Medoemos të kthehem në vitin 1991, një faqe e historisë, faqe kjo e cila nuk mundem kurrsesi ta shmang nga memoria ime. Ishte fillimi i pjesës së parë të vitit, korbi i zi lëshonte një ngjyrë të zezë mbi ne, ngjyrë kjo e cila aq shumë kishte fuqi dhe likuid, saqë tërë qytetin e kishte mbuluar me të zezë. Njëri etnikum ishte për “Bratstvo Jedinstvo” e tjetri ishte për “Bratstvo Ubistvo”. Këta të dytët ishin të gatshëm për një veprim të tillë, kulmin dhe sinqeritetin (kujdes, sinqeritet ndonjëherë është kur pa dashje tregon apo shpalos strategjinë qoftë edhe regresive) i tyre u afishua kur patrioti i atëhershëm Radovan Karaxhiqi (i cili nga patriotizmi i tij për një kohë të gjatë fasadoi identitetin e vet) deklaroi zyrtarisht citoj” Muslimanski narod çe nestati” Populli mysliman do të zhduket”. Dua t’i qasem temës. Rrëfimi i lartcekur është pjesë e vargjeve ku i mban në vete historia, unë fatkeqësisht jam i infektuar por jo nga antraksi, as nga gripi (i dështuar) e më së paku nga virusi Aids. Ajo që më bëri të jem i infektuar mban emrin politikë dhe politikanët të cilët flasin shqip, por nuk mendojnë shqip. Në vend se të merremi me hallet tona apo më mirë thënë, me fukarallëkun tonë, jemi të imponuar të merremi me politikë, kurse politikanët të merren vetëm me ekonomi personale dhe larje të xhepave nga parat e pista. Lus Zotin të jem gabim, por unë po e shoh të njëjtin shpend ku e kisha parë para 20 vitesh, por tani nuk do ta quaja korb, por do ta pagëzoja mjellmë, siç e pagëzoi shkrimtari i mirënjohur Irlandez William Butler Yeats. Kjo mjellmë po sillet rreth e rrotull aty afër bukurisë, bukuri kjo e cila shkëlqente atëherë kur ky vend mbante emrin Skupi. Vallë çfarë po ndodhë në këtë vend? Asgjë nuk po ndodhë, përveçse kjo bukuri po merr emrin ikonografi sllave! Mendoj se për këtë Vatikan të vogël ku në oborr gjenden edhe disa egërsira, në aspektin ekonomik fajtorë janë gjyshi im, babi im, unë e shumë të tjerë që i kemi emrat Hasan e Hysen. Po, po, të gjithë jemi fajtorë dhe ishin fajtorë për këtë, nga fakti se akcizat dhe TVSh-të, në kohërat më të hershme këto terme u njiheshin si kullxhinj. Aty janë të hollat tona! Ndërsa në aspektin politik fajtorë kryesor janë ata të cilët më ka marrë malli t’ia shoh fytyrat që nga kampanja parazgjedhore. Pikërisht topi u mbetet këtyre të fundit, ndoshta këta do të luajnë lojën e njëjtë sikur me Enciklopedinë, ku me këmbëngulje e ndërruan kryetarin e ASHAM-it (u lumtë për një iniciativë të tillë), ndofta strategjia e këtyre, e kemi fjalën për politikzhbërjen tonë, në vitin 2015 do t’ia marrin postin projektuesit të Vatikanit. Megjithatë, kanë ende kohë për ta larguar topin nga vetja e tyre përderisa i takojnë gjeografisë, nëse hyjnë na faqet e historisë, atëherë do të jetë për të gjithë neve shumë vonë. O ju politikan, unë votën time ua bëj hallall, për atë pse nuk keni gjetur kohë asnjëherë të vini deri tek ne, kini kujdes tash kur të mobilizoheni dhe kur të vendosni për të ardhur tek ne, e kam fjalën kur të vini për votën tuaj, kam një kërkesë: nëse mundeni të merrni me vete nga një lopatë me asfalt, rrugës duke ardhur apo kur të ktheheni të na i mbushni gropat 50 centimetra, që edhe tanket do të prishen, kuptohet fare pa murtaja. Këto gropa mund të kuptohet edhe si solidarizim me neve, duke e ditur se, më s’ka mbetur vullnet njeriu që do e tërheq këmbëzën e murtajës kundër tankeve. Megjithatë, hallall u bëj edhe për këto gropat, hallall e keni edhe për mungesën e pasaportave edhe për shumë gjëra tjera. Por, këtë VATIKAN, me shumë keqardhje deklaroj se nuk mundem ta gëlltiti, ndaj nuk mundem t’ua bëjë hallall, edhe aq lehtë, ndoshta kurrë. Projekt ky i cili do të realizohet pa pikë dyshimi, për pengimin e këtij realizimi prapë nuk ua zë për të madhe, nga fakti se nuk keni mundësi ta ndaloni atë. Mundësia e vetme e juaja është të dilni para këtij populli, dhe t’i drejtoheni me këto fjalë: “Ne jemi ata të cilët ua morëm votën, ishim të qetë gjatë qeverisjes, por tani zgjidhje e vetme e jona është të braktisim këtë qeveri”. Së paku do të tregoni një burrëri, kuptohet nëse u ka mbetur diçka prej kësaj të fundit!
Por, prapë jam skeptik se, edhe nëse vijnë të tjerët e njëjta do të ndodhë, një fjalë popullore thotë: “Hin e dil Isuf Qamil”. Popull, ky i cili çdo ditë me valixhe në dorë ia mësyjnë Perëndimit, për arsye se këtu nuk ka perspektivë ekonomiko-politike, nga fakti se shteti ynë, duke e kursyer buxhetin për të ndërtuar disa kopshte zoologjike, disa tempuj si dhe disa heronj të vdekur e të vjedhur nga “komshit” e tyre.
Kujdes pra, sepse populli mund të tërbohet prej urisë së madhe, e për së vdekuri mund t’i haj heronjtë e Gruevskit, e pastaj radhën e dini se kush e ka …
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 4 hereAllahu te shperblefte z. qerim. me te vertete keni sjellur freski me shkrimet tuaja ne kete faqe.me kenaqesi i percjellim shkrimet tuaja. me respekt vellazerorė!!!
...si ta komentosh nji artikull si ky,qfar mund te shtosh ne kete artikull kaq domethenes,me te vertet nji permbledhje e mir,inshAllah don zoti e se pari sherohen ata qe te gjith popullin ebene te jen te infektuar dhe se dyti dhasht zoti qe ai korb ta drroj folen gje qe me keta politikan qe ikemi ne eshte nji gje e veshtir flas per pozit dhe opozit sepse ata harrojn se jan nga populli vetem ne fushata parazgjedhore iu bie ndermend kjo gje dhe vin per te kekruar vota e nji her nuk vin per ti pare hallet e popullit te mjer ndryhse Vatikani komuna Lipkovesehste harru si te vin me ato veturat e tyre te shtrejta e ti shkelin kto gropa,ndoshta do te vi koha qe gropat te mbulohen por me keqardhje ndoshta ateher nuk doti ken as vetuart e as postet,Denimi i POPULLIT eshte i rende te mos e harrojm
Me kenaqesi te vecant e lexova shkrimin e radhes te profesor Qerimit. Perskaj qasjes se shkelqyer te kesaj problematike, una jam shume i gezuar qe edhe profesoret nuk po heshtin perball bishave shqiptaro maqedonas. Vetem keshtu do i japim nje sintez me te qart te problemeve, por dash Zoti qe edhe profesoret, arsimtaret tjer te angazhohen ne kete rruge te mundimshme, por me nje perfundim te kesaj bote te lezetshem. Selam i nderuar dhe vetem perpara...
s.a. ke te drejt ovlla se jam tye percel situaten dhe te ju por qka me ba me keta ton qe spo shofin qka po ndodh ne oborin e tyre krejt ekan lidhur kinse me patriotizmin ,modernizmin dhe evropeizmin inshadhah allahu i qel syt por po tutna qe athere do te jet von. s.a.