Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
Roli dhe rėndėsia e zhvillimit tė NVM-ve nė pellgun e Mesdheut
artikuj

Mr. Lulzim Beqiri

Prishtina, Kosovė

l.beqiri25@gmail.com www.mesazhi.com

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

Roli dhe rėndėsia e zhvillimit tė NVM-ve nė pellgun e Mesdheut

Autor: Mr. Lulzim Beqiri E shtune 12 Janar 2013 16:20 PM

 

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) kanë një rol ekonomik dhe social shumë të rëndësishëm, për shkak të kontributin e tyre në funksionimin e rrjetit ekonomik dhe në krijimin e vendeve të punës. Këto kontribute janë shumë të vlershme në kushtet e krizës dhe të rritjes së papunësisë. Sidomos në Mesdhe, zhvillimi i NVM-ve mund të kontribuojë në përballimin e sfidave të shumta të lidhura me zhvillimin ekonomik, efektet e pabarazisë, nivelin e lartë të papunësisë, rritjen demografike dhe nevojën për ndryshime strukturale. Zhvillimi i NVM-ve ofron shumë mundësi punësimi, që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit të papunësisë dhe në përballimin e sfidave demografike të këtyre popullatave, të cilat janë në rritje të shpejtë. Përveç kësaj, zhvillimi i sektorit të NVM-ve mund të kontribuojë në përforcimin e konkurrueshmërisë dhe të prodhueshmërisë, duke nxitur njëkohësisht rritjen e të ardhurave globale dhe të ardhurave për frymë. Ky zhvillim do të promovojë edhe transformimin struktural të sektorit të NVM, për shkak të lidhjes së tij me inovimin dhe zhvillimin teknologjik. Nga ana tjetër, ky proces kontribuon në zhvillimin rajonal dhe lokal, si edhe në kohezionin social, duke mundësuar zvogëlimin e pabarazive, sepse rritja e të ardhurave të një segmenti të gjerë të popullsisë do të përforcojë kërkesat për një qeverisje më të mirë. Këto zhvillime pozitive do të përmirësojnë mundësitë ekonomike dhe politike, duke transformuar projektimet demografike dekurajuese, të cilat thellojnë varfërinë dhe paqëndrueshmërinë, në forca që mund të shkaktojnë ndryshime pozitive. Për këtë arsye nuk është e tepruar të themi që NVM kanë mundësi të ndikojnë pozitivisht në vektorët kryesorë të zhvillimit në tërë rajonin mesdhetar.1 Prandaj, zhvillimi i sektorit të NVM është shumë i rëndësishëm për jugun e Mesdheut, sidomos duke marrë parasysh që problemet sociale e atyre vendeve janë, në masë të madhe, pasoja e rritjes ekonomike të pabarabartë. Zhvillimi i qëndrueshëm i rajonit kërkon shpërndarjen e kulturës së promovimit të investimeve dhe të territoreve ndër vepruesit lokalë, duke mundësuar ndarjen më të mirë të investimeve,

vendeve të punës dhe pasurive, si edhe përballimin e konkurrencës, e cila intensifikohet vazhdimisht.

 

Vepruesit dhe iniciativat kryesore për zhvillimin e NVM në Mesdhe

Të vetëdijshëm për rëndësinë e NVM-ve për rajonin mesdhetar, disa pjesëmarrës janë angazhuar në promovimin e zhvillimit të tyre. Në kuadrin e partneritetit euro-mesdhetar dhe të Politikës Evropiane të Fqinjësisë, Bashkimi Evropian ka zhvilluar një bashkëpunim të ngushtë, ekonomik dhe financiar, me partnerët mesdhetarë, I cili ka si qëllim krijimin e një zone të lirë tregtare. Qëllimi i bashkëpunimit industrial në kuadrin e partneritetit euro-mesdhetar është të krijohet një zonë mirëqenieje midis Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tij mesdhetarë. Ministrat e Industrisë nga BE dhe vendet mesdhetare takohen një herë në dy vjet, me qëllim që të diskutohen progreset e shënuara,

të përcaktohen prioritetet e ardhshme dhe të miratohet një program pune për dy vitet vijuese.

 

Sfidat për zhvillimin e NVM në Mesdhe

 

Në përgjithësi, sektori i NVM është i pazhvilluar në jugun dhe lindjen e Mesdheut, pavarësisht nga rëndësia e këtij sektori. Megjithëse ekzistojnë ndryshime nga vendi në vend, disa pengesa për zhvillimin e NVM-ve janë të përbashkëta për tërë rajonin. Në shumë vende të rajonit struktura e ekonomisë është e orientuar ndaj ndërmarrjeve të mëdha, ndërmarrjeve shtetërore ose ndërmarrjeve private të mëdha nga sektori i energjisë, industrisë petrokimike, minierave, industrisë ushqimore, turizmit ose patundshmërisë.

NVM u furnizojnë teknologji shtresave të ulëta dhe të mesme të ekonomisë dhe prodhueshmëria e tyre është zakonisht e dobët. Në rastin e shumë sektorëve të ekonomisë, mundësitë e NVM të hyjnë në treg janë shumë të kufizuara për shkak të strukturave monopolistike të tregut, të cilat frenojnë aktivitetet e tyre.

Përmasat e vogla të sektorit të NVM-ve në një pjesë të madhe të pellgut mesdhetar i detyrohen sidomos faktit, që sfidat me të cilat rajoni përballohet janë në të njëjtën kohë edhe faktorët që krijojnë pengesat për hyrjen e tyre në treg, si edhe për zhvillimin e NVM-ve. Në përgjithësi, mjedisi i zonës mesdhetare është I pafavorshëm për biznesin.

Qasja në burimet e financimit (duke përfshirë kredi kombëtare dhe ndërkombëtare) është një nga kufizimet kryesore për krijimin, mbijetesën dhe rritjen e NVM-ve, sidomos në rastin e atyre ndërmarrjeve që janë më inovuese. Një sfidë tjetër lidhet me administratat publike, me nëpunësit, që shumë shpesh nuk janë mjaft të përgatitur, me taksat administrative të tepruara dhe me mungesën e transparencës. Përveç kësaj, kualiteti i pamjaftueshëm i infrastrukturave kryesore, siç janë rrugët, telekomunikimet dhe rrjetet e

shpërndarjes së energjisë elektrike dhe ujit, zvogëlon rendimentin e investimeve private për projektet, që varen nga këto infrastruktura.8

Kriza ekonomike dhe financiare acaron edhe më shumë vështirësitë për NVM, sepse nga njëra anë, është më vështirë të gjenden burimet e financimit, ndërsa nga ana tjetër kërkesa e mallrave dhe shërbimeve bie dramatikisht. Në përgjithësi, NVM janë më të lëndueshme në kohën e krizës për disa arsye. Arsyeja e parë është që ato nuk mund të zvogëlohen me lehtësi, sepse ato janë të vogla. Arsyeja e dytë është që ato kanë struktura financiare më pak solide dhe vuajnë pasojat e vështirësive që kalojnë ndërmarrjet e mëdha. marr. ARLEM./Mesazhi/L.Beqiri/

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Roli dhe rėndėsia e zhvillimit tė NVM-ve nė pellgun e Mesdheut


Arkivi i autoreve