Ditëve të fundit në shkollat e vendit tonë është duke u rritur çdo ditë e me shume një dukuri shkatërrimtare qe është kancer i arsimimit dhe diturisë së nxënëseve, pra dhuna.
Vetëm javëve të fundit kanë ndodhur dhe nuk kanë të ndalur incidentet me përmasa tragjike. Rasti me tragjik është ai i humbjes së jetës së një nxënësi në Qytetin e Klinës, ndërsa në incidentin e fundit qe ndodhi në Ferizaj, si pasoje e përleshjes në mes nxënëseve u plagosen tre prej tyre.
Në njërën anë nxënësit jo vetëm qe hyjnë pa uniforma në objektet shkollore, por edhe janë të pajisur me armë të ftohta dhe me armë zjarri, ndërsa në anën tjetër Ministria e Arsimit merret me punë sekondare ashtu siq e patem rastin kur para disa muajve me një udhëzim Administrativ ua ndaloj nxënëseve me përkatësi islame, të cilat e kishin vendosur mbulesën qe të mos mund të vijojnë mësimet në shkolla, ç’fare paradoksi!
Në shkollat e mesme ju ndalohet nxënëseve të besimit islam të vijojnë mësimin për shkak të mbulesës, ndërsa po në këto shkolla edhe pse është e ndaluar një pjese e nxënësve shkojnë gjysmë lakuriq (veshje ekstravagante), dikush pi duhanin, dikush përdorë telefona në orë të mësimit etj.
Ministria e Arsimit dhe shkollat tona në vend se të merren më parandalimin dhe luftimin e dukurive negative që janë prezentë në shkolla, ato shkelin të drejtën e besimit dhe arsimimit.
Huliganizmi, narkomania, dhuna, alkooli, duhani dhe dukuritë tjera negative nuk janë duke u rritur dita ditës në shkollat tona, por ato tanimë kane pushtuar shkollat tona dhe për këtë askush nuk qan kokën, as institucionet të cilat janë përgjegjëse për të, thuajse ato janë të zakonshme.
Këto dukuri negative si kancer i arsimimit dhe diturisë së nxënësve janë duke shkatërruar të ardhmen dhe rinin e vendit tonë, a thua a janë të vetëdijshme për ketë institucionet tona apo tanimë janë dorëzuar. Për luftimin e dukurive të tilla duhet të përdorin të gjitha mjetet dhe metodat e mundshme demokratike, qe nga masat preventive dhe represive e deri të futja e edukimit fetar në shkollat tona. Edukimi fetar duhet t’i paraprij arsimimit.
Në shumicën e vendeve të Evropës edhe pse ato vende janë të përcaktuara si laike me Kushtetutë, edukimi fetar është futur nëpër shkolla si domosdoshmëri për t’i ndaluar dukurit negative të lartë përmendura.
Po ashtu edhe minoriteti serb në Kosove e ka futur edukimin fetar në institucione arsimore, ku predikuesit të fesë ortodokse të cilët mbajnë ligjërata në shkolla të mesme paguhen nga buxheti i Kosovës.
Pse institucionet tona nuk e bëjnë të njëjtën gjë, kur në vendet e Evropës është duke u bërë përpjekje e vazhdueshme për t’i eliminuar dukurit negative në shkolla dhe atë duke përdorur çdo mundësi dhe alternative më qellim qe të kanë një shoqëri sa më të shendosh, duke inkorporuar edhe mësimin fetar në shkolla.
Prandaj është koha e fundit qe Ministria e Arsimit, Policia e Kosovës, Prindërit, Drejtoritë komunale për arsim dhe vetë drejtuesit e shkollave të ndërmarrin masa, në mënyrë qe fëmijët tanë të cilët i dërgojmë në shkolla të mos na kthehen në arkivole.
Dikush megjithatë do të mund të pyeste se a janë shkollat çerdhe e diturisë apo e dhunës?
Përgjigja është shume e qartë se shkollat janë çerdhe e diturisë e assesi e dhunës, por kur në shkolla nuk respektohen kodet dhe rregullat e shkollës, atëherë ato shndërrohen në vende të dhunës.
Mediet e shkruara dhe ato elektronike do të duhej qe të nxitin debat për të gjitha këto fenomene negative dhe si rezultat i këtyre debateve institucionet përgjegjëse do të merrnin masat e nevojshme për t’i parandaluar dukuritë e tilla.
Me dhunë asgjë nuk arrihet ose me fjalë të tjera dhuna lind dhunën! Prandaj në shkolla mësimit duhet t’i paraprije edukimi sepse me shumë se çdo gjë tjetër ka nevojë për edukim.
Kushtrim Gashi
Student i fakultetit Juridik në studimet postdiplomike-Master, drejtimi civil në UP, kontakti : kushtrimi86@hotmail.com
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull