Maksima popullore: ”Kur s’ke çka të punosh luaje derën e shtëpisë, kështu i hap vetes punë” ilustron më mirë gjendjen e mjerueshme artistike dhe kulturore në Kosovë, sidomos pas periudhës së luftës. Devijimet artistike kanë marrë karakter zhvillues dhe shqetësues, andaj shteti duhet të hartojë ligje në mënyrë që të rregullojë statusin e kompanive televizive dhe definojë qartë skemën e vlerave të tyre programore dhe të spektakleve të ndryshme artistike
Në Kosovën e pasluftës ka një devijim të madh të krijimtarisë së mirëfilltë artistike dhe kulturore. Këtu nuk ka më vepra artistike dhe mediale të karakterit soc-realistë, të cilat kishin shije, formë, përmbajtje, ngjyrë, vlerë, por edhe mesazhin e tyre artistik. Shumica e këtyre veprave artistike (të gjitha zhanret) kanë marrë karakter të shundit dhe kiçit. Këtu, pothuajse shumica e veprave artistike janë shndërruar në krijimtari artistike komerciale. Ky vend, kurrë si deri më parë nuk ka pasur më shumë krijime artistike për lëmi të ndryshme, por edhe artistë të ndryshëm. As kurrë, si deri më tani nuk është prodhuar kaq shumë bërllok artistik dhe pa vlerë. Arti dhe kultura në Kosovë janë duke përjetuar një kataklizëm të vërtet artistik. Zhvillimi i pa planifikuar i kapitalizmit neo-liberal ka ndikuar në masë të madhe në devijimin e krijimtarisë së mirëfilltë artistike. Elitat artistike dhe kulturore janë shndërruar në elita komerciale dhe të biznesit. Kjo shoqëri është gjetur shumë e pa përgatitur në tejkalimin e krizës së tranzicionit të gjithëmbarshëm shoqëror. Për këtë shkak parimi i mbijetesës njeriun krijues e ka transformuar në njeri komercial.
Krijimtaria artistike dhe mediale në Kosovë është bërë një krijimtari profiti dhe pa ndonjë vlerë të mirëfilltë artistike. Duke mos u zgjeruar shumë nëpër lëmit tjera, në fokus të këtij shkrimi janë disa kompani televizive private të këtij vendi, të cilat për shkak të interesit të tyre komercial shfaqin programe dhe spektakle shumë të shëmtuara dhe denigruese. Shumica e këtyre kompanive, të cilat nuk janë të pakta në Kosovë japin programe dhe spektakle të dyshimta, të kopjuara, të vjedhura nga skemat e huaja televizive vetëm të përfitojnë pa llogaritur dëmin që i shkaktohet kësaj shoqërie, sidomos rinisë së këtij vendi.
Rasti më eklatant i devijimit dhe keqpërdorimit media të këtyre kompanive televizive nga vlerat e mirëfillta artistike dhe mediale është shfaqja e të ashtuquajturit “Shou Programi-Shpija e Kosovës”. Në “Shpinë e Kosovës” janë mbledhur disa të rinj dhe të reja dhe aty duhet të qëndrojnë për disa muaj, në mënyrë që të shfaqin karakterin e tyre personal, të bëjnë lojëra të ndryshme për publikun, por edhe të japin mesazhe se si publiku i gjerë duhet të bëhet si ta dhe të kopjojnë modelin e karaktereve të tyre. Aq sa kemi pasur interesim të përcjellim për shkak të analizës së këtij spektakli mund të konstatojmë se këto personazhe vërtet kishin treguar karakteret e tyre, shtrohet pyetje çfarë karaktere? Ky program tregon më së mirë nivelin edukativ dhe kulturor të tyre, por në një formë jep edhe mesazh të keq për shoqërinë dhe nivelin e ultë kulturor të saj. Loja e tyre, si fyerjet, ofendimet, sharjet, niveli i ultë i komunikimit, diapazon i ultë i dijes, tregimet e tyre për martesa të përziera, seksi, fjalori arrogant, skandalet e ndryshme, kacafytja e vajzave dhe djemve në mes tyre, si dhe shumë anomali të këtyre personazheve ishin ato “vlera”, të cilat i transmetoheshin publikut kosovar. Vallë, këto janë “vlerat” dhe modelet e mirëfillta artistike të cilat duhet të shfaqen te publiku i Kosovës, sidomos te rinia e saj. Mjerisht, kjo po bëhet në këtë vend, sepse këtu nuk ka kurrfarë ligje dhe kontrolli shtetëror, që do të rregullonte këtë sferë mediale.
Duhet theksuar se “Shpija e Kosovës” nuk është asgjë tjetër vetëm një kopje e Big Brotherit Shqiptar dhe është një kopje e huazuar mediale e kompanive të huaja televizive, të cilat një kohë të gjatë shfaqin programe të tilla nëpër vendet e tyre Evropiane. Në këto vende, këto spektakle shikohen si “shfaqje të një kulture post-moderne” të shoqërive e tyre, por kanë karakter komercial, sepse ata e kanë tejkaluar krizën e tranzicionit shoqëror. Ndërsa, për kushtet e shoqërisë së Kosovës, këto vepra, pa asnjë pikë dyshimi mund të konsiderohen si të shëmtuara dhe dëmshme, si për moralin shoqëror, por edhe për artin në përgjithësi. Shteti i Kosovës duhet të hartojë ligje në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të përcaktojë rregulla të qarta edhe në krijimtarinë artistike dhe mediale dhe të mos lihen që matrapazë të ndryshëm dhe kompani të dyshimta televizive, të cilave nuk ju dihet nga kush i marrin këto fonde financiare të komercializojnë dhe shëmtojnë artin e kësaj shoqërie. Në fund, bota nuk është vetëm komerciale, njerëzimi nuk ka lëvizur përpara vetëm nga komercializmi, por nga zhvillimi i botës së mirëfilltë artistike. Veprat e mira artistike e bëjnë jetën më të mirë, i japin dimension, kuptim, qartësi, shpresë, por edhe përjetim, sepse vetëm veprat e përjetuara të njëmendta artistike e kanë kuptimin dhe karakterin e tyre të plotë. Sepse, vetë jeta e njeriut është një vepër artistike. Andaj, kompanitë televizive private në Kosovë duhet të shmangen nga këto spektakle dhe programe të dyshimta dhe pa vlerë, sepse ato janë të dëmshme për këtë shoqëri, por duhet të shfaqin programe të mirëfillta artistike dhe kombëtare, sepse vetëm kështu në radhë të parë ndihmojnë zhvillimin e tyre, por edhe të vendit ku jetojnë.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 16 hereEsselamu alejkum !All-llahu tė shpėrbleftė me xhenetin Firdevs inshaAllah autor i nderuar.Nuk ka se ēka tė shtohet,pos edhe nji gjė:TĖ DEGJENERUARIT MENDOJNĖ SE TĖ GJITHĖ JAN TĖ DEGJENERUAR SI ATA,POR FATMIRĖSISHT NUK ĖSHTĖ ASHTU,prandaj kėshtu mendojnė nė kėto mėnyra me i degjeneru edhe tjerėt.All-llahu na ruajtė nga kėto dukuri negative.AminSelam !
Nuk mendoj qe Edvini qe i perket fushes se artit ta vleresoje si nje veper te shemtuar mediale sic e ke etiketuar Ti. Prandaj ne keto rrethana nuk di si ta gjykoj natyrale apo njerezore?
Nuk ka me mire se si te thuhet kjo qe ke shkruar ti por fatkeqesisht jane te pakte ata qe jane kunder kesaj SHPIE.Shpresojme qe te vetedijesohet ky popull e ti kthehet vlerave.
Esselamu alejkumAll-llahu xh.sh.na udhzoftė inshaAllah.Amin
Ma thuani vetem nje arsye qe ta quajme jo te shemtuar. Kjo nuk eshte asgje tjeter pos veper e shemtuar. Ja se si mund ta quaj me plot arsye: e pa dobishme, amorale, joartistike, e pavlere, e shemtuar, ... po mundohem veq nje te mire ta gjej po spo mundem. Ja, fitim-prurese per RTV21 ngase udheheqesit e kompanive qe e sponzorojne jane gomare dhe mendojne se eshte reklame e mire andaj edhe paguajne mijera euro.Pasi qe ska shtet, edhe keso gjera ndodhin. Apo me mire te them, demokracia i ka kaluar kufinjte e vet, ndoshta duhet ta quajme ndryshe tani.
o me ju pas ndigu bota juve na hala kishim jetu ne skllavopronari, po leni gargijat.kush don e kqyr kush sdon ka kanale te tjera sa te doni ! ! ! skena nevoj per komentet e juaja te thata dhe pavlera.
Qendrimipere mendimin tim e shume shoqris sime eshte nji djal shum paqesore djal i zgjur tolernt shume aktiv gje qe ne shpi lupet kjo
Benieshte nji djal qe nuke eshte puntor aktiv sdo te thot mi qit do kafe e nji shporet me ndez e shtosa dojna diqka dioni aftesi si gazetar spo jep shume skisha than qe ja vlen me ndejt ne shpin e kosoves kemi prit ma shume pi Benit
Fadili ja vlen me qendru ne shpi ka shume te mira ja vlen pere me qendru ne shpi
Albulena pere mendimin tim e me shoqerin time sja vlen sedim qka ka dhan perepos kokfortesisgje qe ne jet si vun
Arlinda ajo ja vlen sepse i duhet shpis nji person i gjall lazdrajk e ngjallon aty eshte shume e pelqyer
Qendrimbravo e meriton gjdo lavdat
shpija nese radhen tjeter i hapni dyert e shpise se kosoves zgjidhni njerz ma te aft nuk mbahet shpija me 3 persona si Qendrimi Fadili e Erlinda pereshendetje