Para disa vitesh më dukeshin shumë paradoksale fushatat për tolerancë ndërkohë që ne prej kohësh njiheshim për tolerant.
Sot e kam të qartë këtë. Ne tolerancën e kemi diçka natyrale pjesë të kulturës dhe trashëgimisë sonë ndërkohë që fushatat për tolerancë zhvillohen nga ndërkombëtarët të cilët gjykojnë me mentalitetin e vendeve të tyre dhe jo duke i njohur mirë rrethanat në vendon tonë.
Kur përmendet toleranca zakonisht asociacionet në tolerancën ndëretnike dhe ndërfetare dhe të dyja bashkë duke mos pasur mundësi me vë kufi se kur fillon e kur mbaron njëra apo tjetra.
Fushatat e tilla janë rikthyer sërish në medie dhe kudo gjithandej në qytetet e Kosovës. Më provokoj shumë një nga reklamat e KFOR-it ku për shembull të tolerancës ndëretnike dhe ndër fetare kishte marrë ‘evenimentin e rrallë’ Xhaminë e Madhe dhe Kishën Ortodokse Sllave që qëndrojnë në një oborr në qytetin e Ferizajt. Ky shembull i lartpërmendur pasqyron të kundërtën e tolerancë, më konkretisht është shembull tipik i mungesës së saj, i dhunës së një populli ndaj një populli tjetër. Xhamia pasqyron Shqiptarinë ndërkohë Kisha Ortodokse Serbet, prej kësaj logjike ato ndodhën në një oborr.
Sido që të jetë , që të i themi këtij shembull i tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare atëherë Kisha Ortodokse Sllave duhet që t’ia kthej hapësirën e uzurpuar Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj , e cila eventualisht për shkak të mbrojtjes së objekteve kulturore do ta ruante objektin si të tillë me por me distinacion tjetër si fjala vjen mund të shndërrohej në bibliotekë ndërkohë që hapësirën tjetër do ta merrte KBI-Ferizaj pronari i saj i përhershëm . Ndërsa objektin e Kishës Ortodokse Sllave do ta ndërtonte në hapësirën ku ka më shumë pjesëtarë të besimit Ortodoks . Nëse një gjë e tillë do të ishte ‘e pamundur’ atëherë shumë e mundur dhe tolerante do të ishte fakti që hapësirën nga prapa Kishës Ortodokse të i jepej Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, e cili do ta shfrytëzonte për nevojat e veta dhe kështu do të shënonim një shembull të tolerancës dhe mirëkuptimit.
Koncepti i tolerancës duhet të zgjerohet dhe të interpretohet përtej atij konceptit politikë nëse përpjekjet tona për tolerancë janë të sinqerta.
Kur flasin për tolerancë ndërfetare nuk mund të i gjykojmë njerëzit se po tregohen jo tolerant kur ne nuk i lëmë që ata që edukohen në aspektin fetar dhe kjo që ndikon që njerëzit të ndjekin egon dhe obsesionit për të pasur një armik material dhe paragjykimet për armiqtë e mundshëm.
Me një edukim fetar paraprak myslimanët shqiptar kurrsesi që do të tregoheshin jo tolerant kur toleranca dhe respekti për të tjerat është nga porositë thelbësore të Islamit.
Në një versët të Kuranit të Shenjtë thuhet: "Ithtarët e Librit mos i polemizoni ndryshe vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuaju : Ne i besuam asaj që na u zbrit neve dhe që u zbrit juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është Një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij".[Kuran, Akebut:46]
Ndryshe nëse do të shikonin shembullin e shtetit ideal atë të shtetit Islam e shohim se si jo myslimanëve u jep pozitë të veçantë, kjo vërehet edhe nga vetë emërtimi që u bëhet atyre si ‘Ehluldh- dhimmeh ‘’ që nënkupton ‘Banorët e sigurt ose të garantuar ‘ .
Dëshmi të tolerancës si thelb dhe porosi e Islamit e gjejmë edhe në thëniet e shkencëtarëve perëndimor si fjala vjen Gustav Lebon i cili thotë: ‘’ Kemi vëzhguar prej ajeteve kuranore të cilat janë përmendur më pak se toleranca e Muhammedit a.s. ndaj hebrenjve dhe krishterëve ishte e jashtëzakonshme dhe e madhe, kështu nuk ka thënë asnjëri nga themeluesit e feve tjera të cilat janë shfaqur më herët si hebrenjtë dhe krishterët në veçanti do të vërejmë si kanë ecur pasardhësit ( zëvendësit) e ti sipas sunnetit (rrugës) së tij’’ . Po ashtu edhe shkencëtari Robertson në librin e tij ‘’ Historia e Sharklonit’’ thotë ‘’ Myslimanët janë të vetmit të cilët kanë bashkuar shpirtin e tolerancës me fanatizmin në fenë e tyre dhe shpirtin e tolerancës ndaj ithtarëve të feve të tjera, kush s’dëshiron , i kanë lënë të lirë në mësimet e tyre fetare’’.
Toleranca në veçanti tregohet nga shembulli i njeriut më, më ndikim në
historinë njerëzore nga praktika reale e Pejgamberit Mhhammed paqja qoftë mbi të i cili i vizitonte pjesëtarët e feve tjera, u jepte dhurata, merrte hua e ngjashëm. Një herë e lejoi një delegacion të krishterëve nga Nexhrani të bënin ritualet e tyre të krishtere në xhami.
Esenca Ideore e tolerancës së myslimanëve buron prej këtyre ideve kryesore:
1. Bindja dhe besimi i çdo myslimani në vlerën e njeriut pa marrë parasysh fenë, ngjyrën, prejardhjen, përkatësinë;
2. Myslimani beson se dallimi në fe është prej dëshirës së Allahut;
3. Myslimani nuk është i detyruar të kërkoj llogari nga jobesimtari për mosbesimin e tij , ose të ndëshkoj të humburit për humbjen e tyre, nuk është punë e tij, llogaria është tek Allahu në ditën e llogarisë, shpërblimi dhe ndëshkimi është tek Ai në Ditën e Fundit dhe;
4. Besimi i myslimanit se me të vërtetë Allahu urdhëron për drejtësi de e do atë dhe thërret në vlera të moralit, qoftë edhe me paganët, dhe urren padrejtësinë dhe i ndëshkon të padrejtit.
Nëse ne do të i lejonin njerëzit të binin në kontakt me këto informacione dhe shpirtin e tolerancës që porosit Islamit atëherë nuk do të shtrohej nevoja për fushata kaq paradoksale për tolerancë dhe atë tolerancë të njëanshme. Se po të ishte fushat e mirëfilltë atëherë e njëjta duhet të zhvillohet edhe në shtetet fqinje por sa për ironi tani më shumë në Perëndim nga vendet prej nga vijnë këta promotor të fushatës për tolerancë.
Të marrim shembull Danimarkën shteti i cili për vite më radhë është bërë cak i kritikave botërore për karikaturat blasfemuese kinse imazhit të Pejgamberit a.s. thjesht për të provokuar parimet e pathyera të besimit islam si pjesë e besimit të emigrantëve të këtij vendi. Sipas të dhënave që u treguan vitin e kaluar këto veprime jo tolerante i kushtuan Danimarkës me 4 miliard Euro humbje si rezultat i bojkotit të arsyeshëm që i bënë vendet islame, ekonomisë daneze.
Hiq më pak ekstreme dhe jo tolerante u treguan dhe po tregohet edhe Holanda e cila pjesë të Qeverisë me këshillim të Mbretëreshës Beatris do ta ketë edhe partinë e anti islamistit Gert Uilders i cili për publikun është i njohur me filmin e tij përçarës dhe blasfemues ‘Fitna’. Film ky që qe cak i qindra kritikave anekënd rruzullit tokësor. Madje në shumë vende ky film qe i ndaluar të shfaqet.
Pastaj Zvirra me ndalimin e minarve të xhamive dhe vetëm të xhamive me një referendum hipokrizie dhe Franca me debatet banale dhe vendimet e fundit për ndalim të burkas , nikab e forma tjera, i a kanë humbur vlerën fjalës tolerancë.
Tani artikulimi i fjalës tolerancë dëshmon hipokrizi të atij që e thotë atij që e thotë sepse faktet në teren e dëshmojnë të kundërtën. Në botë kudo kemi mungesë të tolerancës ndaj myslimanëve dhe në veçanti ndaj myslimanëve ndërkohë që këta të fundit ia mësuan botës tolerancës dhe vetëm kur këta të kthjellohen toleranca do të vije në kuptimin e saj të vërtet dhe real.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull