Kohëve të fundit i gjithë opinioni në Maqedoni, e posaçërisht ai shqiptar është i shokuar dhe i tendosur nga tentativat për kidnapime të fëmijëve.
Në fakt kidnapimi dhe tentativat për kidnapime të fëmijëve janë bërë si të thuash modë e kohëve të fundit. Si një akt barbar këto dukuri të këqija kanë qenë të pranishme vite me radhë nëpër shumë vende, por në trevat shqiptare deri kohën e fundit ishin dukuri apo fenomene të panjohura. Mirëpo, ajo që të shqetëson më së shumti është çështja se përse këto kidnapime, respektivisht tentativa për kidnapime të fëmijëve ndodhin vetëm në zonat shqiptare.
Thuaja se vetëm tek popullata shqiptare ka vend për prani të krimit, për prani të fenomeneve barbare.
Ajo që të habit më së shumti është heshtja qeveritare dhe “miratimi” i lehtë dhe shumë normal i këtyre tentativave për kidnapime, sa që të japin përshtypje se këto tentativa për kidnapime mund të kenë edhe përkrahjen e caktuar institucionale, ngase kohëve të fundit niveli i mosbesimeve ndëretnike është shumë i madh dhe në prag të shpërthimit dhe është fare e lehtë që të besohet se këto gjëra të shëmtuara kanë edhe miratimin e palës tjetër, respektivisht suportin e qarqeve të caktuara institucionale në formë direkte apo indirekte, qoftë ky veprim i kryer edhe nga shqipfolës të ndyrë që para së gjithash nuk janë njerëz. Përse sot në territorin e komunës së Likovës, Kumanovës (kujdes, vetëm në zonat shqiptare ama), në zonën e Shkupit (po ashtu pjesa shqiptare), si dhe në zona tjera shqiptare në Maqedoni fëmijët nuk janë të rehatshëm, ndërsa prindërit shqiptarë i shoqërojnë fëmijët e tyre vazhdimisht për në shkollë dhe për në shtëpi? Ngase pushteti aktual maqedonas është duke tentuar që vëmendjes së akumulimit të problemeve sa e sa vjeçare, t`ia ndërrojë kursin, respektivisht direkt apo indirekt locon apo sajon një dukuri apo fenomen të tillë barbar, në mënyrë që qenia shqiptare të njolloset, që zonat shqiptare të paraqiten si zona problematike ku nuk ka perspektivë dhe rehati, ku mungon klima e volitshme për rritjen e gjeneratave të reja dhe ardhmërisë së botës, (lexo fëmijëve). Eksponimi i zonave shqiptare si të rrezikshme para faktorëve ndërkombëtarë dhe opinionit publik flet për mungesën e një kulture demokratike të qeverisë maqedonase, ngase mungesa e investimeve në këto zona duhet të “arsyetohet” disi. Kësaj politike i ndihmojnë edhe disa komunjarë, qe më vjen turp ti them prefektë që pranojnë me ose padije që këto zona ku po ndodhin tentativat për kidnapime janë zona krize, me ç`rast i lehtësohet puna palës tjetër, sepse duke afirmuar kështu, ata vet e pranojnë se në zonat e tyre nuk ka qetësi dhe rehati.
E normal që nuk ka rehati, ngase fëmija shqiptarë i gjorë duke u privuar nga qeveritarët shqiptarë që na kanë zhgënjyer vazhdimisht, më shumë është i preokupuar se kur do ja fillojë lufta apo konflikti, në vend se të flet për gjëra të tjera, si për shembull ku do t`i kaloj pushimet verore, çka do të lexojë, cilin zhanër të librave e shumë e shumë gjëra tjera.
Fëmija shqiptarë i gjorë nuk ka kohë të ëndërrojë për gjëra që i`a shtojnë rritën ngase në çdo skaj mund të jetë gjah për kidnapim nga të ligët, në secilin kanal televiziv sheh dhe dëgjon për kidnapime, vrasje, burgosje dhe dënime drakonike ndaj shqiptarëve, në çdo katër vjet është i mësuar që të pres se kur do të fillojë lufta, kur do t`ia kris pushka e kështu me radhë. E përse? Sepse politi(kuajt) shqiptarë nuk i ofrojnë atij garancinë për rritje pa brenga dhe me perspektivë, por i ofrojnë varfëri. Po këta qeveritarë atij nuk i ndërtojnë një kopsht për lojtore si dhe disneylande, sikurse që i ndërton pala maqedonase fëmijëve të tyre, por i shkatërron edhe pak ato gjëra dhe ëndrra që i ka.
Mallkuar qofshin ata politi(kuaj) që nuk mendojnë për ardhmërinë e fëmijëve të tyre dhe fëmijëve të tjerë, sepse ata janë të gjithë njësoj, janë fëmijë, ej more janë fëmijë të shkretët. A thua i kanë mësuar dhe lexuar Konventat e garantimit të të drejtave të fëmijëve dhe moscenimit të dinjitetit dhe ëndrrave të tyre?! Pajë, çfarë të lexuara ore, ata nuk dinë të lexojnë, ngase edhe po të lexojnë, lexojnë mbrapsht ose i ngatërrojnë shkronjat.
“Mos u prishni lumturinë, mos i`u prekni dashurinë, as kërkush mos ta provojë se nënat s`ju lejojnë” janë këta vargje të këngëtares shqiptare Parashqevi Simaku, që kisha dashur që secili njeri, qoftë ai edhe me pamje të njeriut dhe brendësi monstrumi t`i dëgjojë dhe ti ketë parasysh.
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)