Çka është manifestimi i identitetit fetarë?
Me manifestim të identitetit fetarë nënkuptojmë personalitet të ekuilibruar të myslimanit; i lirë nga komplekset e inferioritetit dhe komplekse tjera, dhe i gatshëm për të shfaqur elemente dhe përkatësinë e tij. Në anën tjetër komplekset e inferioritetit siç na janë të njohura nga psikologjia, janë emocione të koncentruara në tipin e personalitetit të dobët si pasojë e faktorëve të ndryshëm. Pra, personi në fjalë ndjehet i ngarkuar në psikiken e tij, për atë gjë të cilës i përket ose e ka , dhe gjithmonë mendon se të tjerët janë më të ngritur apo më me vlerë se ai.
Në rastin e manifestimit të identitetit fetarë dhe duke e trajtuar atë në vendin tonë nga observimet individuale mund të themi se nuk kemi ndonjë kompleks përballë shfaqjes së përkatësisë fetare, ndërkaq, këtu përjashtohen grupe individësh të shtyrë nga faktorë tjerë. Por, gjykuar në nivel të përgjithshëm gjithsesi që manifestimi ballëhapur i përkatësisë fetare islame është e theksuar vetëm në rast nevoje.
Në vitet e fundit vërtet që kjo çështje ka lëvizur për së mbari. Sot nuk është aspak kompleks që të thuash se falë pesë kohët e namazit , por përkundrazi një çështje e tillë tregohet për krenari aq sa krenari dhe mburrje me një gjë të tillë ndjejnë edhe familjarët e individit përkatës.
Cilët janë faktorët për komplekset eventuale?
Faktorët janë të ndryshëm dhe kryesisht sillen rreth faktit se si njeriu i qaset besimit të tij. Kryesisht faktorë kyç konsiderohet informacioni ose burimi i atij informacioni, rrethi, shoqëria e të ngjashëm.
Mungesa e diturisë për fe merret si faktor kryesor që e bënë njeriun që të ndihet inferiorë për përkatësinë e tij fetare. Herë-herë, individ të tillë shpërthejnë nga ky inferioritet duke u kthyer në regresion dhe sulm të fesë. Kjo e fundit shpesh ndodh me një pjesë të një moshe të caktuar njerëzish dhe vjen si pasoj e edukimit dhe indoktrinimit kundër fesë nga sistemet paraprake të cilat ide jo rrallë herë i kamuflonin edhe pas teorive pseudo-shkencore apo akteve juridike. E vërteta është aq e hidhët dhe kaq turpëruese sa që kjo pjesë e çmuar e shoqërisë në vend se të edukohen për kulturë dhe shkencë në institucionet akademike e intelektuale atyre u predikohej pa fetaria dhe urrejtja për fenë. Prandaj prej gjeneratave të tilla nuk mund të kërkohen punime të mirëfillta shkencore, sepse ato u edukuan emocionalisht, ndërkohë që në shkencë nuk emocione.
Faktor tjetër është edhe media. Çka do që lexon, dëgjon, sheh në mediet tona në raport me atë që quhet ‘botë islame’ janë vetëm shpërthime, luftëra dhe ngjashëm. Por, në fakt e vërteta domosdo nuk është ashtu si prezantohet. Në anën tjetër në këto vende ka edhe aktivitete tjera që kurrë nuk i bëjnë të ditura mediet tona, si fjala vjen, festivale të artit, ngjarje sportive dhe ngjarje tjera kulturore dhe të dobishme.
Ngjashëm dhe tendencioze janë edhe debatet në mediet që po i quajmë ‘tona’ . Kur debatohet ndonjë problem shoqëror i shoqërisë myslimane zakonisht ftohet vetëm një individ nga Bashkësia Islame të cilin e ftojnë në privat dhe e njohin si më të butin në mendime, e në anën tjetër e bëjnë të përballet me disa individ kundër, ku edhe prezantuesi i emisionit mbanë anën kundër çështje e thënë edhe më herët dhe shumë e qartë.
Faktor tjetër është edhe shoqëria, por, se kjo edhe të tjerat që përmendën më lartë nuk ndikojnë aspak që njerëzit të kompleksohen për përkatësinë e tyre fetare madje përkundrazi shpesh bëjnë edhe një farë zgjimi edhe të pjesës tjetër që deri atëherë mund të mos ketë qenë e njohur si fetare.
Alternativa
Krijuesi suprem kur foli për këtë temë në Kur’an tha: “Ndërsa e tërë krenaria i takon Allahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve por hipokritët nuk e dinë. A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj”.
Ndërsa Omer ibn Hatab ka thënë: “Ne jemi popull të cilin Zoti e ka bërë krenar me fenë Islame, kur do të kërkojmë krenarinë dhe autoritetin jashtë Islamit do të jemi të mposhtur”.
Myslimanët natyral, të sinqertë dhe intelektual duhet të bëjnë përpjekjet maksimale për të njohur Islamin nga burimet e besueshme. Shpirtrat dhe ndjenjat e krijesave njerëzore janë të përgatitura dhe të etura për ta shijuar Islamin. Ne jemi popull i leximit, kështu të paktën thoshte hoxha legjendë Jakup Asipi. Duke qenë i tillë duhet të ndjejmë këtë përgjegjësi.
Arsyet për t`u ndjerë rehat:
- Islami-feja jote, konsiderohet Perandori e Besimit dhe Besimi – Feja e së Ardhmes.
- Besimi Islam konsiderohet më i pastërti dhe sidomos çmohen parimet e besimit për të cilat çalojnë shumica e feve tjera.
- Ke libër të shenjtë Kuranin, librin më të lexuar në botë, sfidues për të gjithë njerëzit për më se 14 shekuj dhe më tutje , libër i mbi 1200 argumenteve shkencore të kohës së fundit.
- Ke për Pejgamber dhe Shembull të jetës njeriun më të vlerësuar në botë, pra, Muhammedin a.s. (Majkell Hart e radhiti të parin në librin e tij 100 Njerëzit më ndikim në botë, Oto Von Bizmark tha: “Muhammed! Më vjen keq që nuk isha bashkëkohanik i yti”, ndërsa Berndar Show aq shumë e vlerësonte sa thoshte që po të ishte gjallë ai (Pejgamberi a.s.) do ti zgjidhte problemet e shoqërisë moderne me lehtësi të pirjes së një kafe).
Nga do që i qasemi besimit Islam, nuk lënë tjetër, por, emocionit të krenarisë dhe lumturisë të përshkoj zemrën tënde. Islami është shumë emocional, ndoshta po të lë përshtypje kaq shumë fakte interesante dhe pro besimit Islam, por, mos u mjafto me shushërim ,duhet edhe ta shijosh, shijoje sepse shijohet .
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)