Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqelmat e fundit tė dėshtuar

Autor: Mr. Bashkim Aliu E diel 31 Janar 2010 21:47 PM

 

Në kohët më të hershme, kur njerëzit nëpër fshatra therrnin kafshë nëpër shtëpitë e tyre që të kenë mish për dimër, e ne si fëmijë shkonim të shiqonim si e rrëzojnë kafshën disa burra të fortë duke e lidhur me litar, na thonin:”Largohuni, mos u afrohuni, se mu kur i del shpirti është ma e rrezikshme dhe mund t”ju vret”. Kjo që po ndodh aktualisht në Maqedoni më kthen prapa dhe ma rikujton këtë thënie të fshatarëve, të cilët normalisht se e kanë thënë nga përvoja. Më pas, kjo thënie është përdorur edhe në kuptim figurativ për të përshkruar momentet e fundit të regjimeve apo klasave të caktuara sunduese, të cilët kur shohin se u ka ardhur fundi dhe janë se do të humbin, qesin shqelma që bile sa të munden të tregojnë se ja, ende jan gjallë dhe të bëjnë dëm sa të munden. Këto shqelma së fundit po i qet edhe kryeministri i Maqedonisë, edhe pse kjo nuk do të thotë se para nuk ka qitur, por marrë parasyshë kohën dhe rrethanat kur qiten këto shqelma, është më se e qartë se bëhet fjalë për fundin e sigurtë të dështuar në skenën politike të kësaj garniture nacional-romantiste e cila si absurditet më të dalluar, edhe pse ka shumë të tillë, bëri projektin e identitetit prej gipsi.

Është më se e qartë se Maqedonisë për çdo ditë i vijnë selame prej Brukseli se domosdo duhet ta zgjidh kontestin e emrit me Greqinë në këto gjashtë muajt e parë të këtij viti, dhe i tërhiqet vërejtja nga disa subjekte dhe institucione evropiane se moszgjidhja e emrit do të mund të shkaktoj turbulenca ndëretnike brenda në Maqedoni.

Mirëpo, këto vërejtje i dëgjojnë të gjithë me përjashtim të atij të cilit i drejtohen, pra kryeministrit dhe këshilltarëve të tij pro serb të kalibrit të redaktorit të gazetës “Veçer” dhe televizionit pro serb “Sitel”, Llatas. Jo vetëm që nuk i dëgjon, por tash më si duket shqelmat ua drejtoi edhe ndërkombëtarëve duke pohuar se OSBE-ja në Maqedoni e ka humbur kredibilitetin si organizatë serioze ngase mendon ndryshe nga ai kur është në pyetje mësimi i maqedonishtes nga nxënësit shqiptarë që në klasën e parë.

Në vend që të ulet e të ofrojë zgjidhje për problemet e stërshtresuara të Maqedonisë, për të cilat jepet alarm edhe nga Brukseli dhe qendra tjera relevante politike, premieri aktual sillet me një injorancë tipike ndaj tyre duke e jetuar muajin e mjaltit të rejtingut “të lartë” nga anketat me çoban të Ovçe Poles dhe specaxhi të Strumicës.

Mirëpo, nuk është problem vetë ajo se sillet me injorancë, ngase kështu e mësojnë këshilltarët pro serb, por ai qet shqelma kur janë në pyetje shqiptarët. Me këtë rast, do të përmendim vetëm dy shembuj, për të treguar se njeriu vërtet sheh ëndrra të këqija:

-Mësimi i maqedonishtes nga klasa e parë: Për të treguar para popullit të vet se ky di si të punojë me shqiptarët, e obligoi maqedonishten nga klasa e parë fillore për nxënësit shqiptarë. Merre me mend çfarë eksperti, ata voglushë që ende nuk e njohin si duhet gjuhën amtare, ngarkohen edhe me nji gjuhë të huaj, edhe atë çfarë gjuhe se, gjuhë të cilës ende nuk i është kënduar emri, se nuk ka emër të pranuar ndërkombëtarisht.

Edhe përskaj vërejtjeve të ekspertëve të pedagogjisë se diçka e tillë nuk është në rregull, ai përmes gjuhsë së ministrit të arsimit vazhdon të demonstrojë injorim të plotë të kërkesave të shqiptarëve duke përdorur vokabullar që nxit konflikt dhe ngre tensione ndëretnike. Bile, këtë arrogancë e shprehu edhe ndaj sugjerimeve dhe vërejtjeve të komisarit të lartë për pakica Knut Volebek.

Deri para luftës së 2001-shit, maqedonishtja është mësuar nga klasa e katër, dhe ja tash pas luftës na imponohet prej klasës së parë. Vallë, a thua ky është një nga përfitimet e luftës për ne shqiptarët?!

Nuk kemi çka të habitemi me veprimet e këtilla të Gruevskit dhe klanit të tij politik, por ajo që habit njëmend është qëndrimi i pakuptueshëm dhe konfuz i faktorit politik shqiptar në qeveri. Aq deklarata kontradiktore jepen për këtë çështje, sa që vërtet ta tollovitin mendjen. Mirëpo, diçka është e qartë, gjegjësisht faktori politik shqiptar në qeverinë e Gruevskit është thjesht dekor dhe nuk ka lidhje me atë që ndodh në qeveri dhe me vendimet që merren në qeverinë të cilës i takojnë edhe ata. Me këtë, Gruevski e përsëriti atë që e bëri më herër Cërvenkovski kur i rrahu dhe vrau shqiptarët në Gostivar në korrik të 1997. Atëherë, ministrat shqiptarë thonin se nuk kanë prezentuar në atë pjesë të mbledhjes ku është marrur vendimi të intervenohet në Gostivar, e tash herë thonë qeveria nuk ka marrë vendim, e herë thonë ne nuk kemi votuar. Ec e merre vesht çka bëhet!

-Qendra e Shkupit, me kishë e pa xhami: Edhe përskaj asaj se faktori ndërkombëtar thirr në uljen e tensioneve ndëretnike dhe ndërfetare në Maqedoni, Gruevski jo vetëm që nuk ndikon t’i ul tensionet e tilla, por bën veprime që edhe ma tepër i ngritin. Kështu, me këmbëngulje punon për ngritjen e kishës në qendër të Shkupit, që të tregojë se Shkupi ilir e musliman është qendër ortodokse sllave, ndërkaq përmes gjuhës së prefektit të komunës Qendër të Shkupit, Todoroviç, i provokon rëndë muslimanët duke thënë se xhamia nuk është në planin detal urbanistik të miratuar nga këshilli komunal. Vërtet, ky nuk është vetëm provokim, por edhe nënçmim dhe nëpërkëmbje e zërit tonë si musliman dhe shqiptar në Maqedoni. Bile, që ta thellojë edhe ma tepër këtë përbuzje, ai nxit debate dhe polemika brenda taborit islam se fajet për këtë nuk i mban ai, por institucioni fetar i vetë muslimanëve të cilët nuk kanë kërkuar xhami, por rezidencë.

Për fat të keq, zëri i institucionit zyrtar fetar në Maqedoni është i zbehtë, ngase njerëzit që ulen në karriken e kreut fetar, janë borxhlinj të Gruevskit dhe nuk mund të bëjnë kurgjë tjetër për të jashta se ta lutin Allahun ta bekojë Gruevskin, turp ky që doli në shesh me rastin e përcjelljes së haxhinjve.

Mirëpo, si duket as lutja e “pogllavarit” nuk do ta shpëtojë kësaj rradhe nga dështimi, ngase i janë mbledhur shumë faktura, dhe këto shqelma që i qet, janë isharet se i ka ardhur fundi. Ndërkaq, fundi i tij a do të thotë vetëdijësim i faktorit politik shqiptar, është pyetje tjetër.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • mudethiri E diel 31 Janar 2010 22:20

    Esselamu alejkum.Shkrimi eshte teper me vend.Duhet te marim masat si musliman dhe shqipetar qe kto dukuri tejet negative ti zgjedhim vet ne shqipetaret e ish maqedonis.E lus ALLAHUN xh.sh qe ti pastroj radhet e BFI ne ish maqedoni nga mbeturinat e sistemit komunist.Te jesh musliman dhe komunist ma mer mendja se nuk shkon.Bej apel te kuadrot tane teolog dhe hoxhallare qe njeher e pergjithmon ti thon stop mulla sules se xhematin e kane krah.Muslimanet e ish maqedonis i kane matur mir punet e udheheqesve te tanishem shqipetar ketu ne ish maqedoni.Nje gje e kan te perbeshket.Nuk e kane frig Allahun xh.sh dhe as diten e gjykimit.Kemi te bejme me komunista te paster ne veper.Sa per premierin dhe vmron mos te frigohemi se kto pune ne ua lejuam qe tna bejne.Zullumi kur trashet i vjen fundi

    Reply

  • düsseldorfi E marte 2 Shkurt 2010 12:50

    Te lumte Bashkim Zoti te ndihmoft edhe ne te ardhmen....Paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi ju dhe gjith lexuesit e kėsaj teme te qelluar,pėr njė njeri shqiptar e musliman te devotshem nuk do te kishte nevojė tė shkruhej e te kritikohej ,por per kta qe jan ne qeveri pergjithesisht politikanet shqiptar dhe per kta qe e bekojne QAFIRIN nuk ka fjal te keqija qe do te isha knaq ti perdorja une e dikush tjeter,vetem Ai i Madhi Allah xh.sh. i denoft me denimet e tij ne kete dhe boten tjeter.....

    Reply

  • omeri-student E enjte 4 Shkurt 2010 10:58

    te lumt z.Aliu shkrim shum i mir dhe shum me ven po edh shkrimet tjera i ke te mira te propozoj qe te formosh parti politike dhe ti bashkosh shqiptaret e maqedonis ne nje parti..se marre qka jan tuj ba shqiptaret ne maqedoni....nje forc shum e madhe por shum e dobet para maqedonve,,,,shpresoj qe keni me ba diqka ne ket aspekt

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve