Ahtisaari si mjeshtër i diplomacisë ka hartuar një plan i cili do të mund të interpretohet ashtu siç do të krijohen realitetet në teren.
Gjatë ditëve të fundit njëri pas tjetrit ambasadori francez Jean Francois Fitou, ai amerikan Christopher Dell dhe ai britanik Ian Cliff, në debatet në TV Mitrovica, deklaruan se nuk do të ketë Ahtisaari Plus.
Ambasadori francez e sqaroi në mënyrë figurative se Pako e Ahtisaarit është si një thes që fryhet e ngushtohet aq sa ka nevojë.
Ambasadori e tha një të vërtetë që unë e kisha shkruar gati 5 vite më parë, pak kohë para se të publikohej pako e Ahtisaarit.
Ja se çfarë shkruaja në “Epoka e re” më 26.01.2007:
“Mitrovica, Ahtisari dhe rreziku i (kon)federalizimit të Kosovës
- Sipas të gjitha gjasave, propozimi i Ahtisarit nuk do të shpallë të përfunduar betejën mes idesë kombëtare kosovare dhe asaj serbe. Ai vetëm do ta ndryshojë fushën e betejës. Nga një terren do të kalohet ne terrenin tjetër.
- Kjo betejë do të jetë e përqendruar në Mitrovicë, aty ku historikisht janë gjeneruar proceset politike që kanë dominuar Kosovën dhe më gjerë.
Sigurisht e keni vërejtur se sa me drojë e presin ndërkombëtarët hapjen e pakos së Ahtisarit. Përse? Sepse e dinë se çfarë përmban pakoja. Kështu një gjë është e qartë. Kur Ahtisari ta shpallë propozimin e vet, asgjë spektakulare nuk do të ndodhë. Zgjidhjen e tij pak kush do ta kuptojë, një pjesë e madhe nga të dyja anët do ta kuptojë në mënyrën si atyre u pëlqen, një pjesë shumë e vogël nga të dyja anët do ta kritikojë atë, por pjesa absolute në Serbi e Kosovë nuk do ta kuptojnë atë dhe do të presin se çfarë do të ndodhë. Shoqëria kosovare do të mbetet e patrazuar deri në momentin kur të fillojë implementimi i propozimeve të Ahtisarit. Atëherë Kosova do të përballet me sfidën shekullore.
Sipas të gjitha gjasave, propozimi i Ahtisarit nuk do të shpallë të përfunduar betejën mes idesë kombëtare kosovare dhe asaj serbe. Ai vetëm do ta ndryshojë fushën e betejës. Nga një terren do të kalohet ne terrenin tjetër. Ai që do ta kuptojë i pari këtë do të përfitojë. Beteja do të vazhdojë derisa të dëshmohet ose se kosovarët nuk janë brumë nga i cili krijohet shteti, përkatësisht nuk mund të formësohen si komb, ose që Serbia ta marrë dënimin meritor humbjen përfundimtare të Kosovës.
Kjo betejë do të jetë e përqendruar në Mitrovicë, aty ku historikisht janë gjeneruar proceset politike që kanë dominuar Kosovën dhe më gjerë. Tashmë dihet se Ahtisaari do ta shpallë komunën veriore. Kjo ka qenë ofertë e ekipit negociator kosovar dhe kërkesë e Beogradit. Me këtë edhe do të legalizohet rroli i saj i deritanishëm si kryeqytet i serbëve të Kosovës. Kosova që nga ky moment do të jetë politikisht bipolare. Ajo çfarë mbetet të shihet më pas është raporti mes këtyre dy qendrave të vendosjes.
Kosova në rastin më të mirë do të jetë si Maqedonia (Shkupi-Tetova), e në rastin më të keq si Bosnja (Sarajeva –Banjalluka) ose edhe më keq se Bosnja.”
Ky pra ishte shkrimi im i 4 viteve me parë, mesazhin e të cilit na e konfirmojnë tre ambasadorët më të rëndësishëm në Kosovë.
Pako e Ahtisaarit si një thes që fryhet andej ku ka më shumë presion
Simbolizmi i ambasadorit Fitou është plotësisht me vend. Ahtisaari si mjeshtër i diplomacisë ka hartuar një plan i cili do të mund të interpretohet ashtu siç do të krijohen realitetet ne terren.
Këtë e kuptuan në Beograd, por jo edhe klasa politike në Prishtinë. Beogradi në një anë mbylli njërin sy që sërbët në jug të lumit Ibër të pranojnë institucionet e Kosovës në mënyrë të krijohen komunat me shumicë sërbe që s’kishin ekzistuar kurrë më parë, ndërsa në anën tjetër përmes komunave në veri të mbahet situata e nderë.
Thelbi i planit të Ahtisaarit, pazari: 6 komuna të reja në këmbim të kontrollit në veri të Kosovës
Thelbi i planit të Ahtisaarit është një pazar i thjeshtë: Prishtina të krijojë 6 komuna të reja me shumicë sërbe në këmbim të marrjes së kontrollit të kufizuar mbi 3 komunat me shumicë sërbe në Veri të Kosovës (Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok). Këtë pazar Beogradi e refuzoi, por nuk e pengoi Prishtinën në krijimin e komunave me shumicë sërbe në jug të lumit Ibër sepse kjo ishte me leverdi për Beogradin. Kur ky proces u përfundua atëherë nisi barrikadimi për të imponuar pazar të ri politik pasi tani Prishtina nuk mund të kthehet prapa dhe t’i zhbëjë komunat me shumicë sërbe që i ka krijuar vet.
25 Korriku - rasti ideal që u kthye në fiasko
Rastin ideal qe me një aksion policor (natyrisht nëse do t’ishte përgatitur me kohë e mirë) Qeveria e Kosovës e humbi me 25 korrik 2011 ku u thye turpshëm nga bandat kriminale sërbe. Pas kësaj fiaskoje, pavarësisht se si do të quhet dialogu me Beogradin teknik apo politik, veriu pashmangshëm do të bëhet objekt pazari i ri, pazar ky që do ta gërryej edhe më tej atë pak substancë të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereKosova do tishte me fat sikur ta kishte per President Nexhmedin Spahiun.