Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
Stabiliteti Politik ēelės pėr integrimin ekonomik
artikuj

Mr. Lulzim Beqiri

Prishtina, Kosovė

l.beqiri25@gmail.com www.mesazhi.com

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

Stabiliteti Politik ēelės pėr integrimin ekonomik

Autor: Mr. Lulzim Beqiri E marte 10 Korrik 2012 10:05 AM

 

Stabiliteti politik është një faktor esencial për normalizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm eko¬nomik të çdo vendi. Lufta e fundit në Kosovë bart me vete edhe një sërë transformimesh në rrafshin politik dhe ekonomik. Me përfundimin e luftës, fokusimi i udhëheqjes kosovare u shtri në hartimin e strategjive për “një shtet të ri” para së gjithash politik. Ky fokusim, për legj¬i¬t¬i¬m¬itet ndërkombëtar karshi Kosovës, duke u konsideruar primar dhe çelës për fushat tjera të zhvillimit të vendit, mori energjinë më të madhe të përkushtimit. Madje Kosova si “rast politik” (dhe vetëm politik) është ende shumë aktual. Kosova është ende e pranishme në mediat botërore. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mediat ndërkombëtare janë duke e përcjellë betejën diplomatike (mes udhëheqjes kosovare dhe asaj serbe). Kjo dërgon një imazh të jost¬a¬b¬ilitetit tek investitorët e huaj. stabiliteti politik mund të thuhet se është i rëndë, për shkak se njëri ndër faktorët kryesorë që ndikon në këtë mos stabilitetit politik janë telashet e vazhdueshme nga strukturat paralele të Serbisë që kemi në veri të vendit. Edhe pse deri më sot, Kosova është njohur afërsisht prej 90 shteteve, duke përfshirë 22 Shtete Anëtare të BE-së, megjithatë refuzimi i pjesës tjetër i vendeve anëtare për ta njohur Republikën e Kosovës po e pengon zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit. Duke u nisur nga fakti se anëtarësimi i Kosovës në programet e Bashkimit Evropian kërkon një vendim unanim të 27 shteteve anëtare të BE-së me çka kjo çështje automatikisht merr karakter politik atëherë mbetet sfidë e madhe për institucionet relevante që të fillojnë menjëherë ngritjen e kapaciteteve të domosdoshme të ministrive përkatëse institucioneve dhe organizatave biznesore.

Hartimi i projekteve dhe strategjive duke normalizuar raportet me shtetet që tashmë njohin shtetësinë e Kosovës dhe duke ndjekur ecurinë e njohjeve tjera Kosova mund të normalizojë edhe fun¬k¬sionimin ekonomik të vendit. Në këtë kuadër, ndërmarrjet kosovare mund të kenë qasje më të shpejtë e më të plotë në hartën evropiane të veprimtarisë së tyre dhe të përfitojnë nga për¬vojat, investimet, projektet dhe instruksionet që mund të marrin nga shtetet e Bashkimit Evr¬o¬pian.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Stabiliteti Politik ēelės pėr integrimin ekonomik


Arkivi i autoreve