Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

To be or not to be!

Autor: Qerim Isufi E marte 16 Shkurt 2010 14:53 PM

 

Ashtu i ulur pranë kompjuterit, duke shfletuar dhe hapur faqe të ndryshme, hasa në një vendim të njëfarë Çubrilloviqit të kësaj kohe moderne.

Vendim ky i cili qenka i mirë, por paksa i përshpejtuar. Vendimi ka të bëjë me mësimin e gjuhës e maqedonishtes që nga klasa e parë. Kjo më shtynë të kthehem prapë, aty kah vitet e 1988-89, kur patrioti apo thënë më mirë, shkatërruesi i vetvetes dhe i kombit të vet, ku përherë të parë në vendin e quajtur Gazimestan hoqi fasadën e tij shoviniste dhe, në të njëjtën kohë afishoi sloganin "Kosovo je srpska kolevka". Aso kohe nuk e kuptoja se çfarë kuptimi kishte ky slogan. Por, me kalimin e kohës e mësova se ç’paska qenë ajo fjali. Atëherë mendoja dhe thosha se si është e mundur që "kolevka" të qëndrojë larg nënës afro 400 kilometra. Nga fakti se nëna e mirë i jep gji fëmijës për së afërmi, e jo nga larg. Por, me kalimin e kohës, doli në shesh qëllimi i atij patrioti, i cili nuk qe në gjendje të mbajë territorin e vet e lëre më, edhe vendet tjera ti kolonizojë. Çfarë ndodhi në fakt? Faktori kohë e akuzoi, si dhe në të njëjtën kohë dëshmoi se ky njeri në prapavijën e tij kishte një projekt të pamenduar fare mirë, mos të them të shpejtuar.

Përderisa në historinë më të freskët jo më larg se 10 vite një patriot u shpall "Brat...." për patriotizmin e tij të ekzagjeruar kundrejt shqiptarëve. Bile, bile ky farë "Brat-i....." nuk donte as të ulet përballë atyre që rrinin e i mbronin pragjet e tyre shekullore, me arsye se ai kinse nuk donte të bisedojë me njerëzit të cilët i konsideronte të njëjtë sikur ata të ETA-së. Por elementi kohë ç’bëri dhe ç’zbuloj për këtë patriot? Padyshim që ia siguroi një biletë falas deri në Hagë, ia tregoi rrugën, njëkohësisht atyre atje, ia tregoi edhe elementi kohë e u tha" unë që mbaj emrin kohë mundem të fali, por nuk mundem të të harroj, ja ky është ai."

Ata të cilët e shpallën "Brat...." këtij i thanë: na vjen keq, por ke vepruar kundër ligjit, ja ku e ke vendin". Por, ky doli më i mençur dhe topin, top ky i cili pothuajse ishte mjaft i nxehtë, ia hodhi shokut të tij, kurse ky i fundit nga temperatura e lartë nuk mundi t’ia kthej topin mbrapa, kështu që topi i mbeti atij.

Për mos ta lodhur lexuesin, dua të kaloj në qëllimin konkret! Ky ministri, i cili nuk është fare pishman se, e ka sjellë një vendim të këtillë për të mësuar gjuhën e tij, shqiptari i vockël i cili ende nuk i ka njohur mirë lojërat e fëmijërisë, tenton t’ia imponojë gjuhën e tij, gjuhë kjo e cila ka probleme me “komshit” e vet, gjuhë kjo e cila aq shumë i ka mbrojtur dhe ka kultivuar për heronjtë e vet, saqë të njëjtin hero, e has në Maqedoni edhe në Bullgari. Po mirë më trego ky hero është i yti apo i tyre? Ndaj nuk thuhet "hop" para se të kërcesh lumin, nga fakti se ka gjasa reale se mund të biesh në ujë, e sidomos në këtë temperaturë të ulët. Ndërsa, ndoshta këta tanët do ta lusin edhe njëherë për të tërhequr këtë vendim, por i këshilloj nëse e shtrojnë në tavolinë këtë temë le të jenë të kujdesshëm, le ta lusin me një tonë të butë, përndryshe, nëse këta tanët e nevrikosin, ai ka aq fuqi saqë mundet vendimin ta shndërrojë në ligj, ashtu pra, siç u mbështet në grackën kamufluese të kryeministrit të tij, kësisoj ekonomisti e lajthiti juristin. Atëherë çfarë do të ndodhë?

Sillen disa propozime të buta, nëse shqiptarët e mësojnë maqedonishten, le ta mësojnë edhe sllavo-maqedonasit shqipen, pse jo?

Do të ishte një gjë shumë burrërore nga ky ministër se, me cilën metodë metodologjike do të ishte zbatuar ky vendim pa kthim i tij? Personalisht nuk jam ekspert i kësaj fushe, por nga të dhënat e tij, mësimi i kësaj lënde ndërlidhet me metodën e quajtur" Metoda Audio-Vizuele”. Metodë kjo e cila bartë me vete dy mangësi:

Elementi i parë. Kushtet kryesore janë" gramafoni, magnetofoni, flaneografi, diafilmat etj., metodë kjo e viteve 1939. Mendoj se kjo metodë është e pazbatuar, ministri pikësëpari le t’i sjellë librat të cilët gjenden në kutinë e Pandorës. Elementi i dytë është se, lirisht mund ti fshihni kompjuterët e sjellë, (po edhe këta janë në të njëjtën kuti), në vrimat e dyshemeve të klasave, ku zhvillohet mësimi i të vegjëlve shqiptar.

Jo më larg se para 10 vitesh, të gjithë këta ishin kundër përdorimit të gjuhës shqipe, një pohim i tillë nuk ishte i vërtetë se, aty ku këta kishin interes direkt e flisnin mirë gjuhën tonë të ëmbël, është fjala kur shkojë në treg të gjitha ata e njihnin gjuhën tonë. Vallë, pse? Arsyeja është shumë e logjikshme, ata nuk e flisnin pse neve na donin, por e mësonin dhe e flisnin për ta shitur mallin e tyre, pra për interesa ekonomike, të tjerët qenkan në gjendje ta mësojnë gjuhën shqipe, kurse për interesa reale dhe respektim të etnitetit tjetër që jeton, në po të njëjtin shtet, qenka naivitet t’ia mësosh gjuhën!

Veprimi i këtij ministri më kujton disa vargje të shkrimtarit të mirënjohur Irlandez - William B. Yeats të viteve 1919, në poemën e tij "The Second Coming" citoj: "The falcon cannot hear the falconer". Fajkua nuk mund të dëgjojë gjuetarin e vet, W.Yeats me këtë, në mënyrë alegorike mendon në skifterin i cili sillet vërdallë, ku kurrsesi nuk dëgjon zërin e shpëtimit, sigurisë e të ngjashme. Më vonë po i njëjti shpend spiralizohet gjerë e më gjatë, duke humbur kontrollin e vet. Gjendet pra, përball shumë rrugëve, por pa rrugëdalje!

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • Miri E marte 16 Shkurt 2010 16:33

    pershendetje autor i nderuar,ke arrit qe me nji fletushk te vogel te shkruash nji problem shum te madh per ne shqiptaret qe jetojm ne mk,derisa femijet sllavo-maqedoneve mesojn lojrat femijrore femijet e shqiptarve duhet te mesojn gjuhen maqedone qe as vet nuk e dinse a eshte gjuh e tyre apo shkurt thene kan probleme me vellezrit e tyre sllav per mos pranimin e ksaj gjuhe,por si ke cituar me lart koha fal por nuk harron,shpresojm se do ta gjikoj koha ket,dhe do te marrin denimin e merituar sikurse ai BRATI i me hershem,suksese te metutjeshme per ty autor i nderuar,dhasht zoti qe sado pak ky shkrim te kontriboj ne permisimin e gjendjes se shqiptarve ne MK.

    Reply

  • agroni E marte 16 Shkurt 2010 18:27

    une jam arsimtar dhe me vjen mire qe opinioni kete problerm po e prek, problem shum prekes, shkrimet e ketij dhe shume autorve tjere do ti ndihmojn intelegjeences tone per pergjumjen katerstinore, sepse kur ata po dalin para maqedonve po humbin prore, edhe njeher te lumt, Zoti te shperbleft per kontributin e dhene ne kete shkrim te argumentuar mir.

    Reply

  • Kumanovarja E marte 16 Shkurt 2010 23:11

    Me shume kujdes e lexova materialin,i cili me pelqeu tejmase.Autor te lumte.Shpresoj se do te keni edhe shkrime te tjera ne te ardhmen.Suksese

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve