Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Terroristėt gazetarė, injorant apo hileqar!

Autor: Gentian Jetishi E premte 5 Mars 2010 09:45 AM

 

Ashtu siç mund ti lejë përshtypje ky titull ndonjë gazetari profesionist ngjashëm ndihen edhe myslimanët e sinqertë dhe të devotshëm kur në komunikimet publike gazetarët pa përjashtim veprimet e ndonjë myslimani nxitojnë ti klasifikojnë për terrorizëm e fundamentalizëm.

Dhuna dhe terrorizmi nga mediet që ushtrohet për disa vite edhe nga mediet shqipfolëse qoftë nga injoranca qoftë nga çarqet tendencioze parashtron shumë pikëpyetje për profesionin e gazetarit dhe konceptet që mund të krijohen nga këto veprime. Vërtet çfarë është në të vërtet ‘etika gazetareske’?! Çka është lajm i pa anshëm, ose çka është vet lajmi ?!!!

Kurdo që përmendet terrorizmi, sikur qëllimisht provohet të krijohet lidhje e pa qenë me veprimet e myslimanëve në vende të ndryshme e që domosdo ato veprime nuk prezantojnë ose nuk mund të justifikohen me Islamin madje ndoshta as nuk nisen prej kësaj prirje.

Enciklopeditë dhe ekspertët të fushave të ndryshme sqarojnë se termi terrorizëm është më i gjerë se konceptet aktuale e ndër te tjera terrorizmi i medieve që kohëve të fundit është i shprehur është prej këtyre llojeve të terrorizmit që duhet të luftohet dhe të konsiderohet dukuri negative.  

Vërtet është e çuditshme kur lexon aq gjëra të bukëra për profesionin e gazetarit, për etikën gazetareske, për të ashtuquajturin informim objektive e të paanshëm ndërsa sa herë kap në dorë gazetën apo hap TV për të parë lajmet duhet të pështysh në to nga ato që s’përkojnë askund me të vërtetën.

Një kohë të gjatë në ambientet shqiptare flitej për mungesë të lexuesit ose siç e thoshin disa me pafytyrësi ‘mungesën e kulturës së leximit’.

Thuhet se shembujt më të mirë janë ata personal. Nga perspektiva ime unë jam i etur për të lexuar ndonjëherë më mendoj se për lexim etëm më shumë se sa për ujë.  Por e kam dobësi të lexoj në mes rreshtave, e kur lexojë në faqet kryesore top lajme ‘e tëra  titull’, analiza të pa vend dhe shumë tendencioze, lajme jo reale të përkthyera më vjen të vjedhë.

Duhet me qenë njeriu në ekstremitet injorant që të paguaj për këto gazeta , që të fyejnë vlerat e tua me qëllim, që provojnë ta shpërlajnë trurin dhe ta mjegullojnë mendjen.

Laramani e mas-medieve dhe shumësia e tyre e bëjnë që informacioni të shpërndahet më gjerë nga burime të ndryshme. Për ta bërë më të thjeshtë, censurimet që mund të i bëjë një medium ato mund të shihen si top-lajm te një medium tjetër dhe anasjelltas. Në këtë mënyrë publiku mund të shohë edhe anën tjetër të medaljes të cilën njëri e fsheh e tjetri e publikon.

Lajmet ndërkombëtare të ashtuquajtura të tilla në mas-mediet tona nuk janë asgjë por programe të huazuara të produksionit të huaj dhe të përkthyera . Ngjashëm janë edhe disa analiza e komente nga disa super analist dhe ‘ekspert’ që të befasojnë me injorancën ekstreme që din të tregojnë për më tepër të befason fakti se ato pos që nuk janë reale dhe të qenit tendencioze ato s’kanë asgjë të përbashkët dhe dobi për publikun shqiptarë të cilit iu shërbehen. Qartazi në to s’ka asgjë kombëtare, morale, etike dhe profesionale. Thjesht program ekonomiko-propagandistikë .  

Ndoshta dikush nga injoranca e dikush në përpjekje për të qenë pjesë e trendëve botërore, sikur çdo veprim të myslimanëve provon ta ndërlidh me dukurit negative për të bërë lajme interesante të trendit.

Domosdo për lajm provohet që edhe myslimanët shqiptarë të lakohen në etiketimet globale dhe ndërlidhjeve gjithnjë të paqena në mes Islamit (PAQES) dhe terrorit. Për këta ‘gazetarë’ nuk ka lidhje fakti që myslimanët shqiptarë përbëjnë shumicën e popullit dhe se ata për 600 shekuj u njohën për paqësor e vizionarë madje edhe protektor fanatik të identitetit kombëtar.  Për këta gazetarë nuk ka rëndësi që Islami thërret në paqe, respekt, shkencë – fakti që Kurani ka mbi 1200 citate shkencore të zbuluara kohëve të fundit për ta nuk tregon ndonjë rëndësi. Ata duan, presin madje diku edhe ngrenë kurthe për ndonjë ekses   vetëm për të bërë lajm ‘të trendëve’.

Si duket u ka humbur durimi dhe janë lodhur nga pritje me një këmbë për disa vite që të kenë një rast të tillë, që me të terrorizojnë lexuesin.

Nuk kanë qenë të pakta edhe shkrimet që kanë indinjuar myslimanët shqiptarë nga vetë këta gazetarë që sikur bashkë e ndanim të njëjtin identitet. Gjykimet raciste, islamofobike, që janë bërë pjesë e fjalorit të gazetarisë e analistëve, nuk do të ketë ditë të Zotit që mund të pranohen. Ato janë kulturë e ulët dhe mungesë inteligjence.

Ekspertet gazetarisë, asociacionet e gazetarëve duhet të reagojnë përball veprimesh të tilla të njerëzve të profesionit të tyre, në të kundërtën do ta shndërrojnë profesionin e gazetarisë në një profesion të urryer dhe të pa respektueshëm për masën.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com


Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i autoreve