Procesi i integrimit Evropian për çdo vend, krahas përfitimeve ka edhe një sërë kostosh për vendin. Shqipëria për të arritur tek përfitimet, duhet t’i bëje ballë sfidave që vijën prej kostove të procesit të integrimit. Janë disa sfida më të cilat qeveria dhe shteti shqiptar duhet të përballën dhe jo vetëm qeveria shqiptare, por edhe aktor të tjerë jashtë strukturave shtetërore, në mënyrë që procesi i integrimit të jetë i suksesshëm.
Forcimi i Administratës publike
Në procesin e integrimit Evropian, administrata publike ka rol thelbësor. Ajo që ka për detyrë zbatimin e angazhimeve që ndërmerr qeveria e Shqipërisë në kuadër të këtij procesi është Administrata publike. Administrata publike është ndeshur më probleme të shumta gjatë këtyre viteve të tranzicionit, e ato janë që nga rekrutimi i nënpunësve të administratës mbi bazën e lidhjeve nepotike dhe politike, puna e dobët që kryhet nga strukturat monitoruese të punonjësve të administratës, arbitrariteti i lëvizjeve dhe pushimeve nga vendi i punës, mungesa e praktikave të punës dhe logjistikes së nevojshme, tek trajnimet e pamjaftueshme dhe mungesa e motivimit të nënpunësve civil.
Kjo gjëndje e administratës publike është venë në dukje edhe nga komisioni Evropian në raportet monitoruese për Shqipërinë. Detyrimet e Shqipërisë të parashikuara në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit do të shoqërohen edhe më fonde të mëdha në kuadër të programeve të asistencës humanitare. Sa më shumë të përparojë Shqipëria në procesin e integrimit Evropian, ndihma financiare do të jetë më e madhe.
Në administratën e Shqipërisë, fenomeni i korrupsionit është i përhapur në përmasa të gjëra. Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk mund të përparojë, pa një administratë publike të aftë dhe funksionale.
Reforma Fiskale
Në Shqipëri tarifat doganore mbi produktet e importit zen një përqindje shumë të lartë në buxhetin e shtetit, krahasuar me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit parashikon reduktimin gradual të tarifave doganore mbi produktet e importit, që do të thotë se në buxhetin e shtetit do të hyjnë gjithnjë e më pak të ardhura nga doganat, deri sa ky kontribut të behet zero.
Reforma fiskale është e vështirë në rastin e Shqipërisë. Vendi bosh që do të mbetet në arkën e shtetit nga heqja e të ardhurave doganore do të duhet të mbushet më taksa të tjera dhe jo vetëm për të kompensuar humbjen e këtij burimi të ardhurash, por më tepër për të arritur një konsolidim fiskal të vendit, për të rritur nivelet e investimeve publike dhe për të bërë të mundur zbatimin e strategjive kombëtare për zhvillimin ekonomik e social.
Sfida është se a do të mundet qeveria e Shqipërisë të zëvendësoje kontributin e doganave më të ardhura të tjera dhe nëse ky zëvendësim i të ardhurave do të shkaktoje rënie ekonomike në përgjithësi apo do të dëmtojë rëndë kategori të caktuara të shoqërisë.
Ngritja e një Ekonomie konkurruese tregu
Përpjekjet e Shqipërisë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe posaçërisht angazhimi për të krijuar një zonë të tregtisë së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Komitetit Evropian, bëjnë që fati i komunitetit të biznesit Shqiptar të jetë i lidhur ngushtë më atë të ekonomisë së vendit. Fitimet dhe humbjet e komunitetit të biznesit do të varen nga cilësia e produkteve që do të ofrojnë në treg. Me fjalë të tjera, ekonomia shqiptare duhet të orientohet dhe strukturohet në mënyrë të tillë që të mund të realizojë produkte cilësore dhe konkurruese.
Për të tejkaluar sfidën e konkurrencës së lirë, ekonomia shqiptare duhet të orientohet drejtë atyre produkteve, ku Shqipëria ka avantazhe në krahasim më vendet e BE-së.
Përafrimi i Legjislacionit
Detyrë parësore e Shqipërisë është përafrimi i legjislacionit shqiptar më atë Evropian. Në mënyrë që produktet e Shqipërisë të jenë konkurruese në tregun Evropian, ato kanë nevojë të standardizohen dhe çertifikohen. Për standardizimin dhe çertifikimin e produkteve, duhet të përafrohen ligjet dhe aktet tjera nënligjore të Shqipërisë.
Është thelbësore për zhvillimin e ekonomisë së Shqipërisë, përafrimi i legjislacionit në mënyrë që të përfitohet nga hapësirat që lejojnë marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Shqipërisë dhe KE-së. Në legjislacionin Evropian ka mijëra faqe për standardet mjedisore, gjë që implikon së Shqipëria do të duhet të vendose dhe respektoje standarde shume herë më të larta për mbrojtjen e mjedisit se ato që zbatohen momentalisht.
Gjithashtu Shqipëria është një vend më papunësi të lartë dhe për të zgjidhur këtë problem, pra për të hapur vende të reja pune, ka nevojë për zhvillim të konsiderueshëm të biznesit.
Qeverisë së Shqipërisë nga njëra anë do t’i duhet të respektoj kërkesat e Brukselit, ndërsa nga ana tjetër t’i adresojë nevojat e ekonomisë dhe shoqërisë, gjë që për këtë duhet të hartojë një axhend të veten, brenda lirisë së veprimit që lejohet nga komuniteti Evropian.
Autori është student i fakultetit Juridik në studimet postdiplomike-Master, drejtimi civil si dhe absolvent në departamentin e shkencave politike dhe administratës publike të UP-së.
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com
Dr. Mustafa Bajrami
Mr. Ajni Sinani
Mexhid Yvejsi
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Reklama 228 x 90.png)
Avni Xhemajli
Mr. Rrahman Ferizi
Besiana Kurmeka
Gentian Jetishi
Hamdi Nuhiju
Adnan Abrashi
Reklama 228 x 90.png)