Përgatiti: Fejsal spahiu
ALEANCA E PERGJAKSHME MES DARVINIT DHE HITLERIT
Nazizmi (Nacionalsocializmi) lindi në atmosferën kaotike të Gjermanisë, pas humbjes së saj në Luftën e Parë Botërore. Udhëheqësi i Partisë Nacionalsocialiste ishte Adolf Hitleri. Racizmi përbënte bazën e botëkuptimit të Hitlerit. Ai besonte se raca ariane, elementi bazë i kombit gjerman, ishte superiore ndaj të gjitha racave të tjera dhe duhej të sundonte mbi to. Ai ëndërronte që raca ariane të ndërtonte një perandori që do të zgjaste 1000 vjet. Mbështetja shkencore që Hitleri gjeti për këto teori raciste ishte teoria e Darvinit.
Hitleri dhe libri i tij "Mein Kampf", në të cilin ai shpalosi ideologjinë e tij. Këshilltari më i rëndësishëm i Hitlerit, historiani racist gjerman Heinrich Von Treitschke, ishte mjaft i ndikuar nga teoria e evolucionit dhe i mbështeste pikëpamjet e tij raciste te Darvinizmi. Ai thoshte se "kombet mund të arrijnë zhvillim vetëm në kushtet e një konkurrence të fortë si përzgjedhja natyrore e Darvinit" dhe deklaronte se kjo do të thoshte luftë e përhershme dhe e pashmangshme. Ai ishte i mendimit se "të zaptosh me anë të shpatës është një mënyrë për t'i sjellë qytetërim barbarizmit dhe dituri injorancës". Ai shkruante: "Raca e verdhë s'ia thotë fare për aftësi artistike dhe liri politike.
Eshtë fati i racës së zezë që t'u shërbejë të bardhëve dhe të jetë objekt i përçmimit të tyre në përjetësi…"43 Ndërkohë që Hitleri zhvillonte teoritë e tij, ai gjeti frymëzim, ashtu si dhe Treitschke, te Darvini dhe sidomos tek ideja e Darvinit mbi luftën për mbijetesë. Për librin e tij famëkeq "Mein Kampf" (Lufta Ime), ai ishte frymëzuar pikërisht nga ideja e kësaj lufte për mbijetesë. Ashtu si Darvini, Hitleri u dha racave joevropiane statusin e majmunëve dhe tha: "Po hoqët gjermanët nordikë, s'mbetet gjë tjetër përveç vallëzimit të majmunëve."44 Në mitingun e partisë në vitin 1933 në Nuremberg, Hitleri shpalli se "një racë superiore e nënshtron një racë inferiore… një e drejtë që e vërejmë në natyrë dhe që mund të konsiderohet si e vetmja e drejtë e imagjinueshme", sepse mbështetet te shkenca.45 Hitleri, i cili besonte në epërsinë e racës ariane, mendonte se epërsia i ishte dhënë kësaj race nga natyra. Në librin "Mein Kampf", ai shkruan si vijon: Qifutët formojnë një kundër-racë nën-njerëzore, të destinuar për ligësi nga trashëgimia biologjike, ashtu siç është e destinuar raca nordike për fisnikëri… Historia do të arrijë kulmin me një perandori të re mijëvjeçare me një shkëlqim të paparë, e mbështetur në një hierarki racore të re, të caktuar prej vetë natyrës.46 Hitleri, i cili ishte i mendimit se qeniet njerëzore ishin kafshë të një shkalle të lartë zhvillimi, besonte se në vend që t'ua linte në dorë kontrollin e evolucionit forcave të natyrës apo fatit, me një fjalë rastësisë, ishte e domosdoshme ta merrte vetë në dorë zhvillimin e racës njerëzore. Ishte pikërisht ky qëllimi final i lëvizjes naziste.
Që të realizonte këtë qëllim, hapi i parë ishte të ndante e të izolonte racat inferiore nga raca ariane, raca që ata besonin se ishte superiore. Në këtë gjendje, nazistët iu futën punës për zbatimin e Darvinizmit dhe morën si shembull "Teorinë e Eugjenisë", që e kishte burimin te Darvinizmi. Darvinizmi: Burimi i Barbarisë Komuniste Ideologjia që i solli dëmin më të madh njerëzimit në shekullin e mbushur me dhunë e barbarizëm dhe njëkohësisht më e përhapura në botë ishte, pa dyshim, Komunizmi. Kjo ideologji, që arriti kulmin e saj historik me dy filozofët gjermanë Karl Marks dhe Frederik Engels në shekullin XIX, derdhi kaq shumë gjak në botë, saqë ua kaloi edhe nazistëve e imperialistëve të dikurshëm. Komunizmi shkaktoi në vdekjen e njerëzve të pafajshëm dhe përhapi e nxiti dhunë, frikë e dëshpërim ndër njerëz.
Edhe sot e kësaj dite, kur flitet për vendet e Perdes së Hekurt dhe Rusinë, imazhet që zgjohen na sjellin parasysh vende të pushtuara nga mjegulla, terri e dëshpërimi, nga rrugë pa jetë, nga shqetësimi dhe frika. Sado që njerëzit mendojnë se Komunizmi u shemb në vitin 1991, gërmadhat që la pas ekzistojnë ende. Sado "liberalë" të jenë bërë një pjesë e komunistëve dhe marksistëve "të papenduar", filozofia materialiste, ana e errët e Komunizmit dhe e Marksizmit që i largoi njerëzit nga feja dhe morali i mirë, ende vazhdon të ndikojë te këta njerëz. Kjo ideologji që përhapi terror në çdo cep të botës, në fakt, përfaqësonte një ide të ardhur që nga kohët e lashta. Dialektika është një bindje se i gjithë zhvillimi, në gjithësi, erdhi si rezultat i konfliktit. Në bazë të këtij besimi, Marksi dhe Engelsi filluan të analizonin historinë e botës. Marksi pretendonte se historia e njeriut ishte histori konflikti, se konflikti aktual ishte ai mes punëtorëve e kapitalistëve dhe se punëtorët së shpejti do të ngriheshin dhe do të organizonin një revolucion komunist. Tipari më i spikatur i dy themeluesve të Komunizmit ishte se, si të gjithë materialistët, ata ushqenin një urrejtje të madhe për fenë.
Edhe Marksi, edhe Engelsi ishin ateistë të bindur dhe zhdukjen e besimeve fetare e shikonin si thelbësore nga pikëpamja e Komunizmit. Por Marksit dhe Engelsit u mungonte diçka e rëndësishme: me qëllim që të bënin për vete një publik sa më të gjerë, e panë të nevojshme t'i jepnin ideologjisë së tyre një pamje shkencore. Dhe kështu, u krijua aleanca e rrezikshme që solli dhimbje, kaos, vrasje masive, nxitje të vëllait kundër vëllait gjatë shekullit XX. Darvini bëri të njohur teorinë e evolucionit në librin e tij "Origjina e llojeve". Interesante është që pretendimet bazë që ai paraqiti ishin pikërisht shpjegimet që po kërkonin Marksi dhe Engelsi! Darvini pretendonte se gjallesat u shfaqën si rezultat i "luftës për mbijetesë" apo "konfliktit dialektik". Për më tepër, ai mohoi krijimin dhe hodhi poshtë besimet fetare. Për Marksin dhe Engelsin ky ishte një rast që s'duhej humbur. Kapitalizmi dhe lufta për mbijetesë në ekonomi Termi "Kapitalizëm" do të thotë "sovranitet i kapitalit": një sistem ekonomik i lirë e i
pakufizuar, i mbështetur tërësisht te përfitimi e ku shoqëria është në konkurrencë brenda këtyre kritereve. Gjenden tre elemente të rëndësishme në Kapitalizëm: individualizmi, konkurrenca dhe fitimi. Individualizmi është i rëndësishëm në Kapitalizëm, sepse njerëzit e shohin veten jo si pjesë të shoqërisë, por si "individë" që mbahen me këmbët e tyre. "Shoqëria kapitaliste" është një arenë, ku individët konkurrojnë me njëri-tjetrin në kushte shumë shtrënguese. Ajo është një arenë pikërisht si ajo që përshkruan Darvini, ku vetëm më i forti mbijeton, ku i dobti e i pafuqishmi shtypen e eliminohen dhe ku vetëm konkurrenca e pamëshirshme ka pushtet.
Sipas logjikës, në të cilën mbështetet Kapitalizmi, çdo individ - e ky mund të jetë një njeri, një shoqëri, apo një komb - duhet të luftojë vetë për zhvillimin dhe ruajtjen e avantazhit të vet. Kriteri më i rëndësishëm në këtë luftë është prodhimi. Prodhuesit më të mirë mbijetojnë, të dobtit e të paaftët eliminohen dhe zhduken. Me këtë formë sistemi, harrohet që ata që eliminohen në luftën e hidhur dhe bien kthetrat e varfërisë janë njerëz. Ajo çka shihet si diçka që meriton vëmendje nuk janë qeniet njerëzore, por zhvillimi ekonomik dhe mallrat, produkti i këtij zhvillimi. Për këtë arsye, mentaliteti kapitalist nuk ndjen përgjegjësi morale për njeriun që shkelet me këmbë, i cili detyrohet të jetojë në vështirësi të mëdha. Ky është Darvinizmi i vënë në jetë në shoqëri me mënyra ekonomike.
Duke propozuar se ishte e domosdoshme të nxitej konkurrenca në të gjitha fushat e shoqërisë dhe, duke shpallur, se ishte e domosdoshme të mos siguroheshin mundësi apo mbështetje për të dobtit, në asnjë lloj fushe, teoricienët më të rëndësishëm të Darvinizmit Social përgatitën një mbështetje "filozofike" dhe "shkencore" për Kapitalizmin. Për shembull, sipas Tille, një përfaqësues i rëndësishëm i mentalitetit kapitalist darvinist, do të ishte një gabim i madh të përpiqeshe të parandaloje varfërinë duke ndihmuar "klasat e mundura", sepse kjo do të thoshte të ndërhyje në përzgjedhjen natyrore që sjell evolucioni.119 Sipas mendimit të Herbert Spenserit, teoricienit kryesor të Darvinizmit Social, i cili ia mveshi parimet e Darvinizmit jetës së shoqërisë, në qoftë se dikush është i varfër, kjo ndodh për fajin e tij; askush nuk duhet ta ndihmojë këtë person që të ngrihet në këmbë. Nëse dikush është i pasur, edhe sikur ta ketë fituar pasurinë në mënyrë të pandershme, kjo tregon zotësinë e tij. Për këtë arsye, i pasuri mbijeton, kurse i varfri zhduket. Kjo është pikëpamja që ka mbizotëruar pothuajse tërësisht në shoqëritë e sotme dhe është një përmbledhje e moralit kapitalist-darvinist.
Spenseri, i cili e mbrojti këtë moral, e përfundoi veprën e tij "Social Statistics" në vitin 1850 dhe i kundërshtoi të gjitha sistemet e ndihmës së ofruar nga shteti, masat paraprake për mbrojtjen e shëndetit, shkollat shtetërore dhe vaksinimin e detyruar, sepse, sipas Darvinizmit Social, rendi shoqëror doli nga parimi i mbijetesës së më të fortit. Të përkrahje të varfrit dhe t'i lejoje që të mbijetonin do të thoshte ta shkelje këtë parim. Të pasurit janë të pasur, sepse përshtaten më mirë; disa kombe sundojnë të tjerët, sepse janë superiorë ndaj tyre, disa raca bien nën zgjedhën e të tjerave, sepse këto të fundit janë më inteligjente.
Spenseri e zbatoi këtë doktrinë në shoqëritë njerëzore me të gjitha forcat: "Në qoftë se janë të kompletuar, aq sa duhet për të jetuar, ata jetojnë dhe bëjnë mirë që jetojnë. Në qoftë se nuk janë të kompletuar, sa duhet për të jetuar, ata vdesin dhe është më mirë që vdesin."120 Njerëz që vuajnë nga uria Megjithëse sot në botë gjenden burime të konsiderueshme, miliona fëmijë lihen të vdesin urie për shkak të mentalitetit kapitalist. Graham Sumner, profesor i shkencave politike e shoqërore në Universitetin e Jejlit, ishte zëdhënësi i Darvinizmit Social në Amerikë.
Në një prej shkrimeve të tij, ai i përmblodhi idetë e veta mbi shoqëritë njerëzore me këto fjalë: … në qoftë se ngremë dikë lart, duhet të kemi një pikë mbështetjeje, një pikë kundërveprimi. Në shoqëri, kjo do të thotë se që të ngresh një njeri, do të ulësh një tjetër.121 Richard Milner, redaktor i vjetër i "Revistës së Historisë së Natyrës" të Muzeut Amerikan të Historisë së Natyrës në Nju Jork shkruan: Një prej zëdhënësve kryesorë të Darvinizmit Social, Graham Sumner, mendonte se milionerët ishin individët "më të përshtatshëm" në shoqëri dhe i meritonin privilegjet e tyre. Ata ishin "përzgjedhur natyrshëm në provën e vështirë të konkurrencës".122 Siç shihet, darvinistët socialë përdorën teorinë e Darvinit për evolucionin si koment "shkencor" mbi shoqëritë kapitaliste. Si pasojë e kësaj, qeniet njerëzore nisën të humbisnin koncepte të tilla, të cilat i kishte sjellë feja, si ndihma reciproke, filantropia e bashkëpunimi dhe, në vend të këtyre virtyteve, filluan të mbivlerësonin egoizmin, dredhitë dhe oportunizmin. Sipas njërit prej teoricienëve më të rëndësishëm të Darvinizmit Social, profesorit amerikan E. A. Ross, "Kulti i krishterë i bamirësisë, si burim mëshire, ka krijuar një strehë, nën të cilën janë zvarritur e janë edukuar idiotë e debilë... Shteti mbledh shurdhmemecët në krahët e tij dhe një racë me shurdhmemecë është në formim e sipër... Rruga më e shkurtër për ta shndërruar këtë botë në parajsë është t'i braktisësh e t'i lesh të lirë ata që janë të prirur të nxitojnë drejt ferrit me hapin e tyre."123 Siç e kemi parë, Darvinizmi përbën bazën filozofike të të gjitha sistemeve ekonomike kapitaliste në botë si dhe të sistemeve politike që e marrin formën prej tyre. Dhe në pasurinë e tyre ka një pjesë të caktuar për lypësin dhe të mjerin. (Kuran, surja Edh Dharijat: 19) Kjo është arsyeja që përkrahësit më të flaktë të Darvinizmit Social ishin pronarët e kapitaleve. Ngritja e të fortëve duke shkelur të dobtit dhe ndjekja e politikave ekonomike të ndara prej ndjenjës së keqardhjes dhe ndihmës, nuk dënoheshin më, sepse një sjellje e tillë u pranua se ishte në përputhje me "shpjegimet shkencore" dhe "ligjet e natyrës".
Sipas Richard Hofstadter, autor i librit "Darvinizmi Social në mendimin amerikan", industrialisti i madh i hekurudhave në shekullin XIX Chancey Depew ka pohuar se njerëzit që fitonin famë, pasuri, dhe pushtet në Nju Jork përfaqësonin mbijetesën e më të fortit, nëpërmjet "aftësisë superiore, largpamësisë dhe përshtatshmërisë".124 Një tjetër bos hekurudhash, James J. Hill, është shprehur se "pasuritë e shoqërive hekurudhore përcaktohen nga ligji i mbijetesës së më të fortit."125 Në biografinë e tij, Andrew Carnegie, një tjetër pronar i madh kapitalesh në Amerikë, shpreh besimin e tij tek evolucioni me fjalët: "Kisha gjetur të vërtetën e
evolucionit."126 Diku tjetër ai ka shkruar këto fjalë: Ai (ligji i konkurrencës) është këtu, nuk e shmangim dot, s'janë gjetur zëvendësues për të dhe ligji mund të jetë i ashpër nganjëherë për individin, por është më i mirë për racën, sepse ai siguron mbijetesën e më të fortit në çdo fushë.127 Në artikullin e tij "Tri gabimet e Darvinit", shkencëtari evolucionist Kenet J. Hsy, bën të njohur mendimet darviniste të kapitalistëve më të mëdhenj të Amerikës: Darvinizmi u përdor, gjithashtu, në mbrojtje të individualizmit konkurrues dhe rrjedhimit ekonomik, kapitalizmit, në Angli e Amerikë. Andrew Carnegie shkroi se "ligji i konkurrencës, qoftë i mirë apo i keq, është këtu, ne nuk e shmangim dot".
Rokfeleri bëri një hap më tutje kur tha se "zhvillimi i një biznesi të madh është thjesht mbijetesë e më të fortit; është funksionim i një ligji të natyrës".128 Eshtë mjaft interesante që në Amerikë fondacionet e ndryshme si Fondacioni "Rokfeler" apo Instituti "Carnegie", të themeluara nga dinasti të mëdha kapitaliste, japin mbështetje të rëndësishme financiare për të bërë punë kërkimore në fushën e evolucionit. Siç e kemi parë nga ajo që është shpjeguar deri tani, Kapitalizmi i ka bërë njerëzit të adhurojnë vetëm paratë dhe pushtetin që sjell paraja. Duke i konsideruar të gjitha llojet e vlerave fetare e etike si të pavlera, shoqëritë, të ndikuara nga idetë evolucioniste, filluan t'i jepnin rëndësi pushtetit material dhe u distancuan nga ndjenja të tilla njerëzore si dhembshuria, mëshira dhe sakrifica.
Time, 29.05.2000
Dhe le të mos betohen disa prej jush, të cilëve u është dhënë mirësi e pasuri, për të mos u dhënë (asnjë lloj ndihme) të afërmve të tyre, të vobektëve dhe atyre që emigruan për hir të Allahut! Le të falin dhe të tregojnë zemërbutësi! A nuk dëshironi që Allahu t'ju falë ju? Allahu është Falës, Mëshirëplotë.(Kuran, surja En-Nur: 22) Ky moral kapitalist ka pasur dhe ka ndikim të fortë në pothuajse të gjitha shoqëritë e ditëve të sotme. Për këtë arsye, në pjesën dërrmuese te vendeve, s'ka më bamirësi për të varfrit, të pashpresët dhe të gjymtuarit.
Edhe sikur të bien viktimë e sëmundjeve më të rënda e vdekjeprurëse, ata nuk janë në gjendje të gjejnë ndonjë ndihmë fizike apo njerëzore për t'u mbrojtur. I varfri lihet në varfërinë e tij. Në shumë vende ndeshen shpesh praktika të padrejta e çnjerëzore, p.sh. fëmijë të vegjël që detyrohen të punojnë dhe lihen pa asnjë të drejtë shoqërore. Sot, arsyeja që shtete të tilla si Etiopia kanë rënë pre e thatësirës dhe urisë është dominimi i këtij morali kapitalist. Në një kohë që ndihma dhe përkrahja e shumë shteteve mund t'i shpëtonte këta njerëz të uritur, ata lihen të vdesin urie. Në këtë pikë duhet të tërhiqet vëmendja në një çështje të rëndësishme:
Gjatë gjithë historisë kanë ekzistuar gjithnjë shoqëri ku të varfrit e të dobtit nuk liheshin të ngrinin kokën, ku vetëm vlerat materiale kishin rëndësi dhe ku egoizmi, interesi vetjak dhe mashtrimi shiheshin si e vetmja rrugë për t'u pasuruar. Edhe në të kaluarën jetonin njerëz, të cilët mendonin se vetëm gjërat materiale mund të kishin vlerë dhe të cilët ishin shumë larg nga tiparet e çfarëdo lloj morali të kënaqshëm. Por nga gjysma e dytë e shekullit XIX, njerëz me pikëpamje të tilla hynë në një periudhë krejt të ndryshme. Këto 150 vitet e fundit, njerëzit dhe shoqëritë që zotërojnë këto cilësi mizore kanë filluar të mos dënohen apo kritikohen.
Një sjellje e tillë nisi, më në fund, të pranohet si ligj i natyrës dhe në këtë pikë Darvinizmi u kthye në një fe të rreme që justifikonte pandershmërinë dhe mizorinë. Robert E. D. Clark e shpjegon këtë situatë në këtë mënyrë: Evolucioni, me pak fjalë, e la të qetë ndërgjegjen e keqbërësit. Për sjelljen më të paskrupullt kundrejt një konkurrenti mund të jepej një shpjegim i arsyeshëm; e keqja mund të quhej e mirë.129 H. Enoch shkruan në librin e tij "Evolucion apo Krijim": J. Holmes thotë se "Darvinizmi i zbatuar në mënyrë të vazhdueshme do ta maste të mirën e shprehur në vlerë mbijetese"… Ky është ligji i xhunglës, ku "i forti ka të drejtë" dhe më të fortët mbijetojnë.
Qoftë dredhi a mizori, burracakëri a mashtrim, çfarëdo që do t'ia bëjë të mundur individit të mbijetojë, është e mirë dhe e drejtë për atë individ apo atë shoqëri.130 Siç e kemi parë, Darvinizmi dhe mungesa e fesë qëndrojnë prapa gjithë atyre njerëzve, sistemeve dhe ideologjive që kanë sjellë dhimbje dhe dëshpërim në botë, sidomos në 150 vitet e fundit. Ata që menduan se mund të mbronin interesat e tyre në mjedisin egoist e të pamëshirshëm, të shkaktuar nga mungesa e fesë, e shihnin Darvinizmin si shpëtimtarin e tyre. Ata përdorën tezën e Darvinizmit "të dobtit zhduken, ndërsa të fortit jetojnë" si filozofi për veten e tyre. Sa për ata që nuk janë ndikuar nga mënyra e të menduarit darvinist-kapitalist dhe nuk kanë harruar arsyen e ekzistencës në këtë botë, ata i shohin qeniet e tjera njerëzore si krijesa të Zotit. Ata gjithmonë i trajtojnë qeniet e tjera njerëzore me dashamirësi, ndjejnë dashuri e dhembshuri dhe bëjnë ç'është e mundur për t'i larguar vështirësitë dhe shqetësimet e tyre. Ata flasin gjithmonë fjalët më të mira, kujdesen për jetimët, ndihmojnë të sëmurët dhe të gjymtuarit.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 2 herepo e vertete eshte por ka forca te mbinatyrshme qe nuk lejojne keqberesit te fitojne tere pushtetin ne baza tiranike e egersie ,.faktet tregojne se te pasurit jane shume me te pamoralshem se te varferit disa fakte tregojne se te pasurit semuren rende nga shfrenimet e teperta kurse te varferit dhe shtresa e mesme kenaqen me pakez gjera
ēka din primitivizmi ēeshte kapitalizmi,demokracia e te cilit nuk eshte ku me dijte se ēka por ne krahasim me demokracite tjera eshte me i mireNazizmi e komunizmi,jane regjime totalitare,antipopullore,me vrasje,bugje,denime kolektive etj,ne emer te nje ideologjijeDarwini kurre nuk ka thene,por ja kane mbath:qe njeriu rrjedh prej majmuni, por sikur kurani:-njeriu rrjedh prej llojit te vet,prandaj duhet ta dini qe edhe SHEJTANI E CITON SHKRIMIN ESHEJTE,PER INTERESA TE VETA,qysh atij i konvenon dhe ska fa j majmuni,qe prej tij eshte kriju turlifare njeriu