Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rilindja e Turqisė

Autor: Faik Miftari E premte 21 Tetor 2011 22:26 PM


Para ca ditësh u ktheva nga Turqia, gjegjësisht nga qyteti i Izmirit, ku qëndrova një javë  për arsye objektive (shëndetësore), dhe pashë të udhës të bëjë një këndëvështrim  nga udhëtimi  në Turqi.

Turqia është duke përjetuar me të vërtetë një zhvillim të hovshëm ekonomik, politik, arsimor, shkencor, shëndetësor, ushtarak, diplomatik, të gjitha këto dukuri të theksuara mund të vërehen anekënd Turqisë, e veçanërisht në qytete të mëdha, sikurse që janë, Stambolli, Ankaraja, Izmiri, Bursa, Antalia e kështu me rradhë. Gjatë kohës sa isha atje, Turqia e shpalosi programin e zhvillimit ekonomik të saj për periudhën trevjeçare me ç’rast mesatarja e zhvillimit ekonomik parashihej të jetë 7,5%, GDP aktuale me mbi 10.000 dollar për krye banori (Turqia ka rreth 75 milion banorë) do të arrijë në 12.500 dollar për krye banori, ndërsa papunësia aktuale me 10% do të bie  nën 10%, për  herë të parë në historinë e re turke, diku rreth 8-9% . Njashtu gjatë atyre ditëve, Turqia filloi me projektin e ndërtimit të 100 helikopterëve të parë të prodhimit vendor, T-129, projekti ideor i ATAK-ut, me ç’rast parashihet që brenda 5 vitesh ky projekt të përfundojë dhe që helikopteri i parë turk vendor të fluturojë në qiell, pasi që Turqia zë vendin e 9-të në botë në  përdorimin e helikopterëve.

Diplomacia turke është duke zhvilluar një aktivitet të gjerë diplomatik në të katër anët e botës, sikurse në Evropë e Amerikë, njashtu edhe Azi e Afrikë, sa isha në Turqi, rastisi që të jetë mysafir në Ankara ministri i punëve të jashtme të Suedisë z. Karl Bild, të cilin e priti homologu i tij nikoqir z.Ahmet Davutogllu. Në konferencën e mbajtur për shtyp, përveç tjerash ministri suedez i punëve të jashtme theksoi:

“ Bashkësia Evropiane në botë ka dy ortak strategjik, njëra është SHBA-ja, dhe tjetra Turqia”, ndërsa homologu i tij turk z.Ahmet Davutogllu, përveç tjerash theksoi:” Para 100 vitesh misioni ishte që të përfundojë qeverisja osmane (otomane), 100 vite pas, baraspesha e forcës turke po rikthehet”.

Sikurse në botë, Evropë, Ballkan, Kosovë e Shqipëri, me të madhe  është aktuale tema e rikthimit turk, apo siç e quajnë “ rikthimi neosman”, njëjtë edhe në Turqi është aktuale kjo temë, ashtu që nëpër gazeta e tyre shkruhen kolumne, shkrime, analiza të shumta rreth kësaj teme, nga të cilat do t’i veçoja disa sosh.

Në intervistën e dhënë gazetës spanjolle ABC kryetari hungarez  z.Pal Schmitt përveç tjerash  theksoi:

” 150 vjet qeverisjeje nga turqit e shoh si një rast të mirë për neve,  nga viti 1541e gjer në vitin 1686 për hungarezë ka qenë fatlume qeverisja osmane, po të ishte pushtuar Hungaria gjatë atyre viteve, nga ndonjë popull tjetër, neve do të na ndërronin edhe fenë edhe gjuhën, dhe se neve do të asimiloheshim, dhe se gjatë takimeve të shumta me politikan turq, kemi pas biseda të frytshme rreth të drejtës së Turqisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, jam i mendimit se Turqia si një shtet mysliman me afro 100 milion banorë në një të afërme të afërt, është e udhës dhe koha është që ajo të jetë anëtare e Bashkimit Evropian”.

Gjatë vitit 1992, në New York, ish ministri i punëve të jashtme të Turqisë z.Hikmet Çetin, në një takim të mbajtur prej shumë takimeve lidhur me luftën e Bosnjës, ka theksuar:” M’u afrua një diplomat amerikan dhe në vesh më pëshpëriti, këtë bela të Zotit (lufta në Bosnje), nuk e di si ta zgjidhim,  habitem se si keni qenë të suksesshëm 500 vjet këto troje (Ballkanin) ta udhëhiqeni me sukses”. Poashtu z.Hikmet Çetin, me rastin e vizitës së tij në Izrael, gjatë takimit kryeministri izraelit i afrohet dhe  i tregon atij rastin që i ka ndodhur atij:

” Afër kufirit me Egjiptin, shkova të vizitoja një qytezë hebre, kryetari i asaj qyteze filloi të më ankohej, duke i fajësuar egjiptianët, pastaj m’u drejtua mua duke akuzuar edhe qeverinë tonë. I thash unë, po mirë, ti çdo kënd dhe çdo anë po e akuzon, po çfarë do ti atëherë?. Ai m’u përgjigj” e dua drejtësinë osmane pesëshekullore”.

Me 20 prill 2003 në intervistën dhënë televizive për CNN, kryetari i tanishëm aktual turk z.Abdullah Gyl, në pyetjen e gazetarit lidhur me Lindjen e Mesme, iu përgjigj:” në atë kohë si deputet që isha, shkova në një mbledhje në Jerusalem, ku isha i ftuar, në të cilin bisedohej për temën e Lindjes së Mesme, në të cilin mori fjalën edhe kryetari i tanishëm z.Shimon Peres i cili në fjalimin e tij akuzoi rëndë pothuajse të gjithë. Në diskutimin tim ceka përvojën e periudhës osmane si “per exellence” të qeverisjes së popujve të ndryshëm me kultura të ndryshme. Deputeti gjerman më afroi ngatë Shimon Peresit dhe më prezantoi, ky është zotëri Gyl, deputet turk. Ai mu drejtua me fjalët: Çfarë të bëjmë, a prapë të japim juve qeverisjen e tokave tona?. Unë iu përgjigja: ne 500 vjet në mënyrë të shkëlqyer e kemi udhëheqë dhe qeverisë, prapë mundemi në këtë mënyrë të qeverisim, qoftë nevoja”.

Pas hulumtimeve të studiuesve hungarez,  kanë ardhur në përfundim se: ” Osmanët në Ballkan, shumë më tepër kanë investuar se sa që kanë vjelur tatimet, ndërsa pushtuesit perëndimor në shtetet që kanë pushtuar, çdo gjë që ka qenë, mbi dhe, dhe nën dhe, kanë plaçkitur dhe marr me vete. Nga shtetet e Afrikës i kanë marrë zezakët dhe i kanë dërguar dhe shitë si robër, dhe se tërë mineralet e çmuara sikurse edhe ari e stoli të ndryshme i kanë marrë me veti. Prapë në Ballkan, gjatë kohës së Perandorisë Osmane më së shumti kisha janë ndërtuar. Në Ballkan banorët apo shtetasit askujt me dhunë, nuk i kanë ndërruar fenë dhe gjuhën e tyre, prej asaj kohe hiç pa ndërruar dhe pa imponuar, janë në mejdan edhe sot e kësaj dite popujt e ndryshëm  dhe fliten gjuhë të ndryshme në Ballkan. Kjo është e vërteta reale e Perandorisë Osmane”

Kjo qasje do të ishte përgjigje më e mirë  se si duhet trajtuar në mënyrë objektive e reale të kaluarën tonë, edhe periudhën osmane, e jo të trajtohet njëanshëm dhe në mënyrë apriori dhe të pavërtetë, siç e bëri kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga në ” Takimet e Gjeçovit”, referatin e së cilës i ka përgatitur me siguri don Lush Gjergji apo don Shan Zefi,  se  këtë nuk e kanë përpiluar këshilltarët e saj, Ilir Deda apo Arbër Vllahiu, pasi që ata si të tillë kanë një kredo dhe një qasje objektive intelektuale e shkencore, e të cilin gjë e vërtetoi në fjalën përshëndetëse vet Ilir Deda me rastin e mbajtjes së manifestimit të “Ditës së Boshnjakëve” me 28 shtator në Prizren. Të glorifikosh një kanun të maleve, atë të Lekë Dukagjinit, në shekullin XXI, është me të vërtetë blasfemi e llojit të vet, i cili edhe sot e kësaj dite na sjell dëm të pariparueshëm, atë të gjakmarrjes brenda kombit tonë, e të mos flasim për drejtat që nuk i jep fare Kanuni femrës, që është një anashkalim total i femrës shqiptare, duke e përjashtuar atë nga të gjitha të drejtat e saja, e lere më, që të bëhet kryetare e Kosovës.

Po qoftë kjo edhe prej kryetares Atifete, e tepërt është.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • mendimi E shtune 22 Tetor 2011 16:01

    Nuk ka nevoje per koment shkrim i shkelqyeshem Dua vetem te them dy fjale, vetem te verteta Shkoni ne thellesi te lagjes Kirash ne Shkoder dhe do mesoni nje realitet te dhimbshem si rezultat i kanunit te famshem: nje lagje e tere e ngujuar! tere burrat e ngujuar! tere femijet meshkuj analfabete dhe pa nje dite shkolle! Verifikojeni nese eshte e vertete apo trillim. Dhe shteti shqiptar nuk guxon te futet ne kete bela. Kjo eshte e verteta. para pak vitesh, nipi i kryetarit te keshillit te qarkut te shkodres hyri ne gjak dhe nuk vonoi shume Vete kryetari u detyrye la leshoje postin dhe Shkodren dhe emigroi diku! Ky eshte suksesi i kanunit moj Atifete servilja dhe e shitura ne ditet e zhvillimeve moderne. A e beson moj Atifete? Pyet dhe do e mesosh te vertete. Prandaj REFLEKTO shpejt.

    Reply

  • Besimi E shtune 22 Tetor 2011 21:35

    Po, vella Faik: Perandoria Osmane ka qene dhe mbase do te mbes Bashkesia shumepopullore dhe multikulturore me demokratike e te gjitha koherave.All-llahu Ju shperblefte dhe Ju dhashte shendetin.

    Reply

  • Ahmeti-Zürich E marte 25 Tetor 2011 10:45

    QENIN E QATUN,NUK GUXON KUSH ME PREK,KURSE QENIN E MIRE DHE TE URTE,E QKOQIN DUKE E RRAHURkurse arsyja pse qente kan aq shumemiq,eshte sepse ata luajne me bisht,ndersa jo me gjuhe.Fjalet,shpesh,e fshehin helmin,kurse veprat,jo.Ndaj neve,nuk ka shtek te na hiqet dhuna,eas terrori,por,siq thoshte Fishta,para 100,v:GJUAJN DHE VRASIN SHQIPTAR-SIKUR ME GJUJT KUNGUJ NAREsi para 2-3 mujve,qe nae vran edhenje.Eshte e vertet,qe thone se:MIQESIA,AS NUK BLEHET,AS NUK FITOHET,POR AJO MERITOHETandaj edhe neve na duhet miqesia me Turqin,sepse,siq po duket,armiqt i kemi te perbashket,qe kane gryksi te pashterrur ndajteritoreve tona,per te te dy palet,si neve edhe atyre,e poashtu edhe sa iperket:-PARAGJYKIMEVE E HIPOKRIZIS,ATO JANE DUKE NA E NXIERJETEN te dyve,si ne te kaluaren dhe sod

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve