Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj

Adnan Abrashi

Prizren, Kosovė

adnan_abrashi@yahoo.com

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

Shteti jonė me shumė flamuj!?

Autor: Adnan Abrashi E diel 20 Qershor 2010 21:53 PM

 

Si shembull, ta zëmë, gjatë luftës së dytë botërore, për çlirimin e Francës janë viktimizuar mira e mira amerikan, por ky shtet, kurrë gjatë kremtimit të festave të veta kombëtare, nuk i dekoron qytetet e veta as me një flamur amerikan.

 

Më 10 Qershor 2010, pas organizimit të një demonstrate gjithëpopullore kundër Aktgjykimit të GJKK për heqjen e simbolit të Lidhjes Shqiptare nga logoja zyrtare e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ishin arrestuar 6 aktivistë të saj. Preteksti: ata, ditë më parë, përveç flamujve tanë kombëtar, kishin hequr të gjitha flamujt e shteteve tjera me të cilat kanë qenë të dekoruara sheshet dhe rrugët qytetit, e, posaçërisht ato që qojnë në drejtim të Kompleksit Memorial të LSHP. Me këtë rast, fare nuk e kam qëllim të merrem me komentimin e veprimit të drejtë apo të padrejtë të aktivistëve të lëvizjes “Vetëvendosjes” dhe as me reagimin me vend apo pa vend përmes arrestimit të tyre nga ana e Policisë së Kosovës, por, vetë ngjarja si lajm, ma ngacmoi kureshtjen që më thellësisht të meditoj për këtë dukuri tejet specifike, e cila, që nga paslufta, si fenomen në vete, është shumë e shprehur gjatë kremteve ceremoniale në praktikat e qyteteve tona, ku, pa asnjë rregull dhe kriter më parë të përcaktuar përmes ndonjë nga aktet juridike, jo vetëm se ajo zbatohet, por cenimi i saj mund të ndëshkohet edhe si kundërvajtje. E kam fjalën tek një shprehi e jona “ alla kosovare”, kur, gjatë ditëve që i konsiderojmë si festa tona shtetërore dhe të traditës, përveç 2 flamujve tanë (njëra që është dhe e kemi pasur gjithmonë dhe tjetra e kontrabanduar dhe imponuar politikisht me dhunë), rrugët dhe sheshet e qyteteve tona, stolisen edhe me flamuj të shumë shteteve dhe institucioneve tjera ndërkombëtare. Plotësisht e kuptoj kur vendin tonë e viziton një kryetar apo delegacion i lartë shtetëror dhe autoritativ i ndonjë shteti tjetër, dhe, atë ditë, përveç flamujve tanë shtetëror dhe kombëtar, hapësirat tona publike stolisen edhe me shumë flamuj të atij shteti mysafir; e kuptoj kur në vendin tonë mbahet ndonjë samit apo konferencë e karakterit regjional dhe ndërkombëtar, dhe, krahas 2 flamujve që i kemi, qytetet tona duhen të mbushen edhe me flamujt e shteteve pjesëmarrëse në atë takim; po ashtu, është e kuptueshme kur në festën e shpallur si zyrtare edhe në Kosovë, si ajo e “Ditës së Evropës”, vihen edhe flamujt e Bashkësisë Evropiane, ama, logjikisht dhe në princip, nuk e kam të qartë se, ta zëmë, pse në festën e 10 Qershorit, ditës së shënimit të festës tonë të madhe kombëtare të 132 Vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, na nevojitet ta mbushim qytetin edhe me flamuj të Bashkësisë Evropiane, Francës, Anglisë…etj. Le të më thotë dikush se, cili shtet normal në botë, e kremton një festë të traditës së vetë kryekëput kombëtare, duke u stolisur më tepër me flamujt e shteteve tjera se sa me ato nacionale? Si shembull konkret, ta zëmë, për çlirimin e Francës, gjatë luftës së dytë botërore, dihet se janë viktimizuar mira e mira amerikan, por ky shtet, kurrë gjatë kremtimit të festave të veta kombëtare, nuk i dekoron qytetet e veta as me një flamur amerikan. Posa e dëgjova lajmin e publikuar të arrestimit të aktivistëve të lëvizjes “Vetëvendosje” për heqjen e flamujve të shteteve tjera nga disa pjesë të qytetit të Prizrenit, më tepër nga kureshtja se sa të dal në mbrojtjen e tyre, menjëherë e thirra në telefon zëdhënësin e Policisë Regjionale të Prizrenit, dhe nga ai kërkova këtë sqarim: - “Për të qenë një veprim juridikisht i paligjshëm, paraprakisht, patjetër, duhet të ekzistoj një ligj apo formë e caktuar e ndonjë akti tjetër juridik i cili e mbron dhe e rregullon atë lëmi” - i thash. Më konkretisht, nga ai kërkova të ma jep informatën se me cilat dispozita juridike rregullohet që, në përvjetorin e një feste kombëtare sikurse është 10 Qershori, shënimi i 132 Vjetorit të mbajtjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, përveç me flamuj shtetëror dhe kombëtar, qyteti patjetër duhet të stoliset edhe me flamuj të shteteve tjera evropiane.

“Për momentin, nuk kam përgjigje”-, më tha zëdhënësi i policisë i cili dukej se edhe ai ishte i habitur me këtë pyetje,- “Të lutem, më jep më tepër kohë për përgjigje, në mënyrë që ta hulumtoj më detalish këtë çështje?!

Kuptohet, deri më sot, një përgjigje meritore nga ai, nuk e kam marrë ende. Dikush nga ata që në vete kanë ndjenja më të tepruara nihiliste dhe kozmopolite, si dhe dikush nga politikanët tanë në pushtet, në këtë dilemë time për shumicën në dukje ekstremiste, pres të më japinë atë përgjigjen e kuptueshme për logjikën e momentit se, ata i kemi miq që na kanë ndihmuar shumë dhe prezenca e tyre aktive është ende e shprehur në këto hapësira tona.

Pa dyshim! Çdo respekt për miqtë tanë, pa ndihmën ushtarake dhe ekonomike të të cilëve ne sot nuk do ta kishim këtë Kosovë ashtu si është, por, me sa duket, në mesin e shumë formave tona specifikave në raport ndaj shteteve tjera vardisëse, ekziston edhe një dukuri e çuditshme e kësaj natyre. Fenomen në vete që edhe më tepër e sforcon bindjen, për ekzistimin te ne të një prirje patologjike të servilizmit dhe nënshtrimit të tepruar ndaj të huajve. Këtë, mbase, edhe këta “miqtë tanë” e kanë kuptuar që moti?!

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 2 here
  • Blerimi E marte 22 Qershor 2010 11:22

    Vallahi, po ēuditem pėr energjinė tuaj, ti autor i shkrimit! Ti vazhdon tė shkruash, e tė shkruash, kurrė pa i ra nė temė dhe gjithmonė me disa ide fikse, kinse origjinale! Dėgjoje kėtė dashamir: pusho, pusho, se shkrimet mbesin, nuk janė sikur kur flet diēka dhe e merr era! A po mendon ndonjėherė a po ia qėllon diēkahit, a po ofron ndonjė argument, apo vetėm po shkruan pėr tė shkruar? Pėr kualitetet e shkrimeve tua nuk kam asnjė koment, ato e tregojnė vetė mungesėn e ēdo kualiteti, mungesat e tmerrshme nė gjuhėn standarde, por kėsaj radhe mė la pėrshtypje kreu i shkrimit. Allahile, a mund tė mė tregosh se ēfarė ėshtė kjo MIRA E MIRA AMERIKAN... Ēfarė ėshtė kjo mirao vlla?! A ėshtė kjo shqip, a ēfarė?!

    Reply

  • uikghgj E mėrkure 10 Nėntore 2010 23:30

    shume mirre

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve