“Kur shkruajmë përveç që themi diçka të re mundohemi të themi edhe të pathënën e artikuluar nga gjuha e heshtjes”
Jemi dëshmitarë okularë se jeta sot ka marr hov enormë në të gjitha instancat e sajë. Një vlim i brendshëm në kazanin e kohës është kah zihet si në ujin amull, dinamikë e papërfillur po edhe mospërfillje e jona si shoqëri ndaj sajë..!?
Jemi të gjithë të vetëijshëm për krizën e identitetit nëpër të cilën po kalojmë qoftë si individ, familje, apo komb por edhe më gjerë si shoqëri njerëzore…!
Kjo gjendje mendojmë se kërkon analizë dhe sintezë të thellë e shumëdimensionale dhe atë; socio-historike, politike, ekonomike, etike-juridike dhe pashmangshëm atë religjioze, e cila në domenin e saj përfshin të gjitha disiplinat e lartpërmendura.
TRANSFORMIMET RAPIDE:
Tranzicioni shoqëror i cili manifestohet sot në shoqërinë tonë, në individ, familje, rrethin shoqëror, në shkolla, klasën (koniunkturën) apo nomenklaturën meskine politike, madje edhe në elitën intelektuale e akademike, është vërtetë për shqetësim serioz dhe indinjatë.
Ajo që arrijmë të shohim dhe dëgjojmë është vetëm njëra anë e medaljes ( medaljonit të humbur të njerëzve të cilët ose janë aktorë të lojërave të liga socio-politike ose servil dhe marioneta të paafta dhe qyqare, përballë kaosit të makinerisë së faktorëve vendimmarrës dhe disa pushtetarëve tradhtar dhe antikombëtarë e antifetarë) ngase kontesti kryesor qëndron në atë se si konceptohen dhe perceptohen gjërat, ngjarjet, dukuritë dhe fenomenet socio-politike në shoqërinë tonë të sotme.
Në këtë kohë tranzicioni bota po ndryshon me një ritëm rapid, qoftë për mirë apo për të keq, ngase është proces sociologjik i natyrshëm; “ Panta re (Çdo gjë rrjedh-lëviz) dinamike evolutive .
Si duket ne si shoqëri jemi duke ngecur apo edhe duke dështuar në shumë rrafshe, prandaj sikur për gjatë tërë historisë edhe tani ende bëjmë “ hop” ende pa kërcyer matanë hendekut, të cilin vetvetes ia kemi thelluar edhe më shumë, për arsyet të cilat nuk duan politikë shumë madje edhe fëmijët sot i dinë…!
Ky evaluim dhe inflacion si duket ka filluar të përfshijë çdo segment të jetës sonë, dhe atë në raport;
1. Individual-shohim sot shembuj si njerëzit brenda ditës bëhen me diplomë, duke pretenduar të bëhen të ditur, kompetent dhe profesionist.
Pastaj të pasur “sezonal” duke përvetësuar tenderë dhe biznese të nduarduarme.
Po edhe Akademikë, duke imponuar me diktat listat e tyre nga autoriteti poli(e)tikë.
2. Familjar-brenda një periudhe transitore pretendojmë të arrijmë atje ku i kanë tejkaluar traditat dhe trendët edhe familjet aristokrate, pa kriter socio-psikologjik, historik e tradicional.
3. Shoqëror-brenda këtyre viteve “ nën iluzionin e euforisë së Pavarësisë” proklamojmë me mburrje se “tani hymë” në Evropë dhe u integruam në strukturat Euro Atlantike, si shoqëri me “demokraci të garantuar”, respektim të te drejtave të qytetarëve, siguri të plotë të te drejtave të minoriteteve ( kuptohet këtu hyjnë sipas trendit të sotëm politik edhe e drejta fetare dhe diversiteti shoqëror).
Pastaj duke proklamuar ekonomi stabile ( apo plaçkë moderne), investitor të huaj ( pazarllëqe private), garanci të kufijve, respektim i rendit ( apo kaosit) sigurisë ( së pushtetit) dhe dinjiteti i qytetarit etj, si parakusht për pranimin e vendit si “partner” i barabartë ( e garantuar edhe ne bazë të Kushtetues së Ahtisarit…..) nga familja e madhe Evropiane.
TRANSFORMIME KRONIKE:
- 1. Kështu tek individi tentohet të instalohet koncepti se “ homo hominum lupus est” pa të drejtë apo jo mund ta konsiderosh pronën e tjetrit si ujku gjahun, diturinë dhe nderin mund ta përdorësh si kartë me shumë ngjyra-mozaike si pas rrethanave dhe vendit, ndërsa patriotizmin dhe atdhedashurinë për të realizuar ambiciet perfide dhe makiaveliste.
- 2. Në familje tentohet të instalohen konceptet stereotipe se “ gjithçka e vjetër duhet eliminuar me të ren” pra nga konceptet konzervative e ” patriarkale duhet evoluar në trendin bashkëkohor “ ku të gjithë kanë të drejtë e askush nuk ka të drejta, ku se njeh qeni të zojën” ( kush pyetet në këtë shtëpi, të gjithë nga pak e Baba hiq…).
Ku nderi, dinjiteti, bujaria, mikpritja, solidariteti e dhembshuria, organizimi hierarkikë i familjes si celula e parë e organizmit-shoqëror nëpërkëmben.
Pra familja si shkolla e parë e multi-institucionit shoqëri, si vatra e parë e kalitjes për atdhe-fe e dashuri, si fortifikata e parë nga furtunat e tranzicionit dhe politikat asimiluese (ar)miqësore dhe planet për “shfarosje” kulturore e historike atakohet dhe etiketohet me format më perfide.
Dihet se Familja dhe shoqëria jonë janë duke kaluar në masë të madh në fazën post-traumatike ( pas luftës) si mostër eksperimentuese, ngjashëm sikur me kavie ( minj të bardh) në laboratorët e ndryshëm të Instituteve ndë(e)r kombëtare dhe politikave ekspansioniste e kolonialiste.
Pa harruar kontributin e madhe dhe të pazëvendësueshëm të SHBA-ve dhe shteteve tjera, në çlirimin e vendit dhe implementimit të infrastrukturës demokratike në shoqërinë tonë.
- 3. Në shtetin e tonë të porsalindur ( “shtalb”) kosovar është instaluar miti i sloganeve dhe liderëve të “pa gabuar” autokrat, gjithëpushtetshëm dhe të paprekshëm. Të cilët për të ruajtur krenarinë e tyre të humbur të fituar dikur me djers dhe gjak gjatë përpjekjeve të kaluara, janë në gjendje t’ua pinë djersen e gjakun me pambuk edhe popullit të vuajtur, liridashës, sakrifikues dhe vetëmohues i cili në bazë të meritave të dikurshme ua pranoi detyrën e shenjtë udhëheqjen e tij, drejtë prosperitetit dhe lirisë e cila u arrit me aq sakrifica dhe vuajtje.
Por një gjë duhet kuptuar se kujtesa e popullit është e fortë, ashtu si është i fuqishëm zëri i drejtësisë i cili thërret të ndërmerren hapa konkret, në përmirësimin e gjendjes së katandisur të shoqërisë, si në aspektin ekonomik, politik dhe socio-kulturor.
- APEL PËR UNIFIKIM:
Është detyrë e secilit i cili ndien përgjegjësi dhe mision njerëzor si individ i organizuar në rrafshin qeveritar apo jo-qeveritar, të ndiej obligim para Zotit dhe shoqërisë, të ndërmerret ajo që është e mundshme drejt orientimit të trenit tonë si shoqëri në binaret e perspektives socio-politike, në rrugën të cilën e meriton të ecë ky popull, dhe atë drejt respektimit të vlerave kombëtare e fetare, traditave dhe virtyteve drejt integrimeve të vërteta e jo shterpë dhe retorike, në familjen e popujve të civilizuar dhe të përparuar.
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)