Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Sa fituam nga agjėrimi ynė

Autor: Mr. Rrahman Ferizi E shtune 4 Shtator 2010 17:33 PM

 

Agjërimi dihet se është proces i cili ka mision shumë më të madh (edhe jashtë Muajit të Ramazanit) se sa që kuptohet nga intelekti i kufizuar i Njeriut.

Njeriu i cili vendosi qëllimin dhe vendosmërinë për agjërim, planifikon një trajektore të re në raport me besimin e tij dhe besnikërinë ndaj Krijuesit të Madhërishëm se, nuk do të ndalet në adhurim ndaj Tij.

Pra procesi i agjërimit është një trans-mision, një vendosje e një lidhje të re të sakrificës duke ngritur njeriun lart në piedestalin hyjnor.

Çka fituam nga ky muaj agjërim!? A mund të vendosim një kontratë stabile dhe efektive, mes nesh dhe Urdhëruesit për agjërim!?.

Natyrisht se ekzistojnë rregulla dhe kondita të kësaj kontrate të precizuara në Kuranin famëlartë dhe traditën profetike.

 

AGJËRIMI THËRET NË AKOMODIM KONSTANT MES TRUPORES DHE SHPIRTËRORES:

Në përgjithësi adhurimet në islam thërrasin në ekuilibër të binomit njerëzor (mes trupit dhe shpirtit).

Dihet se një nga elementet pretendues të bashkëdyzimit mes materiales dhe shpirtërores është Namazi.

Mjafton vërseti kuranor se, “Vërtet Namazi ndalon nga të ndaluarat dhe të irituarat” .

Namazi në aspektin filozofik të jetës mund të llogaritet intitucion i rehabilitimit psikik dhe bazë e shëndetit biologjik.

Namazi si proces kontinual thëret në fokusim paralel të mendjes-zemres, shpirtit dhe trupit.

 

AGJERIMI KY MIK I MADH LEN GJURMË POZITIVE NË NJERIUN:

Disa prej dobive të cilat i kemi arritur përmes agjërimit:

Dr. Alexis Carrel (Fitues i çmimit Nobel në mjekësi – 1940), në librin e tij "L'homme, cet inconu" (Njeriu, ky i panjohur), thotë: “Gjatë agjërimit harxhohen dhjamërat duke bërë ripërtëritje në trup.“

Neuroadoptimi: Agjërimi ndihmon censorët e shijes që të përshtaten me një nivel më të ulët të kripës që merret përmes ushqimit.

Rikalibrimi enzimatik: detoksifikimi nga substancat helmuese, harxhimin e rezervave dhjamore dhe rezervimin e proteinave.

Humbja në peshë: Nuk eshte imperativ.Ndihmon në fitimin e zakoneve të një ngrënieje të rregullt. Meqenëse reduktohet pirja e duhanit, pastrohet gjaku dhe forcohen mushkëritë.

Atmosfera shpirtërore gjatë agjërimit ka ulur dukshëm stresin. Stresi ndikon në cilësinë e jetës sonë dhe është shkak potencial për shumë sëmundje.

Organizmi i obezëve ( përsonat me mbipeshë) gjen mundësinë e pushimit si dhe i jepet mundësia që të rregullojë mënyrën e të ushqyerit.

Agjërimi lehtëson dhe mobilizon eliminimin e substancave të dëmshme nga organizmi si dhe mbetje të tjera si : kolesteroli, acidi urik, dioksina etj.

Natri-urezis: Agjërimi nxit efektin natriuretik, që e lejon trupin të eliminojë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi. Kjo lejon zgjidhjen e problemeve kronike endematike ( enjtjet e ndryshme të ndërnyjeve) dhe ndihmon në uljen e volumit të rritur të gjakut, bashkë me presionin e lartë të gjakut.

Agjërimi ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve si artriti, koliti, astma, alergjitë e ndryshme dhe largon lodhjen, duke ulur dhe seleksionuar kalimin e pjesëzave të vogla të patretura mirë nga zorrët në enët e gjakut.

Hipertensioni llogaritet shkaktari kryesor që kontribuon në vdekjet dhe dëmtimet në shoqëritë e industrializuara. Në vitin 1984, qendra shëndetësore “ Tru North Health Center" në USA, bëri një studim me 174 pacientë me hipertension. Kurimi ishte qëndrimi pa ngrënë vetëm me ujë. Mëse 90 % e pacientëve u shëruan plotësisht dhe nuk patën më nevojë për ilaçe.

Agjërimi dhe sëmundja Alzheinër :Në një eksperiment të bërë me 3 grupe kaviesh (minjë të bardh laboratorik).

Rezultati: Qelizat e trurit në kaviet që u lanë pa ngrënë u dëmtuan më pak se ato të kaviet me dietë apo të ushqyera normalisht.

Agjërimi dhe tërheqja hënore, pra largimi i Hënës nga toka siç ndikon mbi detrat dhe oqeanet, po ashtu ndikon dhe mbi trupin e njeriut që mbi 70 % përbëhet nga uji.

Agjërimi ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit mendor dhe trupor si dhe stabilizon efektet e tërheqjes hënore mbi organizëm.

Rekomandohet agjërimi i ditëve 13-14-15 sipas kalendarit hënor pasi janë ditët kur rritet në maksimum tërheqja hënore dhe efektet e saj negative mbi organizëm.

 

AGJËRIMI SEKRET I JETËGJATËSISË:

"Po ta dini agjërimi është më i dobishëm për ju."

Gjatë Ramazanit eliminohen toksinat (helmet) nga trupi. Agjërimi është shërim për shumë sëmundje. Dr. Dewey, Dr. Guelpa, Dr. Frumusan, Dr. Pauchet; janë disa nga mjekët që kanë kryer kërkime mbi agjërimin dhe kanë përdorur agjërimin me kohë të gjatë dhe të shkurtër për trajtimin e pacientëve të vet.

Dr. Dewey këshillon pacientët e vet dhe njerëzit e shëndetshëm: "Hani 2 herë (vakte) në ditë".

Prof. Dr. Pauchet i këshillon pacientët që do të operohen të agjërojnë para dhe pas operacionit, për të ulur në minimum rreziqet e operacionit dhe që të shpejtojnë mbylljen e plagës.

Ndryshimi mes agjërimit dhe ndenjes pa ngrënë. Kur rri pa ngrënë stomaku është në pritje të ushqimit dhe sekreton acid vazhdimisht, gjë që është e dëmshme, ndërsa kjo nuk ndodhe me personin agjërues ngase ky e ka kalibruar orën biologjike ( bioritmin) të tij.

Pra Personi që agjëron e di që nuk do të hajë deri në iftar dhe truri nuk nxit sekrecionet e stomakut.

 

AGJERIMI PREVENTIVË NDAJ DUKURIVE NEGATIVE:

 

Prostitucioni

Narkomania

Vetevrasja

Prej të gjitha dukurive të tilla padyshim se më e kobshmja dhe më fatalja është vetëvrasja. Psikologët vetëvrasjen e deklarojnë si çrregullim i fshehur psikiatrik ( ndoshta edhe enigmatik) por me shkallë enorme të manifestimit të agresivitetit dhe ekscitimit nervor.

Përfundimisht vetëvrasja nuk është thjesht një akt moral apo heroik !

Nuk mund të merret një shkollë si e suksesshme dhe shkencore nëse merren për bazë parimet ateiste e jo shpirtërore mes funksioneve psikike dhe shpirtërore.

 

AGJERIMI STIMULUES NDAJ DUKURIVE POZITIVE:

 

Moraliteti

Solidariteti

Inkurajimi

 

Muhamedi paqja dhe Mëshira e All-llahut qoftë mbi të thotë:

“Për agjëruesin janë dy gëzime njëri kur bën iftar, ndërsa tjetri gëzim në ditën e Gjykimit kur takohet me Krijuesin e tij”.

 

AGJËRIMI NGA TË LEJUARAT IMUNITET PËR NDALIM NGA HARAMET DHE TË IRITUARAT

 

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve