Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Sllovenia pas referendumit

Autor: Albinot Maloku E marte 20 Korrik 2010 11:35 AM

 

Pavarёsisht asaj se qё dёgjojmё pёr çdo ditё, nga liderёt e Bashkimit Evropian se kufijt atje nuk kanё shumё rёndёsi, kjo nё fakt nuk qёndron. Kohёve tё fundit nё kryeqendren sllovene, e cila ka njё eksperiencё mjaftё tё mirё si antare e BE-sё, mё sё shumti ёshtё folur pёr problemin kufitar tё njё gjatёsi prej gjasht qindё metra, tё kufirit detar dhe tokёsor mes Sllovenisё dhe Koracisё.

Ky problem i cili mё sё shumti ёshtё pengesё pёr Kroacinё, e cila duhet tё vazhdojё me hapat e saj drejt antarёsimit nё BE, nuk ёshtё injoruar nga Brukseli, por ёshtё kёrkuar qё pёrmes marrёveshjes tё zgjidhet ky problem para se tё ndodhё integrimi i mundёshёm i kёtij vendi nё BE. Ajo e cila mё sё shumti i ka irrituar kroatёt ёshtё deklarata e kryeministrit belg, Yves Leterme, shteti i tё cilit kryeson BE, se “Koracia duhet para se tё hyjë nё BE tё zgjidhё problemet kufitare me BeH, Malin e Zi dhe Serbinё”. Kёtё kёrkesё kroatёt e kanё parё si thirrje qё praktikisht t’i bёhen pengesa Kroacisё drejt antarёsimit.

Pёr tё zgjidhur mosmarrёveshjen mes Sllovenisё dhe Koracisё, Lublana zyrtare me gjashtë qershor tё kёtij viti ka organizuar njё referendum, pёrmes tё cilit edhe populli do tё thoshte fjalen e tij, nёse ata pajtohen apo jo qё me marrёveshje tё arbitrazhit tё zgjidhet problemi mes dy vendeve.

Pyetjesё, “A jeni pёr atё qё tё pranohet Ligji mbi Ratifikimin e Marrёveshjes sё Arbitrazhit mes Qeverisё sё Republikёs sё Sllovenisё dhe Qeverisё sё Republikёs sё Koracisё, tё cilin e ka miratuar Parlamenti Shtetёror nё mbledhjen e datёs 19, prill 2010?”, 51, 48 pёrqind e sllovenёve i thanё “Po” kurse 48,52 pёrqind i thanё “Jo”. Kryeministri slloven Borut Pahor, i cili mё sё shumti ka ftuar qё sllovenёt dhe Sllovenia t’i thonё “Po” marrёveshjes, kёtё fitore tё ngusht tё “Po”-sё sllovene e quajti “Pёllumb tё paqёs”, kurse nё anёn tjetёr, lideri i opozitёs, kryetari i SDS Janez Jansha kёtё “Po” e ka quajtur “tradhёti e interesit nacional”.

I tёrё ky proces i cili sipas kolumnistit slloven Jaka Bartolj, ka qenё vetёm njё energji e re nё jetёn politike tё qeverisё Pahor, pas shumё skandaleve dhe momenteve humbёse tё tij. Pёrbrenda popullit slloven pas kёtij referendumi mbretёron atmosfer optimiste, karshi asaj qё Sllovenia edhe pse ёshtё parё nga kroatёt si destruktive nё procesin e saj integrues, ka treguar maturi dhe vullnet qё tё mos i pengoj asaj nё rrugen drejt BE-sё.

Republika e Sllovenisё nga tё gjitha republikat dhe njёsitë federative tё ish-Jugosllavisё ka bёrё pёrparimin mё tё madh. Njëzet vjetё pas pavarёsisё, kjo republikё ish-Jugosllave ka bёrё progres shumё tё mirё drejt ndёrtimit tё institucioneve demokratike, dhe qё ёshtё mё kryesoria ka adoptuar ushtrinё e saj me standartet dhe normat perёndimore.

Miratimi pozitiv i kёtij referendumi konsiderohet edhe nga instancat tjera ndёrkombёtare si shumё i rёndёsishёm, dhe i cili mund tё pёrdoret si recept pёr zgjidhjen e probleve tjera kufitare mes shteteve tjera tё ish-Jugosllavisё.

Sekretaria amerikane e shtetit, Hillary Clinton rezultatet pozitive tё kёtij referendumi i ka cilёsaur si shumё tё rёndёsishme, ku ka thёnё se “populli i Sllovenisё ka ndihmuar qё regjioni tё jetё sa mё afёr integrimeve Europiane”.

Tek liderёt tanё ngelёt qё tё mos i injorojnё problemet e Kosovёs qё ka me kufijt e saj dhe tё mos vendosin kurrё pёr ta, pa marrё edhe fjalёn e popullit.

 

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve