Këto ditë është bërë publikimi i dy listave të mësimdhënësve të FSI-së për vitin shkollor 2010/11 të cilat krijuan huti në mesin e muslimanëve të Kosovës dhe opinionit të gjerë, i cili u prezantua edhe në mediat e shkruara. Para se të elaborojë detajisht dy listat e shpallura të ndryshme të mësimdhënësve në FSI në dy ueb faqet zyrtare, asaj të Bashkësisë Islame të Kosovës www.bislame.net si dhe Fakultetit të Studimeve Islame www.fsi-ks.org , dua të ceki se shkaku i kësaj kundërthënieje është shkuarja apo dekretimi nga ish presidenti i Kosovës z.Fatmir Sejdiu për ambasador fuqiplotë të Kosovës në Riad të Arabisë Saudite të ish dekanit të FSI-së z.Rexheb Boja. Dr. Rexheb Boja para largimit të tij nga posti i dekanit të FSI-së në qershor të vitit 2010, ku ishte plot 18 vite dekan i FSI-së që nga themelimi i tij në vitin 1992, krahas kësaj ishte edhe Myfti i Kosovës (Kryetar i Kryesisë) në 3 mandate, prej vitit 1990 e gjer në vitin 2003. Edhe pse neni i 49 i Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës thotë: “Kryetar i Kryesisë është njëherësh edhe myfti i Bashkësisë Islame. Kryetar i Kryesisë nuk mund të jetë i njëjti person më shumë se dy mandate”, atij nuk i pengoi që edhe për herë të katërt të kandidojë në garë për postin e myftiut (Kryetar i Kryesisë) në vitin 2008. Para largimit të tij nga posti i dekanit të FSI-së ai me një shkresë autorizon prodekanin aktual të FSI-së Mr.Qemajl Morinën si dhe mësimdhënësin Dr. Xhabir Hamiti për kryerjen e detyrave të dekanit të FSI-së. Edhe pse dihet që pas largimit për shkaqe personale apo edhe të shkarkimit eventual nga posti i dekanit, për shkelje të normativave ligjore, ushtrimin e detyrës së dekanit të FSI-së e kryen prodekani, gjer në zgjedhjen apo emërimin e dekanit të ri me konkurs, e në këtë rast ishte në këtë pozitë aktuale prodekani Mr. Qemajl Morina, i cili tani është edhe u.d.i dekanit të FSI-së. Fare e panevojshme , tani po shihet se çfarë kokëçarje, solli veprimi i pamatur i ish dekanit të FSI-së Dr. Rexheb Boja.
Në ueb faqen zyrtare të Bashkësisë Islame www.bislame.net është njoftimi i shpallur me listën e kandidatëve të pranuar për mësimdhënie në FSI të paraqitur sipas konkursit të datës 06.09.2010, të shpallur publikisht në gazetën ditore “Koha Ditore” të datës 07.09.2010 , në të cilën pasojnë emrat e 16 kandidatëve, të nënshkruar nga u.d. i dekanit, Mr.Qemajl Morina, datë 27.09.2010.
Ndërsa në ueb faqen zyrtare të FSI-së www.fsi-ks.org figurojnë disa njoftime të ndryshme lidhur me procedurën në Fakultetin e Studimeve Islame.
Në njoftimin e parë të datës 28.07.2010 përveç tjerash shkruan:
”Në bazë të konkursit zyrtar të datës 13.07.2008 për pozitën e dekanit të FSI-së në Prishtinë me mandat 4 vjeçar komisioni vlerësues i përbërë prej 5 anëtarëve, mori vendimin që doc.Dr.Xhabir Hamiti të zgjidhet për dekan të FSI-së për mandat 4 vjeçar pas plotësimit të të gjitha kushteve konform statutit të FSI-së dhe të procedurës ligjore”. Duke u nisur nga fakti se Kuvendi i Bashkësisë Islame me propozim të Kryesisë ka themeluar FSI-në, dhe se e mbikëqyr dhe financon FSI-në, emërimi i dekanit të FSI-së nga ana e Këshillit Mësimor Shkencor jo të plotë të FSI-së të Dr.Xhabir Hamiti, pa pëlqimin e Kryesisë së BIK-ut, është në kundërshtim të plotë me nenin 56 të Kushtetutës së BIK-ut i cili thotë:” Fakulteti i Studimeve Islame, medresetë dhe institucionet tjera gëzojnë autonomi mësimore, akademike, administrative dhe financiare. Këto udhëhiqen nga drejtuesit të cilët i emëron Kryesia e Bashkësisë Islame. Mbikëqyrjen e punës së tyre dhe financimin e bënë Kryesia e Bashkësisë Islame”. Por edhe të ishte valide zgjedhja e dekanit të FSI-së konform nenit 56, prapë se prapë Dr.Xhabir Hamiti nuk do të kishte të drejtë as të konkurrojë, e lere më të zgjidhet në postin e dekanit të FSI-së, pasi që bie ndesh edhe me nenin 71 të Kushtetutës së BIK-ut i cili decidivisht thotë:
”Udhëheqësit e institucioneve të Bashkësisë Islame nuk mund të jenë njëherësh edhe anëtarë të Kuvendit”. E institucionet e Bashkësisë Islame sipas nenit 34 të Kushtetutës së BIK-ut janë:
”Fakulteti i Studimeve Islame, medresetë, institutet islame....”.
Nuk e kam të qartë se si mund të mos ketë njohuri për këto përkufizime të Kushtetutës Dr.Xhabir Hamiti, jo që është anëtar i Kuvendit, por është edhe kryetar aktual i Kuvendit të BIK-ut, e që ia pamundësojnë zgjedhjen e tij si dekan i FSI-së, apo sindromi i shkeljes së Kushtetutës së Kosovës nga ish presidenti i saj z. Fatmir Sejdiun, nuk e ka anashkaluar as Bashkësinë Islame të Kosovës, të nisur nga ish dekani i saj Dr.Rexheb Boja, i cili përplot 18 vjet ishte dekan i FSI-së, e njëherit plot 13 vite, apo 3 mandate në pozitën e myftisë (Kryetar i Kryesisë), e bile bile konkurroi edhe për mandatin e katërt në vitin 2008, por për “fat të mirë apo të keq” nuk u zgjodh, e vazhdon tani këtë praktikë të paraardhësit të tij Dr.Rexheb Boja, edhe Dr.Xhabir Hamiti për pozitën e dekanit në kundërshtim me nenet 56, e 71, duke qenë se gjendet aktualisht në postin e Kryetarit të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Në njoftimin tjetër është lista e profesorëve mësimdhënës të angazhuar në FSI me vendimin e Këshillit mësimor shkencor për vitin akademik 2010/2011, në të cilën pasojnë emrat e 23 mësimdhënësve, të datës 28.09.2010, në të cilin nuk figuron fare emri apo nënshkrimi i personit të autorizuar nga Këshilli Mësimor Shkencor.
Në njoftimin tjetër të radhës të datës 28.09.2010 shkruan përveç tjerash:
”Këto ditë në websajtin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës po qarkullon një listë e”mësimdhënësve” të ri në FSI, jo e ligjshme, e përpiluar dhe e zgjedhur nga z.Qemajl Morina në bashkëveprim me Kryesinë e BIK-ut në të cilën figuron Myftiu, me stafin e tij teknik, Sabri Bajgora, Resul Rexhebi, Ekrem Simnica, dr.Fahrush Rexhebi”, në të cilin nga dekanati i FSI figuron emri apo nënshkrimi i doc.Dr.Xhabir Hamiti.
Në njoftimin e fundit të datës 30.09.2010 shkruan përveç tjerash:
“Njoftohen të gjithë studentët dhe profesorët se ekziston vetëm një listë e zyrtare e mësimdhënësve e dalë nga Këshilli Mësimor Shkencor i FSI-së, e cila është e publikuar me kohë në ueb faqen zyrtare të FSI-së si dhe në tabelat e njoftimit në objektin e FSI-së. Këshilli Mësimor Shkencor listën e mësimdhënësve të Kryesisë së publikuar në ueb faqen e saj zyrtare e konsideron provokim të rëndë dhe shkelje të drejtpërdrejtë të autonomisë akademike dhe administrative, të cilën e gëzon Fakulteti me të gjitha normat e shkruara”, në të cilin tani figuron tani vetëm Stafi i FSI-së dhe Këshilli Mësimor Shkencor pa emër konkret të ndonjërit.
Veprimi i tillë i pamatur i Kryetarit të Kuvendit të BIK-ut Dr.Xhabir Hamiti bie ndesh edhe me nenin 16 të Kushtetutës së Bashkësisë Islame në të cilin përveç tjerash shkruan: ”Pjesëtarët e Bashkësisës Islame janë të detyruar:
- të ruajnë autoritetin dhe unitetin e Bashkësisë Islame, të organeve dhe të përfaqësuesve të saj si dhe të ruajnë interesat e Bashkësisë Islame;
- t’u përmbahen kushtetutës, rregullave dhe vendimeve të organeve të Bashkësisë Islame”.
Po qoftë kjo edhe nga Dr.Xhabir Hamiti e tepërt dhe e papranueshme është.
Në përfundim të kësaj qasjeje, mendoj se besimtarët muslimanë, pjesëtarët të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe mbarë opinioni dinë të vlerësojnë se cila listë e mësimdhënësve të FSI-së është valide, ligjore konform Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës, ajo e u.d.të dekanit Mr.Qemajl Morina, apo e “dekanit” të zgjedhur në kundërshtim të normativës ligjore, saktësisht të shkelësit të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës Dr.Xhabir Hamitit.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull