Türkiye geliyor
Me përfundimin e Luftës së Ftohtë, shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe kampit komunist, Turqia duke shfrytëzuar fuqinë e saj ekonomike dhe ushtarake, po ri-dimensionon pozitën e saj nga një fuqi periferike e NATO-s në një aktor të fuqishëm në diplomacinë ndërkombëtare. Veçmas ajo kërkon të mbushë vakuumin e krijuar, të paktën në atë pjesë të botës ku ka sunduar Perandoria Osmane që nga Ballkani deri në Bagdad.
Që nga ardhja në pushtet e AKP në vitin 2002, qeveria e Taib Erdoganit me strategjinë e vet për zgjerimin e ndikimit të Turqisë në rajonin e LM, në Kaukaz dhe në Ballkan punon për shndërrimin e saj përsëri në një shtet bosht. Rivendosja e këtij ndikimi nga ana e Turqisë kërkon një nga dy gjërat: zgjidhjen e problemeve të rajonit sipas doktrinës "zero problem", të shpalosur nga arkitekti i politikës së jashtme, Ahmed Davutoglu, ose "eliminim dhe mposhtjen" e atyre problemeve që qëndrojnë si pengesë përpara Turqisë në zgjerimin e ndikimit të saj rajonal. Prandaj Turqia për të rikthyer ndikimin e saj rajonal në mënyrë të pashmangshme do të duhet të përdor të dy llojet e pushtetit: pushtetin/fuqinë e butë dhe të ashpër. Politikën e saj të butë ajo e ka përdorur me Armeninë, kurdët brenda vendit dhe me kurdët e Irakut, dhe përkundër shumë çështje të mprehta në përmirësimin dhe forcimin e marrëdhënieve me Sirinë deri para pak javësh. Këtë politikë e ka përdorur edhe me shtetet në Kaukaz dhe në Ballkan. E gjithë kjo është përvijuar me një vizion largpamës dhe diplomaci të qetë e profesionale, duke rezultuar me zvogëlimin e problemeve dhe fuqizimin e marrëdhënieve me këto vende dhe ndikimin në rritje të Turqisë me kosto shumë të ulët.
Turqia gjithashtu dëshiroi që të përdorte fuqinë e saj të butë në raport me shtetin sionist të Izraelit, ajo fillimisht morri iniciativën e ndërmjetësit mes sionistëve dhe Sirisë e Palestinës, në mënyrë që të arrihej një marrëveshje paqeje midis palëve veç e veç. Por shteti sionist me agresionin e tij në Gaza i azdisur nga arroganca dhe ego e fuqisë e shkatërroi këtë mundësi të fuqisë së butë. Çifutët kishin llogaritur në aleancat e Turqisë dhe të tyre me vendet perëndimore dhe në NATO-n dhe kishin pritur që ato vende do të ndikonin që Turqia të mos e dënonte sulmin sionist në Gaza.
Që nga agresioni sionist në Gaza në fund të vitit 2008 dhe në fillim të 2009, marrëdhëniet në mes Turqisë dhe sionistëve filluan të marrin tatëpjetën. Në Davos do të kemi një reagim dhe qëndrim burrëror të Erdoganit, duke përvijuar me incidentin sionist të, "karriges së ulët" me ambasadorin turk në Tel Aviv, dhe konfliktin e përgjakshëm ndaj flotillës turke në ujërat ndërkombëtare kur nëntë turq u vranë nga komandot izraelitë. Duke patur parasysh arrogancën dhe qëndrimet e Izraelit që sipas disa analistëve është pengesë për zgjerimin e ndikimit rajonal të Turqisë, edhe mund të pritej një eskalim marrëdhënieve të Ankarasë me shtetin sionist.
Në një intervistë dhënë televizionit El Xhezira Erdogan para vizitës së tij në Egjipt, do të shprehet: “se sulmi ushtarak në ujërat ndërkombëtare më 31 maj 2010 ndaj Mavi Marmares nuk ka qenë në përputhje me ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare. Ai ka qenë "casus belli" – një shkas për luftë, por ne kemi zgjedhur të veprojmë si i ka hije madhështisë së Turqisë. Prandaj incidentin e kemi përballuar me durim.”
Izraeli ka këmbëngul që të mos kërkoj falje, të mos paguaj dëmshpërblim dhe të mos heq embargon ndaj Gazës gjëra të cilat i kërkon Turqia. Me këtë Izraeli marrëdhëniet e tij me Turqinë i ka sjellë në zero dhe veten e ka ndëshkuar me izolim. Turqia ka ngrirë lidhjet komerciale që kanë të bëjnë me industrinë ushtarake. Izraeli nuk ka qenë i sinqertë dhe nuk ka kodeks të drejt komercial, ka thënë Erdogan.
Dihet botërisht se Izraeli asnjëherë nuk ka respektuar asnjë prej vendimeve të KB, duke vepruar si një shtet që s’do t’ia dijë për ligjin ndërkombëtar. Erdogan ka deklaruar se Izraeli po sillet si fëmijë i përkëdhelur. Ankaraja ka kërcënuar gjithashtu se do të shoqëroj me anije luftarake anijet turke që do të dërgonin ndihma në Gaza.
Qëllimi i Turqisë të cilin e dinë të gjithë është që të rrisë ndikimin e saj rajonal. Edhe shteti sionist është i vetëdijshëm për këtë dhe pavarësisht nga politika paqësore e jashtme turke në raport me "Izraelin", shteti sionist e ka të qartë se rritja dhe shtrirja e ndikimit turk domosdoshmërisht do të jetë kundër ndikimit të "Izraelit". Dhe edhe pse Izraeli kishte "pranuar" që Turqia të marrë një nismë për paqe midis tij dhe Palestinës, ai e kuptonte se përballë Turqisë gjigante do ta gjente veten domosdoshmërisht të mbërthyer e të ndrydhur. Sionistët kishin parashikuar të përdornin dhe të luanin me kartat që dispononin, sikurse ishte me presionin e NATO-s ndaj Turqisë, ose duke lëvizur kolaboracionistët e tyre kurd në juglindje të Turqisë, për të shpërqendruar vëmendjen e Ankarasë nga politika e jashtme dhe marrja e saj me vetveten. Izraeli duket i fokusuar në ndërtimin e marrëdhënieve më të ngushta bilaterale me shtete të etiketuar si armike të Turqisë: Greqi, Qipro Greke dhe Armeni. Por jo vetëm kaq pritet që në fazën e ardhshme konflikti do të bartet edhe në det. Kjo do të arrij kulmin e saj me vendosmërinë e Turqisë për të zgjeruar ndikim e saj në detin Mesdhe dhe gatishmërinë e saj për të mbrojtur fushat e gazit që janë zbuluar kohët e fundit në atë rajon dhe me mbështetjen që ajo i ofron turqve qipriot në luftën e tyre me grekët qipriotë të cilët kanë lidhur marrëveshjeve me Tel Aviv për nxjerrjen e gazit në brigjet e Qipros, pa marrë pëlqimin e tyre.
Turqia ka interesa ekonomike në ato zona veçanërisht në Republikën Turke, Qipron Veriore. Prandaj Erdogan ka thënë në intervistë: “se tani e tutje do ti shohim gjithnjë e më shumë anijet luftarake turke në ujërat ndërkombëtare në Lindje të Mesdheut. Bota do të sheh gjithnjë e më shumë anije luftarake veçanërisht në zonat detare ku kemi interesa ekonomike”. Ai ka deklaruar se është i gatshëm të luftoj kundër Izraelit për të mbrojtur interesat e Turqisë në det.
Erdogan ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së që sa i përket armatimit bërthamor, ky organ të ushtrojë trysni të njëjtë ndaj Izraelit, siç po e ushtron edhe ndaj Iranit. “Nuk mund të qëndrojmë të heshtur në lidhje me sjelljet e Izraelit. Ky shtet ka një fuqi jo-proporcionale dhe po e përdor atë sipas dëshirës, duke refuzuar që t’i bindet rezolutave të OKB-së. Ne nuk mund të pranojmë kurrë këtë. Këta hapa po rrezikojnë paqen globale”. Sa i përket mundësisë së luftës, për të detyruar Iranin që të heq dorë nga programi i vet bërthamor, Erdogan ka thënë:”Rajoni nuk mund të pranojë një sindromë të re të Irakut. Turqia për një kohë të gjatë ka mbështetur të drejtën e Iranit për të zhvilluar energji bërthamore për shfrytëzim paqësor. Ata që po ja tërheqin vërejtjen Iranit në lidhje me armët bërthamore, nuk po ja tërheqin vërejtjen edhe Izraelit”. Turqia çdo ditë po e rrit influencën e saj në rajon. Ndikimi i saj në Siri është në rritje pas masakrave të regjimit të Bashar el-Asadit. Sirianët i janë drejtuar për ndihmë Turqisë qoftë ushtarakisht apo moralisht dhe opozita mban takimet e saj në Ankara. Në Liban gjatë vizitës vitin e kaluar Erdogan është pritur si një çlirimtar dhe hero. Rrethi i ndikimit përreth shtetit sionist është shtuar me vizitën e Taib Erdoganit në Egjipt dhe pritjen madhështore që i është bërë në aeroportin e Kajros si dhe fjalimin historik që ka mbajtur në sallën ndërkombëtare të saj. Ai ka nënshkruar disa marrëveshje, sikurse janë ajo e sigurisë dhe marrëdhënieve strategjike me Kajron, hapjen e kufijve në mes të dy vendeve etj. Gjithë këto veprime kanë rritur ndikimin e Turqisë dhe zvogëlimin e "Izraelit" që është në rënie për disa arsye:
Izraeli ka patur protesta të brendshme masive të paparë në historinë e saj që nga themelimi i tij në vitin 1948. Mbi 250.000 çifutë kanë dalë nëpër rrugë duke protestuar kundër standardeve të ulëta të jetesës. Klasa e mesme sioniste ka kërkuar më shumë drejtësi sociale, krijimin e vendeve të punës, duke kërkuar nga qeveria sioniste të pakësojë buxhetin e mbrojtjes për shpenzimin në projekte sociale dhe të shërbimeve.
Mirëpo pas revolucionit në Egjipt Izraeli duhet të investoj më shumë për të siguruar kufirin jugor të cilin ia kishte siguruar Husni Mubaraku. Kjo e rrit barrën e sigurisë tek ushtria e Izraelit dhe kjo është arsyeja tjetër për rënien e ndikimit të Izraelit, duke qenë se janë dyfishuar kërkesat dhe pretendimet nga brenda për shpenzim dhe fokusim më të madh në projekte sociale. Arsyeja e tretë sipas analistëve është për shkak se e gjithë kjo është në mes të një krizë të rëndë financiare që ka prekur Shtetet e Bashkuara - një aleat kyç i shtetit sionist – dhe e shoqëruar me një politikë tekanjoze nga qeveria e Netanjahut dhe Liebermanit. Kjo ka bërë që të ketë një deklaratë që konsiderohet e para e këtij lloji nga një politikan zyrtar amerikan, nga ish Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates ka komentuar se Izraeli është një aleat mosmirënjohës dhe i paaftë të përballojë izolimin e tij në rritje, dhe qartësisht tregon se SHBA-të po fillojnë ta humbin durimin. Arsyeja e katërt për ndikimin e zvogëluar të Izraelit është tërheqja amerikane nga Iraku dhe rënia e ndikimit të saj ushtarak në rajon, e cila do të sjell një vakum strategjik dhe mund të pritet që Amerika të mirëpres Turqinë për të përmbushur këtë boshllëk, gjë që do të rrisë ndikimin e Turqisë në rajon.
E gjithë kjo ndodh në një kontekst politik tjetër shumë të rëndësishëm, e që është qëllimi i shpalljes së shtetit të palestinezëve në Kombet e Bashkuara. Kjo kërkon një betejë në qarqet diplomatike dhe politike. Dhe Turqia ka punuar dhe po punon për të mobilizuar shtete që të votojnë për pranimin e shtetit palestinez që të jetë anëtar i Kombeve të Bashkuara. Kjo do ta rrotullonte tavolinën përball Izraelit sepse Palestina nga një entitet sikurse konsiderohet brenda Kombeve të Bashkuara, ngase nuk është e njohur zyrtarisht, do të shndërrohej në shtet, për rrjedhojë të gjitha veprimet e shtetit sionist, qoftë ngritja e ngulimeve të kolonëve apo çfarëdo sulmi në Gaza ose ndonjë reprezalje e tij në territorin e shtetit të ri do të ishin të dënuara, dhe do të konsideroheshin pushtim gjë që do të shtonte ngarkesën politike në Tel Aviv.
Duket se Turqia nuk do të humbas ndonjë gjë në politikën e ashpër me subjektin sionist, sepse ajo ka qenë në gjendje për të menaxhuar mirë aleancat e saj, dhe ka ranë dakord për të ngritur një sistem radarësh të NATO-s në territorin e saj. Ajo mbetet e rëndësishme për Bashkimin Evropian, sepse ajo konsiderohet një kalim i naftës dhe gazit nga Rusia dhe Kaukazi drejt Evropës të varfër me burimet e energjisë. Ajo ka hedhur kartën e anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe kjo nuk është më e rëndësishme për të. Ajo ka filluar ta drejtoj fytyrën e saj edhe në lindje në sferën e ndikimit, duke rregulluar marrëdhëniet e saj me të gjitha vendet e rajonit. Dhe padyshim se Izraeli është një pengesë për shtrirjen e ndikimit turk. Madje nuk mund të imagjinohet se Turqia mund të mbajë marrëdhëniet e saj me vendet arabe, popujt dhe qeveritë, dhe të mbaj në të njëjtën kohë marrëdhënie të ngrohta me shtetit sionist.
Turqia, është zhvendosur në një fazë tjetër të lojës strategjike, dhe tani është duke luajtur lojën e hapur me shtetin sionist. Konfrontimi dhe ballafaqimi tashmë është bërë me gjak, dhe edhe sikur Izraeli të kërkoj ndjesë për të vrarët e anijes Marmara, planifikuesit sionistë e dinë shumë mirë se kjo është vetëm një hap i përkohshëm dhe taktik, dhe nuk do të jetë në gjendje për ta vonuar apo për ta shtyrë përparimin e influencës turke. Prandaj një zyrtarë i sigurisë kombëtare ka kërcënuar se Izraeli duhet të përgatiten për një luftë të përgjithshme dhe mund të përdor edhe armët bërthamore, si një forcë parandaluese e sionistëve për të parandaluar Ankaranë që të mos konfrontohet me të. Por opsioni bërthamor nuk e frikëson askënd, sepse nuk është larg mendjes që edhe Turqia të ketë armatim bërthamor, kjo për faktin se ajo është më i afërmi me ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik. Është e sigurt se një numër vendesh kanë këtë armë por nuk e publikojnë atë.
Përderisa Turqia pati aftësi politike për të luajtur në fazën e dytë njashtu sikurse diti të luaj në fazën e parë duke e përdorur me mençuri fuqinë e saj të butë pritet që ajo të dijë të përdor pushtetin e saj të ashpër me "Izraelin" dhe ta detyroj atë që të veproj ashtu si do Turqia.
Dhe e gjithë kjo mund të arrihet veçmas kur kemi situata të reja në shtetet arabe sikurse janë Siria, Egjipti, Libia, Tunizia dhe Jemeni ku pritet të zgjedhen qeveri që do të shprehin vullnetin e popullit të tyre, të cilat do t’ia shtrëngojnë litarin rreth qafës shtetit sionist.
Prandaj, ekuacioni është si vijon: përdorimi i pushtetit të butë dhe të ashpër nga ana e Turqisë + formimi i shtetit të Palestinës + tërheqja amerikane nga Iraku dhe Afganistani, + rritja e ndikimit rajonal të shtetit egjiptian + problemet ekonomike dhe sociale të brendshme të shtetit sionist = izolimin e Izraelit dhe zvogëlimin e rolit të tij në të ardhmen.
(Ne kete punim ne pjesen me te madhe i jam referuar shkrimit te dr Muhamed Sulejman Ez Zuvari: Turkija, El Intikal ila El Musteva El Istratixhi Eth Thani)
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 9 hereTlumt per analizen mphrehte dhe informacionin qe i duhet ta dijne shqiptaret.
Allahu Ekber. Te gjitha te tjereta, biles edhe shkrimi i shkelqyshem i Ajniut, jane mbrenda dy fjaleve te para.
Selamun alejkum,te pergezoj per artikullinGjithe te mirat.
besoj se do te pajtoheni qe turqis ti takon titulli-lider i botes islame dhe tia nis me halifat, pershendetje per vellaun ne fe ajni un
ohohooo sa bukur e keni analizuar .Allahu ju shperblefte. Vertet ju lumte. Me paska mar malli te lexoje nje shkrim te tille.
Taipi e kundershton sherijatin islam,vet e ka deklaruar ne disa deklarata televizive,ai gjithashtu edhe ne egjipt tha SHPRESOJ SE EDHE EGJIPTI DO TA PRANOJ SHEKULLARIZMIN ,dhe trikat e tij HAP pas HAPI qe ta rivendos sherijatin jan genjeshter,sepse Partija e Taipit ka patur shumicen e votuesve ,dhe gati se 10 vite ska implementuar asnje ligj te sherijatit ketu e vendosi edhe shamine te cilen e popullarizuan ne lajme se kinse paska bere dicka Taipi dhe me ne fund kjo vlente per ata qe jan me moshe prej 18 vjec e kurse ata qe jan nder 18 vjec apet u ndaloet shamija,Turqija ka qen aleati numer nje i izraelit dhe pak si zor e ka me i prish punt sepse mvaret ne shumicen e rasteve prej Izraelit,Taipi esht njeri i fshehur i vendosur nga dora e jehudeve.
Nuk e besoj o Vezhgues!Allahu e din me se mire por kam frike qe mos Ti hedh gurin dhe...gjithsesi Allahu i din me se miri te fshehtat dhe te haptat. Perseri po te them o Vezhgues: nuk dua te te besoj, megjithse Ti e turbullove aq sa munde Ujin
Selam Alejkum! Shpresoj qe do te del ashtu siq ka then Mr. Ajni Sinani, po nuk besoj se tash ne vendet arabe si Egjip, Libi etj. do te vin ne krye te shtetit musliman me te mir se psh. Mubaraku ose Gadafi ndoshta do te vin njerz edhe me te kqi se kta, ku per muslimant do te duken shum te mir a dyzginat i kan en dor SHBA-Izrael edhe kto trazirat qe jan be atje dihet se kush u fsheh prapa tyre, e ate vend qe e shtin en dor Amerika aty e bjen ni kryetar te vetin qe i pershtatet atynev e jo cilin kan deshir muslimant, se dihet qe Satanistat SHBA-Izrael nuk punojn ne favor te muslimanve. Po siq thot populli keta ja qesin rrethin larg punve te veta. All-llahu i din me se miri gjerat e fshehura, InshaAll-llah behet mir per te gjith muslimanėt.
Kush oshte i msheft e kush i hapt ate veq Zoti e dine veq ketu kem te pajm me ni shtet ku per 16 vjet edhe ezani oshte thirre ne gjuhen turke e le per senet tjera, Zoti secilit ja dine qellimin ndersa neve na mbetet me komentu ate qe shofum dhe ajo qe po ndodh sot ne kete shtet oshte mrekulli. Sote dove ju ka mbet ne mend fjala Sheriat edhe sikur te shpallet shetit me ligje te sheriatit qe sigurish secili qe oshte musliman ka nje ederr te till vertet qe do te ishte nje katastrof dhe bota do te nderhunte ne shurjen e tij menjeh. Ju vetem kur erdh AKP ne pushtet 2002 mund ti shfini zerat qe thrrisnin erdh sheriati dhe pergaditjet e shumta per grusht shtet.. Sote te punohet me parime te kesaj feje te paster edhste e mundur edhe pa i vendos merin Sheriat edhe pse edha asai i vjen koha INSHALLA.