Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Siria, Kosova dhe humanizmi

Autor: Artan Musliu E mėrkure 8 Shkurt 2012 20:23 PM

 

Sot jemi dëshmitarë të një masakre të paparë, të një gjenocidi, të torturave të llojllojshme, të dhunës që nuk po kursen asgjë, as të vegjlit e as të mëdhenjtë, as pleqtë e as fëmijët, as meshkujt e as femrat, as shtëpitë e as xhamitë. Dhunë kjo e cila po ushtrohet me metoda të pa para deri më sot, e tërë kjo dhunë po ushtrohet nga ana e regjimit Sirian mbi popullin e tij të pafajshëm të cilët po kërkojnë të drejtën e vetëqeverisjes.

Siria sot, e përfshire nga bombardimet, e veçanërisht në Homs, ku siç duket i biri po ec hapave të atit duke dashur ta përsëris masakrën e bërë në Homs, na e kujton Bosnjën e para disa viteve, ndërsa të shpërngulurit nga Siria po na i përkujtojnë të shpërngulurit nga Kosova.

Regjimi sirian dhe përpjekjet për të shtypur popullin që kërkon liri na e kujton regjimin e Serbisë i cili mundohej të shtypte kryengritjen tonë, prandaj Kosova dje dhe Siria sot kanë shumë gjëra të përbashkëta por pa dyshim se kanë edhe dallime, gjë që është shumë e natyrshme.

Ndërsa ne do të ndalemi në dallimin dhe ngjashmërinë kryesore, ku prej dallimeve kryesore do të përmendim atë se në Kosovë kishim të bëjmë me një popull krejtësisht të ndryshëm nga ai i regjimit, ndërsa në Siri kemi të bëjmë me një regjim që është i njëjtë me popullin, pra me regjim të dalë nga vetë populli, pavarësisht se a ishte me apo pa dëshirën e tij.

Ndërsa prej atyre gjërave të përbashkëta që kanë Kosova në vitet e 90-ta dhe Siria sot, është fakti se që të dyja ishin në kërkim të lirisë, në kërkim të një jete më të mirë, në kërkim të shprehjes së lirë, në kërkim të vetëvendosjes, në kërkim të shpëtimit nga dhuna, nga torturat, nga shtypja, nga vrasja, nga persekutimet, etj.

Andaj, nëse shikojmë në format dhe metodat e dhunës të përdorura në Kosovë dhe në Siri, do të gjejmë se ato janë të njëjta, thuajse po dalin nga e njëjta dorë, nga e njëjta shkollë, nga të njëjtat mësime, thuajse të gjithë diktatorët janë të njëjtë.

Por a thua vallë, pse të gjithë ata që kërkojnë liri, pse të gjithë ata që kërkesat i kanë të njëjta nuk janë njësojë?!

Pra, pse kosovarët sot kur po e gëzojnë një liri, edhe pse gjysmake, e kanë harruar kaq shpejtë se çka do të thotë të jesh i nënshtruar, pse nuk po e ngrenë zërin kundër dhunës, e cila kur nënshtrohej mbi ta i gëzonte fakti kur dëgjonin se dikush është ngritur në mbrojtje të tyre, ndërsa sot ata nuk po e mbrojnë askënd?!

Pse nuk po bashkohen në humanizëm? Sot kur e tërë bota e ka ngritur zërin kundër dhunës në Siri, pse ne po heshtim??

Pse ne po bëhemi përkrahës të Rusisë dhe Kinës? A po e bëjmë këtë me vetëdije apo këtë po e bëjmë si shumë gabime të bëra deri më sot nga mos përvoja jonë në politikë, a thua edhe kësaj radhe do të dëshmojmë se ne nuk meritojmë shtet për arsye se ne nuk dimë se çka është humanizmi dhe çka është të qenit njeri?

Edhe nëse këtë situatë mundohemi ta shtjellojmë në atë që quhet "politike", prapë Kosova do të duhej të ishte e para që do ta ngrite zërin kundër kësaj dhune, e kjo për dy arsye: e para, sepse ky regjim nuk na ka njohur ende si shtet, sepse ky regjim nuk ka shpëtim, sepse ky regjim ishte bashkëpunëtorë i Rusisë dhe i Serbisë, dhe se asnjëherë nuk ishte në anën tonë; dhe e dyta, sepse ne e pamë në disa vende arabe, me në krye Egjiptin, se pas rënies së regjimeve politikat e tyre karshi Kosovës kanë ndryshuar tërësisht, andaj le ta shfrytëzojmë këtë shans dhe le të dalim në mbrojtje të popullit sirian sepse në mos sot nesër ky popull do te vijë në pushtet, andaj le ta fitojmë simpatinë dhe përkrahjen e tyre që tani.

Pra, le t’ia mundësojmë vetës tonë që para këtyre vendeve që janë në tranzicion të jemi ballë hapur, të kemi të drejt të kërkojmë atë që duam, e të mos na ndodhë siç na ka ndodhur me shumë vende të cilët na ndihmuan e kur ata ishin në të njëjtin pozicion që ne ishim më herët, ne heshtëm.

Kjo për arsye se nëse njeriut si individ, apo shtetit si një tërësi, i bëhet një e mirë, një nderë, do të ishte pafytyrësi që ajo e mirë të kthehej me të keqe, e më i miri është ai i cili u prinë gjërave të mira.

Andaj, nëse këtë nuk e bëjmë duke i llogaritur ata si vëllezërit tanë në të qenit qenie njerëzore, së paku këtë do të duhej ta bënim për interesat tona personale.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • fida E mėrkure 8 Shkurt 2012 21:24

    Te lumt te lumt te lumt ,Artan ,Pomeduket ,se kryeministri dhe ministri i jashtem ekan lexu shkrimin tend dhe menjeher sod kan dalur me komunikat qe edenojn regjimin e Al-asadit qe po e shkakton ndaj popullit sirian ,.shumt e falenderojm qe na knaqe me keto shkrimi Zoti te ndihmoft ne studime te metutjeshme,selamua lejkum

    Reply

  • Abdullahu E premte 10 Shkurt 2012 23:39

    Artan, jeni shume aktual dhe njekohesisht fenomenal..te lumt

    Reply

  • Fikrije E mėrkure 15 Shkurt 2012 17:32

    Tema shume aktuale dhe e qelluar,e te gjitheve po na bren gjendja e Siris por deri me tani shumica e shteteve po shprehin keqardhje e asgje spo ndermirret e ne anen tjeter po vireten qdo dite njerez te pafajshem,shpresojm dhe lusim Zotin qe sa ma shpejt ti vie fundi edhe Besharit...

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve