Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Valė tė pėrgjakura

Autor: Mr. Bashkim Aliu E hėne 7 Qershor 2010 17:10 PM

 

Sikur të kishte thënë dikush se një grup bamirësish e humanistësh entuzijastë do të arrinë ta bëjnë për zbulimin e të vërtetës së vuajtjeve të popullatës palestineze dhe dhunës sistematike shtetërore të izraelit mbi popullatën e përvuajtur të popullatës palestineze, atë që vite decenie me rradhë s’arritën ta bëjnë shtete e qeveri, nuk do të kishim besuar, aq ma tepër kur kemi parasyshë faktin se dhjetra qeveri arabe dhe aparate të tëra shtetërore, si dhe shumë shoqata për të drejtat e njeriut, nuk arritën për gjashtë dekada me radhë ta demaskojnë me sukses para opinionit botëror dhunën dhe terrorin shtetëror mbi popullatën e tokës së Israsë dhe Miraxhit. Por, ja, një grup vullnetarësh në një Titanic që i fundosi propagandat për popullin e viktimizuar dhe të rrezikuar cionist në ujërat e thella të Mediteranit, arritën ta realizojnë këtë objektiv madhor.

Ankesa, përlotje, akuza, propaganda, shpifje, thirrje për ndihmë dhe shpëtim nga rreziku, ishin karakteritsika me të cilat u dallua politika ekspansioniste dhe jo njerëzore e pushtetit cionist në tokat e okupuara palestineze. Por, kjo periudhë e arsyetimit dhe aktrimit të viktimës, para opinionit botëror u mposht në fundin e dekadës së parë të shekullit XXI, pikërisht nga Karvani i Paqës që marshoi nga kryeqendra e hilafetit Osman, Stambolli i përmendur nga Muhamedi s.a.v.s. dhe i synuar nga muslimanët deri në çlirimin e tij nga Mehmed Fatihu. Në këtë milenium, Stambolli po e kthen rolin e vet si kryeqendër e muslimanëve, edhe atë përmes Palestinëz dhe nipave të Izudin Kasamit, nga nxënësi i Erbakanit dhe Hasan El-Benës, Rexhep Taip Erdoani.

Nga Stambolli i Sulltan Mehmed Fatihut marshoi Flota e Paqës e cila në ujërat e Mediteranit demaskoi fytyrën e vërtetë të pushtetit plaçkitës cionist që nuk din të mëshirojë as fëmijë, gra e pleq, e lene më njerëz tjerë, dhe në stilin e pirratëve klasik e sulmuan flotën humanitare dhe të armatosur deri në dhëmbë i shpallën luftë flotës plot me humanistë, deputetë, muslimanë e të feve tjera, burra e gra, të cilët ia kishin mësyer detit ta thejnë bllokadën jo njerëzore që po i bëhej Gazës para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Kombeve të Bashkuara, UE dhe aq shumë organizatave për të drejtat e njeriut. Mu aty, në Mesdhe, piratët e tokave sulmuan edhe në det dhe tentuan ta thejnë vullnetin e çeliktë të bamirësve për ta zgjatur dorën e ndihmës për fëmijët dhe të sëmurët në Gaza. Ata që janë mësuar t’ua ndërpresin fëmijëve buzëqeshjen në momentet më të këndëshme dhe t’i privojnë pleqtë dhe të pamundëshmit nga ndihma në momentet kur kanë ma tepër nevojë, tentuan që ta rrëmbejnë edhe vullnetin e bamirësve që ia kishin mësy detit për të arritur deri te vëllezërit e tyre të përvuajtur në Gazën krenare, por tentimet e tyre ngelën aksion tipik piratësh, por me një dallim se piratët e rëndomtë janë më të mëshirshëm se ata dhe ky aksion e zgjoi arsyen e botës përparimtare dhe humane.

Historia e përsërit vetveten. Po, vërtet ashtu është. Karvani i Paqës më kthen në histori në jetën e të dërguarit të Allahut, paqa e Allahut qoftë mbi të. Çfarë ngjashmërie ndërmjet kësaj ngjarje dhe ngjarjes së Marrëveshjes së Hudejbijes. Në fakt, edhe muslimanët në atë kohë u nisën të shkojnë në Meke për ta bërë Umren, por pirtatët e tokës i ndalën para hyrjes në Mekë. Ishte gati të plas lufta, por Muhamedi s.a.v.s. bëri marëveshje, sipas së cilës muslimanët këtë vit duhej të kthehen pa hyrë në Meke, edhe pse ishin nisur për atë qëllim, e këtë ta plotësojnë vitin e ardhshëm. Edhe përskaj kundërshtimeve nga ana e disa sahabeve të njohur për pranimin e kësaj marrëveshje, Muhamedi s.a.v.s. e bëri këtë marrëveshje me palën idhujtare, dhe Allahu i Madhërishëm këtë marrëveshje që disa në shiqim të parë e shihnin si ngadhnjim të palës idhujtare, e quajti "el-fet’hu-l-mubin" (Fitorja-çlirimi i qartë). Vërtet, kjo ishte kështu. Muslimanët nuk arritën atë vit të shkojnë në Meke, por përfitimet nga kjo marrëveshje ishin të mëdha, sa që me të madhe thirrësit muslimanë e përhapnin fjalën e Allahut dhe shumë individë dhe fise kaluan në Islam. Po ashtu, muslimanëve iu dha rasti që personalisht t’i demantojnë shpifjet dhe akuzat e palës idhujtare, të cilët në mosprezencë të muslimanëve si rezultat i gjendjes së luftës, kishin bërë propagandë të madhe kundër Islamit. Tash, pas kësaj marrëveshje dhe armëpushimit, muslimanët u ndajtën në lindje e perëndim për ta përhapur Islamin dhe ta tregojnë të vërtetën për Muhamedin s.a.v.s. dhe fenë Islame. Dhe si kulminacion i kësaj marëveshje qe çlirimi i Mekes. Dhe ja, në shekullin XXI, në ujërat e Mediteranit na përsëritet kjo pamje, normalisht me dallime të rëndësishme që duhet patur parasyshë. Muslimanët u kthyen prej rruge dhe nuk hyrën në Meke në atë udhëtim, që të rikthehen ta çlirojnë Meken përfundimisht nga dora idhujtare. Këta burra u penguan të arrijnë në Gazë, por inshallah do të rikthehen ta lirojnë Gazën një herë e përgjithmonë nga rrethimi i huaj. Po, ata nuk arritln ta puthin tokën e Gazës të ujitur me gjakun e dëshmorëve, por bërë që e gjithë bota ta sheh fytyrën e vërtetë të dhunuesve të Gazës dhe të don ta puth ballin e udhëtarëve të anijeve të paqës.

Nuk e patëm atë fat të gjindemi në këtë karvan dhe ta bëjmë këtë udhëtim që ngeli i shënuar në histori, por mburremi me ata vëllezër që e merituan këtë mirësi të rrallë. Krenohemi që sytë na lotuan për ata vëllezër dhe që dolëm t’i presim si heroj. Na përfaqësuan gjithë ne, këta vëllezër bënë që edhe ne të jemi krenar dhe kokëlartë. I lutemi Allahut për ta dhe për familjet e tyre, të gjallë e të vdekur, e në veçanti hoxhën e nderuar Jakup Hasipin, një nga gjaku i të cilit u gjind në Karvanin e Paqës. Lavdi burrave që mbetën në histori; lavdi dëshmorëve të gjallë; lavdi dorës e cila e përkundi djepin e tyre. Nuk më shkon mendja të kujtoj se dikush këtyre do t’ua jep çmimin Nobel për humanizëm, por edhe nuk u duhet. Mjafton vlera e të qenit në këtë Karvan Paqjeje që mbeti i shënuar me shkronja të mëdha në historinë e çështjes palestineze.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 2 here
  • Zejd E enjte 10 Qershor 2010 3:47

    Nje pershkrim i mrrekullushem

    Reply

  • ehad E marte 15 Qershor 2010 14:44

    Allahu e shperblefte hoxhen e nderuar se shum shkrim te bukur ka ber elhamdulila qe kemi ksi vllezer edhe hoxhallare Allahu i rujte

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve