Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Thirrjet e turpit

Autor: Mr. Bashkim Aliu E marte 18 Maj 2010 10:31 AM

Në shoqëritë demokratike, shprehja e mendimit të lirë dhe e drejta për të protestuar për një të drejtë dhe liri të privuar nga pushteti, është prej fenomeneve më normale dhe prej të drejtave të garantuara me ligj, si në nivel nacional po ashtu edhe ndërkombëtar. Këto të drejta janë të garantuara me të gjitha dokumentat relevante dhe konventat ndërkombëtare. Realisht, kjo e tregon pjekurinë e popullatës për t’u shprehur në opinion për kërkesat e veta dhe pjekurinë e shoqërisë civile që ta senzibilizojë opinionin e gjërë për defektet e politikës dhe drejtimit të gabuar të politikbërësve në trajtimin e çështjeve të ndieshme nga të cilat mvaret edhe stabiliteti i shoqërisë dhe siguria në vend.

Mirëpo, në hapësirat ballkanike ku demokracia akoma nuk ka zënë vend, bile që është ma e keqja, përdoret si rrugë për promovimin e atyre që më së paku janë të pjekur për demokraci dhe garë idesh e programesh, por janë të mësuar që gjërat t’i pastrojnë natën pa u vërejtur dhe në qetësi, ashtu që ditën mos bëjnë zhurmë dhe kallaballëk, shprehja publike e qëndrimeve të kundërta me pushtetin, shihet si konspiracion, avanturë dhe rrugë e gabuar e realizimit të kërkesave dhe agjendave.

Sikur të ishte e saktë vetëm ajo se qëndrimet e këtilla janë rezultat i mentalitetit të paformatuar nga sistemi i kaluar, që ende kuadrot e formuara në frymën e atij sistemi manevrojnë në skenën poltiike në pjesën më të madhe të shteteve ballkanike, natyrisht edhe në Maqedoni, do të ishte më lehtë për të bërë vlerësimin e politikës së tillë kontraverse dhe qëndrimeve të tilla miope, por, revolta kundër shprehjes publike nga shoqëria civile e kërkesave të veta dhe shprehja e pakënaqësisë nga ajo që bën pushteti, është rezultat i pazarllëqeve të cilat si zakonisht i bëjnë partnerët e koalicionit, edhe pse në dëm të interesave të popullatës së diskriminuar, në rastin tonë të shqiptarëve, dhe tash, për mos t’u prishë rehatia dhe komoditeti i grupeve të interesit, për mos t’u mobilizuar popullata përmes shfaqeve publike, luftohet forma e këtillë e civilizuar dhe tipike demokratike e rezistimit ndaj politikave të dështuara të subjekteve që thirren në emër të popullit, e për të nuk bëjnë asgjë.

Mentaliteti i këtillë demode për shoqëritë e përparuara, u demonstrua edhe në thirrjet që i lëshuan njerëzit të cilët u sollën në hapësirat e institucionit fetar islam në Maqedoni, me rastin e organizimit të evenimentit kulturor “Dëshmi për Burmalinë” në sheshin e Shkupit, gjegjësisht në vendin ku ka qenë para disa dekadash xhamia Burmali, e që u rrënua nga pushteti mizor serb. Ata përmes një zëdhënësi që mund ta ravijëzosh më thjesht si “Bukurosh me flokët plot gell”, e derdhën krejt mllefin e vet ndaj mentalitetit pluralist që nuk njeh monopol dhe pyetje të “bossit” edhe kur të del për nevojë fiziologjike. Në vend që të mbështesin iniciativa të këtilla kulturore që senzibilizojnë opinionin e gjërë për të drejtat tona të ozurpuara, ata turpshëm thirrën në bojkotimin e kësaj iniciative duke përdorur një vokabular tipik për mentalitetin totalitar sipas të cilit çdo një që është jashta shemës së “pogllavarit” është kundërshtar dhe oponent që duhet luftuar me të gjitha mjetet e mundëshme, si dhe duke u munduar të delegjitimojnë palët e këtilla me shprehjet “i ashtuquajturi këshilli koordinativ”, ndërkaq u ka dal krejt prej mendsh se jetojmë në vitin 2010 e jo në 81-shin kur është pyetur edhe për çështjet e fesë “centrallni komiteti” (Komiteti qëndror), dhe se tash është e lirë themelimi i organizatave joqeveritare dhe formimi i këshilleve nga këto organizata, dhe në shoqëritë demokratike është absurd dhe non sens që sektorit civil t’i thuash i ashtuquajtur. Kjo tregon se nuk kanë qasje një rrjet në gjithë territorin e jetës shoqërore.

Në vend që të lëshojnë thirrje të këtilla, do të ishte më e rrugës që të ndalen e të mendojnë vallë pse këto organizata islame dalin në shesh të zhvillojnë aktivitet të këtij lloji për xhaminë Burmali? Sikur të kishin qenë punët në dyzen, me siguri nuk do të kishte një aktivitet të këtillë. Sikur institucioni fetar islam me kohë t’i kishte shiquar këto punë si duhet, sot nuk do t’i kishim sot këto probleme. Kur shohin se dikush tjetër është duke punuar, atëherë zgjohen prej gjumi dhe e pinë kafen e mëngjesit pak para perëndimit të diellit. I gjithë ai teatër akuzash në mes tre subjekteve përkitazi me xhaminë Arasta në Shkup, flet mjaftueshëm në mbështetje të asaj që e konstatojmë ne.

Është mjaft indikativ vokabullari që e kanë përdorur në muhabetin për mediat, gjegjësisht përpjekja e tyre që ta bindin opinionin mos e shpreh vullnetin në formë të kulturuar me një eveniment kulturor në shesh të Shkupit, me pretekst se ky aktivitet e dëmton ndërtimin e xhamisë. Vallë, mos e paskeni Gruevskin djalj përmall, e nëse do të dalim në shesh do t’i prishet qejfi dhe do të na hidhërohet?! A nuk mjafton lutja për “bllagosllov” që e bëtë për të që mos t’u hidhërohet?! Në shoqëritë demokratike pushteti jep llogari para popullit, e jo populli para pushtetit. Me këtë thirrje, e thirrni popullin që të bëjë llogari se si sillet, me qëllim që mos e nervozojë dhe hidhërojë këtë far alamet kryeministri me gjithë këtë rejting të lartë që e ka bërë falë veprimeve të këtilla totalitare që janë për të margjinalizuar jo sllavët dhe joortodoksët.

Thirrjet për bojkot të iniciativave qytetare me karakter kulturor për të favorizuar informimin për të drejtat e ozurpuara, nuk janë tipar i shoqërive të përparuara, por janë trashigimi tipike e sistemit monist. Po ashtu, thirrjet për bojkot me pretekst se keni marrëveshje të fshehtë për publikun, në këtë kohë, nuk mund t’i bindin as fëmijët, e lene më të rriturit. Ky njeri nuk u përmbahet gjërave që i ka nënshkruar publikisht, bile në prezencë të faktorit ndërkëmbëtar, e lene më atë që ua paska thënë në vesh juve, që e di mirë se sa peshoni te masa e juaj.

Kjo thirrje e artikuluar nda dera e institucionit fetar islam të Maqedonisë, realisht është e përpiluar në zyrat e kryeministrisë, ngase përmes pengimit të këtyre aktiviteteve. Kryministri do të realizonte dy qëllime:1- Do t’i tregonte elektoratit maqedonas se ende duhet t’i ngritet rejtingu, ngase jo vetëm në aspektin kombëtar, por edhe në aspektin fetar, ngse edhe mbi institucionin fetar ka kontroll të plotë; 2- Do të tregonte për sy e faqe para faktorit ndërkombëtar se në aspektin fetar çdo gjë është okej, nuk ka ankesa publike të karakterit fetar.

Lutja për “bllagosllov” të premierit, nga ana e njeriut që ulet në karriken e kryetarit të BFIM-së, si duket nuk u pranua, ngase ky kryeministër nuk i sjell këtij vendi tjetër pos tendosjeve të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare, për këtë edhe jo të gjithë luten për bekimin e tij. Palët tjera, pas mosdukjes së rezultateve të lutjes për bekim, duhet ta ngrenë zërin për senzibilizimin e opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar për diskriminimin fetar dhe kombetar që bëhet në Maqedoni.

Sa për atë që thanë se falja e namazit duheshka të “bekohet” nga kreu fetar, e pastaj të lejohet, edhe pse nuk ka faktor njerëzor që mund ta bekojë namazin, kushtimisht themi:Mirë që nuk u bekua, se edhe ky bekim do të mbaronte si ai i kryeministrit.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com


Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i autoreve