Ngjarja monstruoze e ndalimit të muslimanëve që ta kryejnë namazin e xhumasë në oborrin e xhamisë së djegur të Çarshisë në Prilep, nuk ka pse mos të na kthej në retrospektivë dhe të na bën të pyesim: A thua edhe një herë do të përsëritet historia e zymtë e muslimanëve në këto vise të Maqedonisë lindore, që para një kohe kanë qenë qendra të përmendura islame dhe shqiptare?
Mos të shkojmë më larg, por të nisim nga periudha e errët pesëdhjetëvjeçare e monizmit, është më se e qartë se cak i sulmeve dhe luftës së pakompromis të pushtetit monist kanë qenë edhe objektet fetaro-islame. Marrë parasyshë rolin që kanë luajtur xhamitë gjatë gjithë historisë në mbrojtjen e identitetit të popujve, pushteti monist vendosi që këtyre vatrave të dijes dhe ngritjes shpirtërore e intelektuale, t’u shpallë luftë të pakompromis, normalisht varësisht prej rrethanave dhe ambientit, janë përdorur forma dhe metoda të ndryshme kompatibile me realizimin e synimit në kushtet ekzistuese. Kështu, derisa në viset me popullatë më të madhe muslimane, fjala vjen si: Shkupi, Tetova, Gostivari, etj, shtypje i është bërë faktorit njeri, në viset ku muslimanët janë dëbuar me fuqi nga trolli i vet, dhe më pas këtyre viseve u është ndryshuar edhe përbërja demografike, fjala vjen si: Prilepi, Manastiri, etj, dhuna është ushtruar mbi faktorin njeri dhe mbi vetë objektet fetare.
Nisur nga kjo, në viset lindore të Maqedonisë, në formën më vullgare dhe të pamëshrishme janë shkelur pronat e muslimanëve dhe është ushtruar dhunë mbi objektet fetare. Sa për rikujtim, nuk ka qenë vetëm Enver Hoxha ai që ka mbyllur e shndërruar në magacine dhe muzeje xhamitë, por kjo dukuri haset edhe në Maqedoni, gjegjësisht në Prilep, Manastir e gjetiu, disa xhamia janë shndërruar në depo, muze, galeri artesh apo janë mbyllur fare. Të njejtin fat e kanë patur edhe pronat tjera të vakufit të cilat janë keqpërdorur nga pushtetarët sllav dhe vazalët e tyre shqipfolës në formën më zymtë. Më vonë, në periudhën e tranzicionit, kur njerëzit menduan se kaloi periudha moniste dhe u hap një faqe e re në historinë e këtij vendi, ndodhi skandali tjetër provokativ dhe tendencioz, gjegjësisht u vunë kryqat në sahatkullat e Prilepit dhe Manastirit, që të tregohet se muslimanët nuk kanë këtu çka të kërkojnë, apo thënë ndryshe u demonstrua një formë e inkuizicionit mesjetar ndaj objekteve islame.
E gjithë kjo nuk ka ndodhur rastësisht, por ka qenë e koordinuar mirë, me qëllim që popullata muslimane e këtyre viseve të detyrohet nga shtypja dhe pasiguria t’i len shtëpitë dhe të shpërngulet diku tjetër, si që ka qenë rast me shumë muslimanë të Vallandovës, Vinicës, Koçanit, apo më herët edhe të Nishit, Vranjës etj. Mënyra se si janë trajtuar muslimanët në këto vise dhe si është vepruar me objektet fetare, nuk të len të formosh botëkuptim tjetër pos atij që përmendëm.
Një hallkë të këtij zinxhiri diskriminues dhe racist ndaj muslimanëve, e shoh edhe intervenimin arrogant, brutal dhe jonjerëzor të organeve policore për pengimin e muslimanëve të Prilepit nga falja e namazit të xhumasë në oborrin e xhamisë së djegur të Prilepit.
Këtë konstatim e vërteton vetë akti i djegies së xhamisë në vitin 2001, si dhe vetë fakti i mosmerremetimit të saj nga ana e organeve shtetërore kaq vite me rradhë, edhe pse këto organe shtetërore financohen edhe nga muslimanët, edhe atë pikërisht muslimanët janë taksapaguesit më të mëdhej.
Vallë, edhe sa vite do të duhet të kalojnë që të merremetohet xhamia e djegur, që është një dëshmi e qartë e injorimit të pushtetit sllav çdo gjë që është islame. Po ashtu, edhe sa xhamia do të duhet të digjen dhe të mos merremetohen që Maqedonia të mos marrë raport pozitiv nga Komisioni Evropian? A thua nji shtet i cili bën ndarje të këtillë të qytetarëve në baza fetare dhe nacionale meriton të jetë pjesë e Unionit Evropian, i cili në mënyrë aq pompoze promovon në botë të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit, ofrimin e mundësive të njejta për të gjithë, luftën kundër racizmit dhe të gjitha formave të diferencimit, etj? A thua përfaqësuesi special i UE në Maqedoni, nuk e ka parë se xhamia e Prilepit nuk është merremetuar, që raporton pozitivisht në Bruksel për Maqedoninë? Po, dikush mund të thotë se s’kemi çka presim prej tyre, por këto janë pyetje që parashtrohen duke u bazuar në atë që ata vetë e promovojnë sot para opinionit botëror.
Thënë shkurt e qartë, këtu është shqetësues edhe qëndrimi i UE, ngase pas mbarimit të konfliktit të vitit 2001, kur u ndajtën mjete për meremetimin e kishës në Leshkë të Tetovës, edhe pse nuk e dogjën muslimanët, por vetë sllavët, kisha u përfundua dhe u vizitua nga përfaqësuesi special i UE. Ndërkaq, xhamia e Prilepit, jo vetëm që nuk u fillua aspak meremetimi i saj kaq vite me rradhë, por shteti i ndalon muslimanët që të falen edhe në oborin e saj, dhe që është edhe më tragjike, vepron me avazin e vjetër komunist që në këto vende, në qendrat e qytetit, xhamitë të mbyllen apo shndërrohen në muze, ndërkaq muslimanëve t’u jepen vende në periferi apo lagje rurale në vendet e urbanizuara, pra të lëna pas dore krejtësisht, që atje të ndërtojnë xhami. A thua kjo është e drejtë që mos e shqetësojë aspak UE dhe përfaqësuesin e saj, që me gojën plotë thonë se Maqedonia e paska vendin në Evropë. Nëse UE nuk e paska problem të pranojë shtete që ngriten mbi bazën e injorimit të një pjese të popullatës për shkak fesë dhe përkatësisë etnike, dhe në shekullin XXI formojnë enklava religjioze, më mbetet të pyes: Për sa Evropa (UE-ja) po flitet?
Thirrja që Xhamia e Çarshisë në Prilep të shndërrohet në muze, e assesi në faltore, tregon qartë se qeveria e Gruevskit ka plan të koordinuar që qendrat e qyteteve t’i fshijë nga elementet islame. Kështu është me projektin “Shkupi 2014”, ku në qendër nuk ka asgjë islame dhe shqiptare, dhe kështu është edhe me Prilepin, ku kundërshtohet që Xhamia e Çarshisë të shndërrohet vetëm në muze, e assesi në faltore. Në këtë mënyrë, kjo qeveri muslimanët mundohet t’i shkulë prej qendrave të qytetit e t’i mbyll në lagje-enklava jashtë qendrës së qytetit. Në fakt, kjo të jep të kuptosh se nëse kishin mundësi t’i dëbojnë muslimanët nga shtëpitë e veta, si që vepruan paraardhësit e tyre sllav në ish Jugosllavi, ata do ta bënin këtë.
Thirrja absurde se në atë vend nuk mund të funksionoj xhamia, të bën të kuptosh sa primitivë janë promotorët e privimit, ndarjes dhe enklavave në shekullin XXI. Vallë, paska logjikë të vehet kryqi i madh në mal, e nuk paska mundësi të funksionojë xhamia në mes të qytetit? Vërtet, absurd i llojit të vet.
Ata, për vete ndërtojnë manastire dhe kisha ku tu kujtohet, në mal, në fushë, në breg të lumenjve, etj, duke u munduar ta shuajnë nostalgjinë për një histori të lashtë në këto troje, që e kanë mungesë, ndërkaq muslimanët i privojnë nga xhamitë në vendet e urbanizuara. Po qese e merr rrugën për në Mavrovë apo Ohër, rrugës do të hasish plot kisha dhe kryqe, edhe pse janë në vende të pa banuara. Pastaj, në Kodrën e Diellit në Tetovë, kanë ndërtuar manastir, edhe pse atje nuk banojnë sllavo-ortodoks, ndërkaq muslimanët i privojnë nga xhamitë nëpër qytete ku ata banojnë. Vërtet, kjo është irrituese dhe tregon se sa destruktiv janë ata, e sa tolerant janë muslimanët.
Në këtë kohë kur UE thirr në integrim të Maqedonisë, nuk duhet lejuar që sllavët t’i privojnë muslimanët nga objektet e tyre fetare. Kjo është e drejtë e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare dhe evropiane. Për këtë,organizatat islame duhet të lëvizin me vendosmëri që të japin alarm për këto veprime ç’njerëzore dhe jodemokratike të pushtetit të Shkupit. Në këtë mënyrë do të vehet para përgjegjësisë edhe vetë UE. Ndërkaq, politikanët tanë aspak nuk i përmendi këtë rradhë, ngase ende nuk ka kaluar gjumi i dimrit. Të presim sa të vjen pranvera e të zgjohen. Inshallah dalin në sabah shëndosh e mirë dhe ma të freskët e të disponuar të punojnë për popull ...
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)