Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rrėfimet

Autor: Ubejd Gashi E diel 28 Shkurt 2010 17:54 PM

 

 

Rrëfimet

Më falni. Mua më quajnë fajtor. Dhe kanë plotësisht të drejtë.

Isha tepër shumë ambicioz. Isha i ri. Isha axhami.

Idetë, mendimet dhe metodologjitë m’i tregonin. Dhe më pëlqenin.

Për t’i plasuar mendimet fillova nga të afërmit e mi. Nga miqtë dhe shokët e afërt. Pastaj, i gjeta ata të cilët ishin si unë .

Rruga jonë e kundërshtimit të autoritetit ishte e përbashkët.

Na shikonin me sy të keq.

“Mësuesit” tanë na jepnin recetë për ditë. Shpesh herë të përcjellë më përçarje dhe grindje të mëdha.

Përçarjet ishin të pashmangshme. Me familjen, me shokët, me popullin.

Ose p.sh:

 

Rrëfimi tjetër

Më kanë zgjedhur vetë.

Më kanë shtyrë. Më kanë thënë vepro kështu se do të bëhet mirë. Më kanë dhënë para. Më kanë martuar me familjaret e veta. Më kanë dhënë post. Më kanë dhënë jetë të lumtur dhe të sigurt. Më kanë korruptuar. Më kanë nxitur të bëj jetë të shfrenuar. Më kanë nxitur të bëj krime dhe pastaj më kanë falur.

Më kanë detyruar të vras shokët e mi. Më kanë detyruar t’i likuidoj njerëzit më të mençur. Isha krejtësisht i korruptuar dhe tani nuk mundja më të kthehesha mbrapa. Kaloja jetë të shfrenuar dhe gjithnjë i dehur. Nuk i besoja vetes se isha unë, por urdhrat më vinin për ditë e më shumë. Nuk njihja më as shokët më të ngushtë, e as anëtarët e familjes sime më të ngushtë.

Luftoja fenë e popullit tim. Traditat e popullit tim. Kulturën e popullit tim.

Atdhetarët dhe fetarët i futja në burg dhe i likuidoja. Vetë jepja urdhër për këtë.

Edhe pse urdhrat më vinin për çdo ditë.

E shihja veten në pasqyrë dhe nuk i besoja vetes. Kush jam unë, thosha?

Ja, kështu të ngjashme janë edhe rrëfimet e historianëve të cilët falsifikonin të vërtetat për interesa të padronëve të tyre, rrëfimet e gjuhëtarëve të cilët shanin të vërtetën dhe lavdëronin të pavërtetën për interesat e padronëve të tyre, rrëfimet e propaganduesve kundër interesave kombëtare dhe kundër interesave fetare, rrëfimet e liderëve të popullit të cilët punonin për padronët e tyre, e kundër interesave të popullit të tyre.

Receta ishte e njëjtë, rezultatet janë të njëjta.

Dhe rrëfimet i kanë të njëjta.

 

Veglat janë vegla

I shihni. Janë rrëfime të njëjta.

Si i atyre prijësve që rreth viteve 1940 u krijuan nga armiqtë e shqiptarëve. Dhe që na udhëhoqën një kohë të gjatë, e për interesa të armiqve tanë.

Si i të gjithë prijësve të lëvizjeve të reja, si kombëtare ashtu edhe fetare, që janë bërë me sherr nga të huajt.

Veglat janë të njëjta. Pasuesit janë të njëjtë. Dhe urdhërdhënësit janë të njëjtë.

Ata zakonisht e thënë këtë:

Isha i ri. Ambicioz. Më shkolluan. Më financuan

Idetë, mendimet dhe metodologjinë ma tregonin.

Nuk ishte me rëndësi kualiteti. Numri ishte me rëndësi.

Dhe përçarja.

Ne filluam duke i sharë autoritetet tona.

Por, me kalimin e kohës, kur leximi e bëri të vetën, kur kaloi entuziazmi, kur mosha e bëri të veten dhe kur nuk lëvizja ashtu si kërkonin padronët e mi, i kuptova gjërat.

Kuptova se padronët donin të më ndërronin, donin të më likuidonin, nëse nuk do t’iu përshtatesha vazhdimisht kërkesave të tyre.

Fatkeqësisht, tufa jonë e madhe, të cilën me fajin tim e ndava në grupe, tani po ndahet në grupe të reja.

Tash e kuptova se këto grupe ishin të porositura. Ishin të qëllimta. Kishin qëllim përçarjen, grindjen, dhe dobësimin tonë.

Unë atëherë nuk i kuptoja këto qëllime.

Ishin këto lojëra të armiqve tanë.

Kur i kuptova këto, ata gjetën shërbëtorë të tjerë.

Nga nxënësit e mi. Dha ata filluan të ma bëjnë njëlloj si dikur unë mësuesve të mi.

Kështu, mbeta i urryer nga shoqëria e vjetër, nga populli dhe i urryer nga shërbëtorët e ri. Si dhe nga padronët e mi.

Këto pendime janë të vonuara, por janë këshilla të arta për të gjithë.

Që të mësojmë se si veprohet.

 

200 vite

Ka më shumë se 200 vite që po luhet në të njëjtin sistem. Jo vetëm te ne. Çdo kund.

Rrëfimet e këtilla të shërbëtorëve që më vonë mbledhin pak mend janë identike me rrëfimet e revolucionarëve të të gjitha ngjyrave, me rrëfimin e zëdhënësve të grupeve, organizatave, fraksioneve, partive dhe lëvizjeve kombëtare dhe fetare që çonin ujin në mullirin e armikut..

Që për interesa të padronëve të tyre, ndanin popuj, ndanin parti, ndanin xhemate dhe ndanin mendime.

Dhe janë aktuale edhe sot.

 

Rrëfimi i Qeveritarit nga prapaskena.

Ne i bënim revolucionet. Ne i rrëzonim mbretërit. Ne i bënim grusht shtetet dhe puçet.

Ne i bënim protestat. Ne shpikëm gijotinën. Plaçkitëm pasuritë. U bëmë vetë mbretër. Dhe vumë diktaturat. Rrëzuam qeveritë çdo kund. Kolonizuam kontinentet. I vendosëm qeveritë tona. Ne kurdisëm sistemet. Armiqtë i shkatërruam. Eksploatuam botën. Hapëm luftëra sa herë që na konvenonte. Për qëllimet tona. Arin e zëvendësuam me letër. Fajdenë, zejen tonë kryesore e legalizuam. Të gjitha bankat i futëm në dorë tona. Të gjithë i detyruam të punojnë për ne. Ne themelonim sistemet. Ne ju sollëm komunizmin dhe të gjitha -izmat e tjera. Kur ju e kuptonit një -izëm ne ju sillnim tjetrin. Ne ju vendosnim udhëheqësit. Në ju bënim luftërat. Ne ju “shpëtonim”nga gjenocidet. Ne ju prishëm moralin. Ne ju prishëm traditat. Ne ju prishëm familjen. Në ju shkatërruam femrën. Ne luanim me to si të donim. Pjellë e jona ishin shoqatat. Pjellë e jona ishin partitë. Ne ju ndamë në grupe, parti dhe xhemate. Ne ju sillnim liderët e lëvizjeve .Ne i ushqenim ata. Kur ata e kuptonin se janë vegla tona, ne i likuidonim dhe në vendin e tyre sillnim liderë të tjerë.

Ne shkatërruam religjionet. Ne shkatërruam krishterizmin katolik. Ne shkatërruam ortodoksizmin. Çka ka mbetur tek këta krishterizëm? Ne i dobësuam muslimanët. Ne e paraqesim të shtrembëruar Islamin. Ne e bëmë TV-në dhe internetin. Që të luajmë me ju si të duam. Që edhe kohën e lirë t’ua marrim ne. Qeveritë ishin kukulla në duar tona. Porositë i merrnin nga ne. Zgjedhjet ishin tallje. Ne ishim mbikëqyrës. Njerëzit e marrë ne i bëmë për vete. Kur mbledhin mend i likuidonim.

Lojërat me parti ishte sistemi ynë. Perëndimi punonte për ne si gomar. Të tjerët ishin të eksploatuar në mënyrë klasike.

Xhahilët ishin veglat tona. Protestat dhe revolucionet i bënim nëpërmjet tyre të rinjve.

Argatët tanë i gjenim lehtë.

Ata që donin para. Ata që donin jetën e lirë. Ata që donin jetën e shfrenuar. Ata që nuk donin rregulla. Ata që nuk respektonin autoritetin. Ata që ishin paedukatë. Ata që ishin pa themel. Ata që nuk kishin rrënjë të thella. Ata që nuk kishin arsimim të thellë. Ata që ishin ambicioz të sëmurë. Ata që nuk respektonin hierarkinë e autoritetit. Ata që lakmonin pushtetin. Ata që ishim mendjemëdhenj. Ata që e donin veten e tyre. Ata që ishin pa traditë. Ata që ushqeheshin me përçarje.

Ata që nuk respektonin të tjerët. Ata që ishin të prishur. Ata që ishin të korruptuar. Ata që lakmonin. Ata që donin të fitonin në mënyrë të lehtë. Ata që ishin të dobët nga karakteri. Ata që ishin frikacakë. Ata që ishin egoistë dhe johumanë. Ata që lavdëroheshin.

Njerëzit e mirë i likuidonim ose i neutralizonim, ndërsa të tjerët i nxirrnim në sipërfaqe.

Historinë e shkruam ne ashtu si donim. Shkencëtarët ishin shërbëtorët tanë. Ata e shkruan të “vërtetën”si ua diktuam ne. Edhe Librat e Zotit i ndryshonim. Vetëm Kur’anim nuk mundëm. Por fjalët e Muhammedit, shumë herë i kemi ndryshuar.

Ne jemi mashtrues. Të vërtetës i themi e pavërtetë dhe të pavërtetës i themi e vërtetë.

Mjetet e informimit të gjitha ishin në duar tona.

Ne nuk zgjidhnim mjete.

Kur lexon këto, atëherë bëhet më e qartë arena, regjisorët, aktorët, artistët, ngjarjet, historia, politika, religjionet.

Më e qartë është përgjigja se pse po ndodhin ato që po ndodhin, dhe pse gjendja e botës dhe gjendja jonë është kështu si është.

 

Kur merret vesh e vërteta?

Kur rrëzohet sistemi. Jo kur rrëzohet njeriu

Enveri është rrëzuar më herët, por vetëm kur është rrëzuar sistemi i tij, ne të gjithë kemi kuptuar se çfarë ka sjellë ai sistem.

Kur do të mësojmë se p.sh. kush e ka vrarë Kenedin? Atëherë kur do të bjerë sistemi anti-Kenedi? Jo, kur ka vdekur kryetari i kohës së Kenedit.

Kur do ta kuptojmë se kush i ka bërë revolucionet dhe luftërat? Kur sistemi i cili i ka organizuar këto do të bjerë? Jo, kur të vdesin njerëzit që i kanë projektuar këto sisteme.

Kur do të mësojmë të vërtetën për Ataturkun? Ataturku ka vdekur para 70 viteve, dhe asgjë nuk dihet për jetën dhe veprat e tij. Sepse sistemi i Ataturkut ende sundon në Turqi. Kur të bjerë ky sistem, e vërteta e tij do të dihet.

Kur do ta kuptojmë se kush ishin mbreti Hasan, mbreti Hysen, Asadi, Sadati, mbretërit e Saudisë, Kastroja, Gadafi dhe liderët e tjerë për të cilët nuk dihet ende asgjë?

Vetëm kur të bjerë sistemi i tyre. Pra, jo kur kanë vdekur këta. Apo kur të vdesin këta.

Bota ka kuptuar për Leninin, Stalinin, Enverin, Titon, Sllobën, Sadamin, kur kanë ra sistemet e tyre. Jo më herët.

E vërteta për botën do të mësohet vetëm kur të ndërrohet sistemi i botës. Mos pritni ta kuptoni të vërtetën nga librat nëse sundon ende i njëjti sistem.

Kuptohet se, në tërësi, të gjithë të vërtetën do ta kuptojmë vetëm në Ditën e Gjykimit. Vetëm kur të ndërrohet ky sistem i botës. Pra kur të shkojnë në Botën Tjetër.

Për shumë kë do të bëhet shumë-shumë vonë.

I lumi ai i cili e kupton të vërtetën në këtë Botë dhe sa më herët..

Dhe ai që i kupton porositë e rrëfyesve.

 

Pjesë nga libri “Jeta nën thjerrëz, pjesa e I”

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com


Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i autoreve