Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe liderët e partive politike deri me tani na ka ndodhur qe t’i shohim duke shtrirë duart e bashkimit dhe urimit në festat fetare, në ndonjë institucion zyrtar, por nuk na ka rastisur t’i shohim edhe në objekte fetare.
A do të duhej që liderët tanë të ndërgjegjësohen dhe të ndihen krenar me përkatësin e tyre fetare sepse prezenca e tri feve në vendin tonë vetëm sa e pasuron kulturën tonë.
Nuk do të duhej qe të kenë frik dhe të mos e shprehin identitetin e tyre fetar, duke mëtuar se feja islame si fe e shumicës së shqiptareve do të jetë pengës për integrimin e shqiptareve në Unionin Evropian sepse kjo nuk do t’i kontribuonte aspak harmonisë fetare.
Përderisa liderët tanë pothuajse aspak nuk janë fetar, në vendet e Bashkimit Evropian dhe në SHBA është e kundërta.
SHBA-ja dhe shumica e vendeve në botë janë në një sistem laik, por është një fakt interesant se betimi në librin e shenjtë është pjesë e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara.
Në dollarin amerikan është mbishkrimi “In God we trust” qe do të thotë: Ne besojmë në Zot, po ashtu edhe betimi i presidenteve paraardhës dhe pasardhës bëhet në Bibël.
Betimi në Bibël ndoshta nuk është i domosdoshëm, por kjo traditë është trashëguar qe nga presidenti i parë Xhorxh Washingtoni, të cilin e kanë ndjekur edhe shumë president të tjerë.
Kisha Saunt Johns e cila quhet edhe kisha e presidenteve ishte ndalesa e parë e Barak Obames para mbërritjes në Shtëpinë e Bardhe.
Obama nuk filloi punën pa e marrë bekimin e famullitarit të Shtëpisë së Bardhe, i cili e bekoi për punën e tij në ceremoninë ku ishin të pranishëm besimtar katolik, protestantë dhe disa prijës mysliman.
Në librin “Guximi për të shpresuar” Obama ia kushton një kapitull fesë. Në ketë kapitull sipas presidentit Obama “Dallimi më i madh qe bëjnë amerikanet e bardhë, kur vjen puna për regjistrimin në parti, nuk është ai gjinor, as ai midis atyre qe jetojnë në shtetet e kuqe (e kuqja nënkupton animin nga republikanet) dhe atyre qe jetojnë në shtetet blu (bluja nënkupton animin nga demokratet), por midis atyre qe shkojnë rregullisht në kishe dhe atyre qe nuk shkojnë”.
Sa do të donim qe edhe ne shqiptaret si në Kosovë dhe Shqipëri të shihnim udhëheqësit tanë institucional qe të betoheshin në librat e shenjte, të vizitonin objektet fetare dhe të kryenin ritualet fetare.
Nuk kemi nevojë dhe as arsye qe ta mohojmë identitetin tonë fetar për hatër të dikujt sepse nuk mund dhe nuk duam qe të shndërrohemi në diçka, çfarë nuk jemi.
Ne jemi një vend me mysliman dhe krishterë, me një tolerance të madhe fetare dhe të gjithë së bashku duhet qe të kontribuojmë për mirëqenien e përgjithshme, por duhet qe edhe të kërkojmë nga udhëheqësit tanë qe përgjegjësin qe kanë ndaj qytetareve dhe ndaj vendit tonë ta shpërblejnë se paku dy herë në vit, duke vizituar xhamit për ndonjë feste, përkatësisht Bajram apo në ndonjë kult tjetër ku ata do te ndiheshin mirë dhe shumë komod me përkatësin dhe identitetin e tyre fetar.
Nëse liderët tanë do të vizitonin ndonjë objekt fetar duke kryer edhe kultet fetare, atëherë qytetaret do të ishin me të qete sepse se paku do ta kuptonim se ata qe e udhëheqin vendin tonë e besojnë Zotin.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereINSHALLAH TASH E TUTJE LIDERET SHQIPTAR ME EMRAT E TYRE MUSLIMA N DO TE FILLOJNE TE KRYEJN BILE ATO OBLIGIME CE JAN FARZ