Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rishkrimi i historisė

Autor: Faik Miftari E mėrkure 24 Gusht 2011 15:24 PM

 

Gjatë këtyre ditëve të nxehta verore në Kosovë, me temperatura të larta, deklarata e Ministrit të Arsimit të Turqisë Omer Dinçer gjatë vizitës së tij në Kosovë, e ngriti temperaturën në mbi 40 shkallë Celsijus, për largimin e paragrafëve fyese, diskriminuese, nga tekstet shkollore të historisë në Kosovë.

Reagimet qenë menjëherë apriori të shpejta, me paragjykime, me mllef, me të pavërteta, dhe me të gjitha akumulimet të grumbulluara gjatë këtij qindvjeçarit të kaluar. E sidomos të periudhës moniste, në prapavijë të të cilit me mjeshtëri ishte kamufluar për qëllimet e veta djallëzore, politika serbe dhe greke, për arritjen e qëllimeve të tyre politike, se kinse shqiptarët të vetmin armik e kanë pas gjatë tërë historisë së tyre ekzistuese vetëm ish Perandorinë Osmane, Turqinë, dhe Islamin.

Vetëm nga titujt e shkrimeve në reagimet e tyre që kanë bërë gjatë këtyre ditëve gazetarë, analistë, historianë, publicistë, të ndryshëm në Kosovë gjatë shfletimit të gazetave dhe ueb faqeve të ndryshme mund ta marrësh me mend se çfarë urrejtje dhe ndjenja patologjike kanë ndaj popullit turk dhe Turqisë, ish osmanlinj dhe Perandorisë Osmane si dhe kulturës dhe civilizimit Islam.

Edhe pse mund të kuptojë reagimin e Ndue Ukaj në shkrimin e tij me titull ”Turqia poshtëron turpshëm shqiptarët”, një analist kujdestar i cili çdoherë reagon me tezat e t’ia pa kurrfarë mbështetje shkencore historike ndaj çdo gjëje që kanë nocionet, turk, osman, islam, mysliman. Por nuk mund të kuptojë assesi reagimet që me një shfryrje dhe mllef të paparë në qëndrimet e tyre plot me islamofobi, turkofobi apo osmanofobi të treguar, të autorëve tjerë shqiptar, sikurse që janë: Arben Xhaferi në intervistën me titull ”Kërkesat turke janë rrënuese”, Xhevat Bislimi “Nuk ndryshohet historia pa u zhbë Turqia” Reshat Badallaj” Turqisë duhet t’i thuhet shkurt e shqip ”Yok canem”, Anita Kadriu”Skënderbeu, hero apo tradhtar ”Nexhmije Ahmeti” Urdhërat e Vezirit”, Mehdi Hyseni” Nuk do të ndryshojmë historinë e Shqipërisë etnike për hir të Turqisë së sotshme mike”, Faton Mehmeti” Nuk ndryshohet historia, ajo është shkruar me gjak”, Seb Bytyqi” Neotomanizmi, shqiptarët dhe demokracia”, Flaka Surroi”Historia me teke”, Eshref Haxhiu” Ndryshimi i së kaluarës-paradoksi i rrallë”, Halil Krasniqi

”Provokimet moderne turke ndaj historisë shqiptare”, Reshat Sahitaj ”Turqia me kërkesë absurde” e tjerë.

Edhe pse historia është shkencë shoqërore e cila duhet të shkruhet në bazë të fakteve reale dhe argumenteve objektive që kanë ndodhur gjatë historisë, historia si e tillë më shpesh shkruhet në bazë të tekeve të individëve, udhëheqësve, çlirimtarëve, fituesve, gjatë periudhave të ndryshme kohore, e si shembull” per exellent” për këtë janë serbët për të cilët ideologu apo “baba” i kombit serb, Dobrica Çosiqi ka thënë:

” Gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë dhe dëshmi e inteligjencës sonë natyrore. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, fantastike, inventive”.

Historia jonë shqiptare duhet të rishkruhet dhe të eliminohen jo vetëm, shkrimet që përmbajnë urrejtje antiosmane, antiturke, antiislame, por edhe shumë të pavërtetat tjera nga historia jonë kombëtare, të trashëguara nga mendësia moniste si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, me mitizime dhe glorifikime të paqëndrueshme dhe jo të vërteta, e të sajuara dhe të ndikuara me plot mjeshtëri nga politika greko-sllave.

Pasi që kemi të bëjmë në shkrimin në fjalë, për periudhën osmane, do të ndalem në 4 periudha të saja kryesore, e që ishin kryesore për popullin tonë shqiptar. E para, ishte lufta e Kosovës e zhvilluar në vitin 1389, në Fushën e Kosovës, në të cilin Perandoria Osmane e mposhti Perandorinë Serbe. Këtu kemi të bëjmë me luftën në mes dy taborëve, apo të ashtuquajtura ” kryqëzatave”, në mes të myslimanëve dhe të krishterëve, dhe fare nuk ka të bëjë me luftën në mes të dy kombeve, apo popujve, serb apo turk. E dihet se formimi dhe lindja e kombeve është e fazës së mëvonshme, të gjysmës shekullit XVIII, me ngadhënjimin e të ashtuquajturit Revolucionit Borgjez Francez të vitit 1789. Nuk e kam të qartë një gjë, që për mendimin tim është irracional, se si nuk mund të kuptojnë reaguesit e shumtë, se Perandoria Osmane nuk e ka pushtuar në atë kohë, “Perandorinë Shqiptare”, apo “Mbretërinë Shqiptare”, apo Republikën e Shqipërisë, apo Republikën e Kosovës, apo Republikën e Iliridës, porse Perandorinë Serbe, në të cilët në kuadër të saj jetonin edhe shqiptarët nën okupim, para së cilës ishin në okupim në kuadër të Perandorisë Bullgare, Perandorisë Bizantine dhe Perandorisë Romake. Po të kishin atëherë shqiptarët bile bile vetëm një cep të vetëm të pavarur në çfarëdo forme qoftë atëherë me të vërtetë do të ishte e drejtë që Perandoria Osmane ka qenë pushtuese e cila ka robëruar dhe pushtuar popullin shqiptar dhe se ka zhbërë shtetin shqiptar. Por, një gjë është e vërtet, se me shkatërrimin e Perandorisë Serbe u ndal procesi i tjetërsimit etnik të shqiptarëve, nga ana e serbëve në njërën anë dhe të grekëve në anën tjetër, për të cilin Abdi Baleta thotë: ”Myslimanizmi ka shpëtuar pjesët më të rëndësishme të kombit tonë nga asimilimi, ka hedhur urat lidhëse atje ku rivaliteti ortodoks-katolik zgjeronte dhe thellonte hendeqet ndarëse midis shqiptarëve, dhe se duhet të falënderojmë osmanët që për të mirën e shqiptarëve kanë bërë atë që duhej” ndërsa Faik bej Konica ka thënë:” Po të mos kishte qenë Islami, populli shqiptar do të kishte qenë popull më i madh me numër në Ballkan, por jo edhe shqiptar”, kurse historiani serb Sima Qirkoviçi ka thënë: “ Kalimi në Islam bëri diferencimin midis popullatës deri atëherë vëllazërore serbe dhe shqiptare, në këtë mënyrë shqiptarët me përqafimin Islam i shpëtuan sllavizmit serb”.

E dyta ishte epoka e rezistencës së Skënderbeut në Krujë për plot 25 vjet, e cila nga historia e gjertanishme përshkruhet si rezistencë e popullit shqiptar ndaj sundimit osman, e që në realitet ishte rezistenca e Skënderbeut si atlet i krishterimit në luftë kundër myslimanëve osman, pasi që në atë kohë termi shqiptar, alban, arnaut, arvanitas as që është njohur, por është shumë më i vonshëm, tek në shekullin XIX, me përhapjen dhe zgjerimin e identiteteve kombëtare në Evropë, ndërsa gjatë gjithë kohës së sundimit të Perandorisë osmane popullsia e saj ka qenë e njohur me termin “ turk” (mysliman) dhe “kaur”( krishterë). Edhe pse rezistenca e Skënderbeut ka qenë e përqendruar vetëm në Krujë me rrethinë, nga historia jonë është hiperbolizuar dhe mitizuar në qiell roli i tij si mbrojtës i çështjes shqiptare. Historiani zviceran Oliver Shmitt në librin e tij për Skënderbeun shkruan, përveç tjerash se “ gjatë stinës së verës Skënderbeu e ka pas pushtetin vetëm në Krujë, ndërsa gjatë stinës së dimrit e zgjeronte pushtetin e tij edhe në fushën përreth Krujës, pasi që osmanët largoheshin dhe vendoseshin me taborret e tyre në kazermat brenda qyteteve gjatë stinës së dimrit”. Në atë kohë Perandoria Osmane me sulltan Fatihun në krye ka mposht dhe zhbërë Perandorin Bizantine njëmijëveçare dhe se në vitin 1453 e pushtoi apo çliroi Stambollin, e merreni me mend nuk ka mund të mposht dhe të merr një Krujë me Skënderbeun në krye.

E treta ishte, periudha e Lidhjes së Prizrenit, e cila nga historia e gjertanishme shqiptare karakterizohej si një lëvizje anti osmane, e në realitet ishte një lëvizje antisllave e antigreke në mbrojtje të trojeve shqiptare në kuadër të Perandorisë Osmane dhe në bashkëkordinim të plotë me Sulltan Abdylhamidin, për të cilin Jacob Landau në librin e tij” Politics of Pan-Islam”, Oxford University, 1990, përveç tjerash shkruan: ” Një organizatë edhe më me jetëgjatë ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në disa raste e njohur si Lidhja Shqiptare. Ajo u ndërtua pas takimit të fisnikëve vendas më 10 qershor 1878, fillimisht për të kërkuar autonomi për Shqipërinë. Megjithatë qëllimi parësor i themeluesve të saj ishte të ndalonte copëtimin e Shqipërisë në Kongresin e Berlinit, kështu që dy dokumentet bazë themelues të Lidhjes, dëshmonin besnikërinë ndaj Perandorisë dhe sulltanit, duke ju referuar edhe Sheriatit. Në vitin 1878 ndërmjet Prizrenit dhe qeverisë në Stamboll kishte komunikime intensive”. Mbi karakterin islamik të Lidhjes së Prizrenit shkruan edhe Noel Malkolmi, i cili në librin “Kosovo a short history” kujton citimet e një zyrtari britanik në Kosovë më 1878 i cili thoshte se:” Lëvizja është më shumë një lëvizje fetare sesa shekullare, dhe udhëhiqet nga myftilerët, ulematë dhe kadijtë…. Jam i mendimit se tashmë është më se e qartë se Porta e Lartë dhe Lidhja janë në një mendje, dhe po punojnë për të arritur një qëllim të përbashkët – mbrojtjen e provincës”.

E katërta ishte periudha e viteve 1909-1912, pas Revolucionit Xhonturk të vitit 1908 dhe zbritjes nga froni i Sulltan Abdylhamidit, përfundoi edhe periudha e osmanlinjve, dhe në shesh doli formimi i kombit turk, nga xhonturqit e rinj, të inspiruar nga formimi dhe themelimi kombeve në Evropë, me ç’rast ranë në kundërshtim të hapur me popujt tjerë përbërës të Perandorisë Osmane, e sidomos me shqiptarët dhe arabët, me ç’rast edhe shpërthyen kryengritjet anembanë Perandorisë Osmane. Por deklarata e historianit Hakif Bajrami “Prej Shkupit e deri në Merdar , Turgut pasha i Turqisë më 1910, në çdo 10 m e ka ngul në hunj nga një shqiptar” është jashtë çdo realiteti dhe logjike njerëzore, pasi që si e tillë nuk qëndron, po kjo qoftë edhe prej historianit Hakif Bajrami e tepërt është, pasi që vetëm një vit më vonë në pritje të Sulltan Reshatit në vitin 1911 në Kosovë, janë tubuar 200.000 shqiptar në Fushën e Kosovës në Mazgit të cilit i kanë shpreh mirëseardhjen sulltanit osman. T’ia përkujtojë lexuesve edhe deklaratën e dr.Hakif Bajramit dhënë kohë më parë lidhur me shtetësinë e Kosovës : ”Shtetësia e Kosovës i ka rrënjët në Perandorinë Osmane me formimin e Vilajetit të Kosovës. Të gjitha institucionet në Vilajet kanë qenë në nivel të një republike evropiane. Vilajetin e Kosovës si shtet të pavarur e ka pranuar qeveria turke me 18 gusht 1912”. Sulltan Abdylhamidi për shqiptarët në kujtimet e veta përveç tjerash thotë : ”Shqiptarët që si popull gjenden në Evropë, janë vëllezërit tanë mysliman, te të cilët mund të kemi besim në çdo rast, si dhe janë ushtarët tanë më besnik, Nga ky popull kanë dale ushtarë dhe drejtues të jashtëzakonshëm. A nuk janë prej tyre edhe ata që gjenden përreth sulltanatit tim”. Dhe se Sulltan Abdylhamidi ” Kosovën e quante xhevahiri më i çmuar në gjerdanin e Perandorisë së tij”. Edhe një detaj dua të cek që ndoshta për lexuesit e shumtë nuk është i njohur gjer tani, pas depërtimit të kryengritjes shqiptare në Shkup në vitin 1912,” Riza beg Gjakova dhe Isa Boletini nuk mendonin gjë tjetër por si të vazhdojnë më tutje që të shpëtojnë nga internimi në Selanik Sulltan Abdylhamidin, dhe se as që mund të përmendej independenca (pavarësia), pasi që për këta të dy prijës ishin fjalë mëkati(qyfri) në atë kohë”.

E drejta e çdo njërit është të mendojë apo perceptojë si të dojë dhe as që dua që dikujt me këtë qasje time t’ia imponojë këndvështrimin tim, por

në ballafaqim me të vërtetat të argumentuara dhe të bazuara në fakte shkencore, është njerëzore dhe akademike e shkencore të dallon të vërtetën prej të pavërtetës. Çdokush ka të drejtë të shqetësohet edhe për fatin dhe krimet e kryera ndaj popujve tjerë, që është njerëzore dhe morale, por të anashkalosh dhe të mos jesh mirënjohës për popullin turk, që gjatë tërë historisë shumëshekullore i ka dale në ndihmë popullit shqiptar, dhe se dua të cek vetëm dy detaje nga historia jonë më e re , e që krerët politik shqiptar në Shqipëri e dinë më së miri rolin dhe kontributin e dhënë të Turqisë në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Shqipërisë në vitin 1997 nga kërcënimi grek, si dhe të vitit 1999 nga kërcënimi serb, dhe se angazhimi tani e tutje, haptas të deklaruar gjatë vizitës brenda 10 ditëve në Kosovë të dy zv.kryeministrave të Turqisë, të z. Bylent Arënç dhe z. Bekir Bozdag që për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, do të luajë rol aktiv Turqia, se sa për neve me mbet, e kemi dëshmuar në luftën e vitit 1999 se sa ishim të aftë neve vet të mbrojmë veten tonë, familjen tonë, popullin tonë dhe Kosovën tonë , kur vetëm për dy muaj u dëbuam nga atdheu ynë, mbi 1milion shqiptar, të vrarë e të masakruar 15.000 shqiptar, të plagosur e të lënduar 30.000 shqiptar, të dhunuara 20.000 femra shqiptare, të shkatërruara mbi 100.000 shtëpia, banesa, ekonomi familjare, qindra monumente të trashëgimisë kulturore fetare e kështu me rrallë. Bile as moralisht, në rast se jo tjetër, nuk i takon znj.Flaka Surroit t’ia përmend përfaqësuesve turq termin “gjenocid” vrasjen e mbi 1milion armenëve të supozuar gjatë luftës së parë botërore, e as Arben Xhaferit të brengoset për serbët krishterë pas të gjitha vuajtjeve që i kanë shkaktuar sllovenëve, kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, për deklaratën serbe se: ”Neosmanizmi për të krishterët është njësoj si neonazizimi për hebrenjtë”.Ndërsa për rolin e Ataturkut që e cek Arben Xhaferi” Politika e Ataturkut, i cili e kuptonte mirë katandisjen e Turqisë për shkaqe, ambicie joreale politike, filloi të praktikojë një variant të izolacionizmit”, e ka bërë një krahasim “per exelllenc” publicisti ynë i mirënjohur z. Veton Surroi, i cili si i tillë nuk do fare koment, që e pat cek në një shkrim për Stambollin:”Në vitin 1886 në Stamboll kishte 444.294 të krishterë dhe 384.386 mysliman. Pas 100 vitesh botuesi i gazetës greke thoshte se kishte vetëm 520 lexues të komunitetit grek që numëronte 2000 vetë. Ndërkohë në krye të vendit kishte ardhur Ataturku, duke udhëhequr vendin, apo më mirë thënë, duke imponuar me dhunë identitetin perëndimor për vendin”.

Në përfundim të kësaj qasjeje, shqiptarët në përgjithësi ,e në Kosovë në veçanti, duhet me pietet të përkujtojnë dy vite më të rëndësishme në tërë historinë e gjithëmbarshme shqiptare dhe të jenë mirënjohës dhe falënderues ndaj dy popujve miq. Viti 1389 kur Perandoria Osmane në krye me Sulltan Muratin shporri ushtrinë dhe pushtetin serb mbi Kosovën, gjegjësisht zhbënë Perandorinë serbe të Car Llazarit në Kosovë, si dhe vitin 1999 kur SHBA, në krye me Bill Klintonin, shporri ushtrinë dhe pushtetin serb në Kosovë, gjegjësisht zhbënë politikën koloniale të Millosheviçit të ushtruar në Kosovë. Por, për intervenimin e Perandorisë Osmane të thuash se ka qenë pushtuese e popullit shqiptar, e për intervenimin e SHBA-ve dhe aleatëve të saj çliruese për popullin shqiptar, me të vërtetë është anakronike dhe për ata që mendojnë dhe perceptojnë sipas kësaj logjike, kanë nevojë të kontrollohen te psikiatri, pasi që një gjë e tillë nuk korrespondon as me logjikën njerëzore e lere me të vërtetën historike shkencore. Sido që të jetë, unë do të përkujtojë me pietet këto dy ngjarje vendimtare për popullin tim dhe do jem falënderues përherë për të dy popujt miq, si atij osman (turk), ashtu edhe atij amerikan për ndihmën e pakursyer dhënë në momentin e duhur për shpëtimin nga asimilimi dhe zhbërja fizike e popullit tonë të shumëvuajtur.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 6 here
  • muslim E mėrkure 24 Gusht 2011 18:02

    Vlla Zoti te shperblefte

    Reply

  • Fidan Xhelili E enjte 25 Gusht 2011 0:34

    Te falenderoj shume per kete shkrim,,, beso nga fjala e sultan Abdulhamidit per Kosoven me rrjedhen lotet,, ju falemnderit.. Zoti ju shperbleft.

    Reply

  • Daut E enjte 25 Gusht 2011 9:27

    Selam nga Turqia Perandoria Osmane. Te shenosh te vertetat duhet te kesh guxim por njeashtu edhe moral sepse njeriu karakterizohet me keto virtyte. Deshiroje qe te falenderoje autorin z. Faikun sepse njeashtu edhe une personalisht kam qene ne percjellje e siper te shenimeve emergjente te gazetareve apo autoreve te tjete ne fjale te cilet ende pa e kuptuar mire mbrendesine e kerkese se ministrit turk dhe si duket se ministri turk ende duke qendruar ne vizite zyrtare ne Prishtine keta te fundit ishin ulur mbi kompjuteret e tyre se bashku me mllefin e mbledhur nje shekullor qe te japin mendimet e tyre per historine tone kombetare dhe fetare. Une gjithashtu i bashkangjitem autorit te ketije shkrimi dhe po ashtu edhe une u jam mirenjohes dhe falėnderues Perandorise Osmane.Me Selam.Daut TATARI

    Reply

  • Selatini E premte 26 Gusht 2011 2:43

    Qasje shume me vend dhe shume e pasur me argumente dhe fakte! Mendoj qe shkrime te tilla,te bazuara ne argumente,duhet me shume te shkruhen,nga eksperte dhe historiane jo rrenacake,si dhe te behen debate publike,ne menyre qe ti behet e kjarte popullit pakmirenjohes shqiptar,se Perandoria Osmane ishte dhe eshte mbrojtese e interesave te shqiptareve,dhe se na ka mbrojtur nga perpjekjet zhberese te kaurreve orthodokso-katolik!

    Reply

  • sezai E premte 26 Gusht 2011 9:13

    nuk mund te jesh i lire pa u liruar nga injoranca. Faktet qe i shtroni ne kete tekst jane te thjeshta, te kuptueshme, te thjeshta ashtu siē eshte e thjeshte e verteta. Njeriu nuk mund te ndalet se ēudituri se si genjeshtrat me elementare zene vend ne historine tone dhe si lejon ndergjegja e intelektualeve te pajtohen me keto, ta kultivojne keto dhe tia servojne popullit si te tille. Ne sherbim te kujt eshte ky aktivitet tani, pasiqe aktiviteti antiislam i veshur me urrejtje ndaj turqeve eshte inicuar prej italianeve dhe austriakeve ne veri, respektivisht Malesi dhe prej grekeve ne jug . Por tani kujt i sherben kjo, pervec kishes katolike, e cila me ne strategjine e e saj e ka ruajtjen e urrejtjes ndaj turqeve te masat popullore, ruajtjen e tezes se shqiptaret jane islamizuar me dhune dhe,

    Reply

  • Naseri E mėrkure 31 Gusht 2011 21:42

    E veerteta mbetet e vertete, pa marre parasysh qendrimet e njerezve. Ajo qe gjejen e bene te vertete jane faktet. Faktet qe i ofron auroti jane shume bindese. Andaj percjell fjalen e dr. Skender Rizaj, historiani i njohur shqiptare, te cilat mua personalisht mi ka thene par 20 viteve: Historia e popullit shqiptar duhet te rishikohet dhe te rishkruhet sepse pjesa derrmuese e asaj qe shkruhet nuk eshte e vertete.Ate qe e gjejme ne tekstet mesimore ne lidhje me Perandorine Osmane, nuk eshte dic tjeter pos asaj qe eshte pergatitur ne kuzhinat e Beogradit dhe Athines.I lumte autorit per kete shkrim dhe Allahu e ruajte.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve