Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Tė ndaluarit

Autor: Mr. Bashkim Aliu E diel 15 Janar 2012 00:33 AM

 

Jo rallë herë autorë, studiues dhe shkrimtarë të ndryshëm kanë shkruajtur dhe kanë folur për të ndaluarit, gjegjësisht, ata që për motive të ndryshme nuk kanë mundur t’i gëzojnë të gjitha gjërat që i kanë gëzuar edhe tjerët, edhe pse kanë jetuar afër njëri-tjetrit, dhe logjikisht ka qenë e pa akceptueshme të mund njëra palë të jetë e ndaluar, e tjetra t’i gëzojë ato gjëra. Por, ja, bën vaki edhe kjo. Të ndalurarit, nuk vehen vetëm në kontekst ekonomik, por në të gjitha kontekstet, përfshi në veçanti atë kulturor, medial, ligjor etj.

Të jeshë i ndaluar, më mirë kuptohet nga shqiptarët në trollin e Ballkanit dhe nga muslimanët në përgjithësi në botë. Kjo, ngase ky popull, në shekullin e fundit, aq shumë pësoi, sa që gati nuk i gjen shembull në botë, por falë Allahut, arriti t’i tejkalojë të gjitha këto kriza dhe mos të zhduket biologjikisht. Struktura multireligjioze, multinacionale dhe multikulturore e Ballkanit, nuk ka asocuar edhe në shqiptarët, në mendësinë e shovinistëve të këtij nënqielli, të cilët në emër të nacionalizmit dhe fundamentalizmit fetar ortodoks, i bënë masakrat më të mëdha në historinë më të re të Ballkanit, dhe lëvizën të tërbuar në drejtim të mobilzimit të masave të cilave u prinin për të besuar se ky entitet nuk ka të drejtë të jetojë në këtë hapësirë, e nëse kjo nuk mund të arrihet, atëherë, nuk duhet të lihet të jetojë i lirë, por duhet të jetë i ndaluar dhe i shtypur. Kjo mendësi i solli luftërat shfarosëse me pasoja afatgjata për rajonin e Ballkanit, dhe, njëkohësisht, krijoi klimë pasigurie dhe urrejtje në mes popujve të cilët ngjeshur jetojnë në këtë territor jo gjithaq komod për numrin dhe shtrirjen e tyre. Thënë më qartë, për shqiptarët dhe muslimanët nuk është caktuar vend në këtë hapësirë plot diversitete, por ata janë parë si mish i egër dhe të huaj në tokën e vet. Për rrjedhojë, edhe u ndaluan nga shumë gjëra, mos po arrihet në këtë mënyrë të ftohen nga dëshira për të jetuar këtu.

Të jeshë i ndaluar, do të thotë, të mos keshë të drejtë të qahesh për padrejtësitë që t’i bëjnë, dhe mos e ngreshë zërin se po të mëshohet tepër në shpinë.

Të jeshë i ndaluar, do të thotë të injorohesh nga tjerët në të gjitha aspektet, e ti mos të keshë të drejtë ta kontestosh këtë injorim, e lere më, edhe t’i, në mënyrë reciproke, t’i injorosh ata.

Të jeshë i ndaluar, do të thotë, ata të ta ndalin rrugën, e ti, jo vetëm që nuk ke të drejtë t’ua ndalish rrugën, por edhe ndalohesh të thuash se duhet edhe atyre t’u ndalet rruga.

Të jeshë i ndaluar, do të thotë, të mos mund të thuash se të kanë masakruar e shtypur kriminelët, por të punosh t’i relaksosh marrëdhëniet me xhelatët. Apo, të mos keshë të drejtë t’ua mësosh brezave t’u se kënd e ke patur mik, e kënd e ke patur armik gjatë historisë, ngase kjo e prish atë far imazhin tënd prej njeriu dhe qytetari modern. Pardon, këtë mund ta bësh vetëm të shtrembëruar, gjegjësisht ta quash kriminel atë që s’të ka bërë krime, por, këtë ta bësh vetëm pse tjetri kështu don dhe kështu i konvenon, e ta quash mosmarrëveshje krimin që ta ka bërë tjetri.

Të jeshë i ndaluar, do të thotë, të ngelesh i izoluar dhe i margjinalizuar, i privuar t’i shfrytëzosh edhe të drejtat themelore që t’i ka falë Krijuesi në atë që Ai vetë e ka krijuar, si rrugët në tokë, e ata që të kanë izoluar të lakmohen dhe të luten t’u hapen shumë rrugë, nëse pak zbuten ndaj teje.

Të jeshë i ndaluar, do të thotë, të mos kërkosh të flasish gjuhën tënde, të shkruash në gjuhën tënde, dhe t’i lexosh dokumentet dhe shkrimet zyrtare në gjuhën tënde, ngase shumë kërkon, dhe ia ul rejtingun palës tjetër, edhe pse kjo është e drejta jote, e tjetri, ndihmmohet të gjejë zgjidhje për ta përvetësuar legalisht atë që nuk i takon, gjuhën, kulturën, historinë, simbolet dhe civilizimin e huaj.

Të jeshë i privuar, do të thotë, të obligohet fëmija jot, posa të fillon t’i shqipton shkronjat, ta mësojë gjuhën e tjetrit, në emër të integrimit, e tjetri, të ta flet ty jo gjuhën e vet letrare, por dialektin e huaj të gjuhës së vetë të formuar artificialisht.

Të jeshë i privuar, do të thotë, të mos keshë të drejtë të luftosh për tënden, për ta mbrojtur veten, kulturën, besimin dhe qenien në përgjithësi, se atëherë je njeri i dhunës, e tjetri kur të vret dhe të shkatërron, të quhet se vetëmbrohet.

Të jeshë i ndaluar, do të thotë, të mos keshë të drejtë t’i quash gjërat me emra të vërtetë, ashtu që agresorin dhe kolonizatorin, varësisht se kush është, duhet ta quash çlirimtar dhe luftues për liri dhe të drejta, edhe nëse të ka bërë shkatërrime dhe ka bërë krime mbi ty, e atë që sot e kësaj dite ia përdor të mirat që t’i ka lënë, ta quash barbar dhe pushtues.

Të jeshë i privuar, do të thotë, që atë që vret, mos mund çdo herë ta denoncosh, por varësisht se kush vret dhe ku vret, herë i aplauzon dhe e quan hero, e herë e shan dhe e lufton.

Të jeshë i ndaluar, do të thotë, që mos mund ta ngreshë dorën për ta mbrojtur veten, se shpallesh terrorist dhe njeri dhune; të mos keshë të drejtë ta dënosh padrejtësinë dhe tejkalimin e kufijve, nga palë të caktuara, se akuzohesh se je kundër vlerave të perëndimit; të mos keshë të drejtë t’i dënosh ata që urinojnë mbi kufoma njerëzish të vrarë, ngase konsiderohesh se ua mban anën terroristëve. E tjerët, të kenë të drejtë të bëjnë agresion në emër të lirisë; të ushtrojnë dhunë në emër të demokratizimit të rajonit; t’i shtrydhin popujt në emër të humanitetit, dhe kur nuk kanë kah t’ia mbanë, t’i shpallin kriminelët e tyre njerëz me të meta psiqike.

Ja, kështu është të jeshë i ndaluar. Por, jo vetëm kaq, edhe shumë më tepër, edhe pse një pjesë, vetë ti dhe njerëzit e tu e bëjnë.

Por, në fund, ndalimi i njeriut ka mbarim, do të kalojë, vetëm Krijuesi mos na ndaloftë nga të mirat e Tij, se atëherë të gjitha rrugët mbyllen.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • mubekiri E diel 15 Janar 2012 18:01

    selamu alejkum. O I DASHURI HOXHE,I MADHI ALLAH TE DHUROFT DITURI TE DOBISHME.TI JE I VETMI SHQIPTARE INTELEKTUAL QE KEMI FREKUENCA TE PERBASHKETA.VETEM SHKRIMET E JUAJA ME PUSHOJN.

    Reply

  • tiranasi E hėne 16 Janar 2012 11:39

    te lumte Hoxhe i nderuar ,Zoti te shperblefte.....

    Reply

  • Ahmeti-Zürich E mėrkure 18 Janar 2012 13:10

    KUSH KA FYTYRE,KA EDHE SHPIRTte tille kemi qene ne,andaj kemi duruar.Po,eshte e vertete qe QENDRESA ESHTE THEMEL I MENēURISNe kemi duru dheqendru,edhe ato ēka sduron njeriu-luften,gjenocdin,dhunimet,djegiet,plaēkitjet,varferin...Kurse varferia e mjerimi,nuk i bejne njerezit me te mire,por i prishin edheme zi.Ndersa sot kur tere bota i ka qelur syt,na pźrseri ne nė terr,tash-medet,prejtaneve,udheheqesis trathtare,vjedhin me zi se okupatori me pare.Devja ja ka falėnjeriut te gjitha,pos:kur ja ka qite gomarin ne karavan me i pri.Edhe né,me nukkemi fuqi me fal kerkend,se u mbush kupa,por siq ka thene i menēuri-ME FALPO,POR PASI QE TE VIRRET NE LITAR I FAJSHMIPaj edhe Kurani thot:-Durimii tepert,eshte cilesi e gomarit.Pra,tash e tutje:-Kush na mashtron,nuk eshte me prej taneve

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve