutu tek Allahu të te largoj këtë “damkë” dhe mos bjerë në pesimizmin e protagonistit të romanit në fjalë e të thuash tërë jetën; a thua pse ma bërën këtë..apo pse menduan ata kështu për mua?.... Ngase kjo kureshtje e djallit vjen si cytje në zemrën tënde dhe ka mundësi të te sjellë në gjendje të keqe ...?
- Mendimet janë në kompetencë të All-llahut të Lartëmadhëruar dhe nuk ka mundësi të kontrollohen tërësisht asnjëherë. Andaj njeriu për to nuk gjykohet përderisa të kalojnë në veprime dhe fjalë. Për këtë arsye edhe thuhet se: ke kujdes nga idetë se mund të bëhen mendime, ke kujdes nga mendimet se mundë të bëhen fjalë, ke kujdes nga fjalët se mund të bëhen vepra dhe ke kujdes nga veprat se mund të kalojnë në shprehi...?
- All-llahu e mëshiroftë atë që kur e dëmtojnë njerëzit qoftë të afërm nga zemra apo nga farefisi, ai gjithmonë vepron sikur njeriu i cili për së gjalli u përgëzua nga i dërguari Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të me xhenet.
Kur dëgjoi tjetri person për epitetin e dhënë ndaj këtij njeriu shkoi kinse si mysafirë në shtëpinë e tij dhe qëndroi tek ai tri ditë. Pas tri ditë qëndrimi në shtëpinë e tij nikoqiri e pyeti, çka e mirë të ka sjellë në shtëpinë time..? Mysafiri nuk u përmbajt pa i treguar arsyen e ardhjes së tij.....! Kam dëgjuar i tha se je përgëzuar me xhenet, andaj në shenjë dëshire-kërshërie të shohë jetën tënde erdha në shtëpi të shohë për së afërmi se çfarë jete bënë. Me sa vërejta unë nuk dallova diçka të jashtëzakonshme nga jeta jote, andaj më trego për ndonjë sekret i cili të ka bërë të gradohesh në atë shkallë, të përgëzimit me xhenet....?
Nikoqiri i habitur iu përgjigj sinqerisht. Për All-llahun jam i zakonshëm në ditët e mia të jetës, ashtu si më ke parë edhe ti, përveç ndoshta një gjëje ( të cilën nuk e ka vërejtur mysafiri) të cilën e veproj sa herë shkojë në shtrat për të fjetur. Cila është ajo gjë, brofi mysafiri..? Unë punoj në treg dhe atje ka njerëz të ndryshëm, disa më qortojnë tjerët ofendojnë etj, pra bëjnë gabime dhe rëndesa të ndryshme ndaj meje, mirëpo para se të përshëndetem me ditën e kaluar kur edhe e bëje llogarinë time ditore, i ngriti duart dhe ua bëjë hallall të gjithëve, atyre të cilët më kanë dëmtuar me apo pa dije, për hir të All-llahut të Lartëmadhruar.
Mysafiri kthehet me nxitim dhe e njofton të Dërguarin Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të për haberin në fjalë, sikur kërkonte konfirmimin e tij për këtë ndodhi e cila në shikim të parë i dukej e thjeshtë. “ Pikërisht ajo është gjëja që e ka bërë të meritoj një epitet të tillë”, i përgjigjët i dërguar Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.
Shembull në të dërguarin Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë:
E si mos të jetë kështu kur vet i dërguar Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të i ngrite duart dhe thoshte; O All-llah të gjithë ata që i kam dëmtuar në një formë apo tjetër bëja afrim tek Ti në ditën e gjykimi” Pastaj,” O All-llah fali se nuk dinë” ( janë kuptuar keq) etj...
-Andaj bëhu i sinqertë dhe i besueshëm tek All-llahu Ai do të rregulloj raporte me njerëzit ashtu siç thuhet se: “ Mos kije frikë njerëzit në raport me All-llahun por kije frikë All-llahun në raport me njerëzit”.
Shembull në gruan e në të dërguarin Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë:
Shih rastin kur u akuzua Ajshja nëna e besimtarëve, All-llahu qoftë i kënaqur me të, për amoralitet. Pas shumë intrigave të cilët i kishin thurur hipokritët ndaj të dërguarit Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, nuk ishin ndalur dhe duke shfrytëzuar rastin e volitshëm për dyshime, kishin akuzuar gruan e tij, Ajshja nëna e besimtarëve All-llahu qoftë i kënaqur me të, kur kuptoi intrigën tha; “ O All-llah njerëzit kështu e paskan kuptuar çështjen time, andaj nga Ti kërkojë ndihmë në ndriçimin e së vërtetës”.
Shembull në viganët e shekujve:
Bëhu i çiltër dhe i pastër si eliksiri. Shohim shembullin e gjeneratave të arta të Islamit, njeriun e madh Omer bin Abdylazizin, i cili kur fliste për çiltërsinë thoshte; “ Të marrësh zemrën tënde në një enë dhe të ecësh në treg me të, e ti ftosh njerëzit të shikojnë lirisht në të”. Deri në atë shkallë të sigurisë kishte arritur ky evlia në çiltërsinë dhe zemërbardhësinë. Sot sikur ka ardhur ajo kohë që e ka paralajmëruar edhe i dërguar Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të; “ Do të vjen koha kur njerëzit do të rrinë afër njëri tjetrit si të dashur e në zemra të tyre do të ketë urrejtje”.
-Pasoi të suksesshmit në jetë tënde:
I madhëruar qoftë All-llahu, andaj bëhu prej njerëzve të suksesshëm dashuria dhe urrejtja le të jetë vetëm për hir të Tij, e mos të mbulojë dyshimi dhe pabesia për njerëzit e mirë, ngase mund të kthehet bumerang mirësia dhe dashuria e tyre.
Aq më tepër kur ata janë shumë të ndjeshëm ndaj teje dhe këtë më së paku të kanë borxh, e më së paku e presin prej teje. Ta dish se ajo që ju ka lidhur juve nuk është një gjë e lehtë dhe e cila mund të blihet apo shitet me çmimin e kësaj bote, po edhe në të cilën mund të ndërmjetëson ndonjë interes tjetër.
Sa bukur thuhet se; “Zemra është hapësira, ndërsa goja është dorëza, gjuha është çelësi, për këtë arsye çdo kush le ta ruan çelësin e fshehtësisë së tij”.
_______________________________
(*1-Transmeton Tirmidhiu, hadithi është i mirë, 3313, shih librin Ballafaqimi me brengat dhe streset të autorit, Muhamed Salih El Munexhid)
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)