Ishim dëshmitar të lajmeve që po na vinin këto ditë rreth vizitës së Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga së bashku me Besim Beqaj, Ministri për Zhvillim Ekonomik, e shoqëruar edhe nga i ngarkuari me punë në ambasadën e Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite.
Qëllim i vizitës së Presidentes në këtë takim ishte pjesëmarrja në ndarjen e çmimit vjetor që bëhet për nderë të Sheyh Zayed për Energjinë e së Ardhmes, që llogaritet si një çmim i një rëndësie të veçantë për sukseset e arritura si në aspektin individual apo grupor në fushën e energjisë alternative.
Për të dëshmuar rëndësinë e kësaj ceremonie, ishin pjesëmarrës personalitete me famë botërore si Ban Ki Moon, Tony Bleir, Presidenti i Islandës, e shumë e shumë personalitete të tjera. Më së shumti bum në tërë këtë lajm ishin disa foto të publikuara nga presidenca e Kosovës, ku Presidentja Jahjaga shfaqej me një fustan të shkurtër si përzgjedhje e saj për pjesëmarrje në këtë ceremoni. Ndërsa më vonë presidenca u akuzua edhe për censurimin e disa fotove, si dhe për përpjekjet e bëra për ta ''mbuluar'' sado pak Presidenten dhe marrën e saj, duke shfaqur foto në të cilat Presidentja dukej vetëm në pjesën e sipërme.
Çfarë donte të tregonte Presidentja me këtë veshjr të saj...!!??
Presidentja me këtë pjesëmarrje ka bërë thyerjen e të gjitha rregullave së pari të shqiptarëve e mandej edhe të kanunit të Lek Dukagjinit, që siç dukej nga disa deklarata të saj ajo e njeh si ligj të vetëm, e për të vazhduar edhe me rregullat ndërkombëtare të vizitave të rangëve të tilla, duke treguar një papjekuri, naivitet, mos kulturë dhe mos respekt ndaj të tjerëve.
Kjo për faktin se deshëm apo jo, kur i shkon njeriut në konak, siç thotë populli, nuk mund të bëhesh zot shtëpie por duhet t’i respektosh traditat e konakut. Në vendet arabe është e njohur çështja e veshjes dhe mbulesës së tyre, pa marrë parasysh se kjo është normë fetare apo traditë e tyre, andaj edhe duhet respektuar ashtu siç kishte vepruar Kryeparlamentarja e Shqipërisë zonja Topalli, gjatë një vizitë në Arabisë Saudite në vitin 2008. Ajo ishte veshur si vendase për ta respektuar traditën e këtij vendi. Njësoj veproi edhe Mbretëresha Beatris e Holandës, e cila gjatë vizitës së saj në një nga xhamitë e Omanit, tash në janar të 2012, ishte shfaqur me një mbulesë në kokë si shenjë respekti për vizitën e saj në xhami.
Andaj do të ishte mirë që Presidentja jonë në veçanti si dhe të gjithë qeveritarët tanë në përgjithësi të marrin sado pak mësim nga këto personalitete sepse janë shtete, dhe kanë kulturë shtetërore hiç më pak se një shekull. Pra, nuk është mirë që të bëhemi si puna e atij me qershitë. E po më duket se edhe qeveritarët tanë janë duke ia bërë mu kështu, pasi që më kujtohet se Kryeministri i Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kur ishin në kërkim të njohjeve, ai në një deklaratë të dhënë kishte thënë se ''Ne jemi të nevojshëm për njohje nga vende kualitative dhe jo kuantitative'', ndërsa me kuantitative ai kishte për qëllim vendet Arabe, ndërsa sot jemi dëshmitarë se si qeveritarët tanë po vrapojnë pas njohjeve nga këto vende ''kuantitative''.
Andaj me që ne jemi të nevojshëm për njohje dhe jemi ne ata që jemi në një pozitë më të dobët, do të ishte e udhës që t’i respektojmë traditat, doket dhe zakonet e shteteve që i vizitojmë pasi që vetëm kështu do të tregonim se ne si shqiptarë jemi më të vërtet një popull i lashtë dhe një popull me një kulturë dhe civilizim të lashtë.
Pregaditi: Artan Musliu
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 11 hereE para presidentja jone ka dashte te tregoj se une jam muslimana po jo sikur ju te mbuloj kembet pak te trasha, dhe siq po shihet ne Kosove eshte bere tradite cveshja pasi qe shtetet tjera e kan kaluar moti kete pune dhe tash kan filluar te veshen, prandaj edhe kesaj i mungon kultura e modestise dhe e respektit,doshta faji pak qendron edhe te organizatori i cili eshte dashur ta perjashtoj automatikisht Atifeten nga konferenca se sinqerisht eshte dukur shume keq dhe shume naive me ate veshje ne mes te atyre njerezve qe dukeshin normal,dhe e fundit njeri sa verpon as sa dine - kjo eshte nje POLICE mos tja zeme per te madhe.
po kjo nuk eshte presidente legjitime dihet qysh eshte ardh ne krye te vendit
Me kujtohet para ca viteve nje Delegacion i yni ka qene ne vizite ne nje vende Perendimor dhe ne mengjese kan pas takim me presidentin. Kur kan shku ne zyren e pritjes pasi priten 10 min u erdhi urdheri se takimi eshte anulu! Me vone u informuan se takimi eshte anulu per shkak se njera nga antaret e keti delegacioni ka pas FundinVeshjen mbi gju dhe per kte eshte anulu takimi...Kur i eshte thene ksaj torollakes tone kjo, kjo ka thene: Sju kam faje une atyre qe i kame kembet e bukura!!! haj medet haj. Kete ngjarje ma ka transmetu njeri nga pjesmaresit
Ish ministrja e ukraines Julija tomashenkov shpesh dilte me veshje kombetare nese ska pas veshjen por frizuren kur nuk e ka ndrue, ish presidentja e pakistanit Benazir Buto ajo ka pas veshjne kombetare, po ashtu ish presidentja e indis Indira gandi e ka pas veshjen kombetare, po ashtu grat nga afrika apo ministret i kan veshjet kombetare e kjo ku e ka veshjen kombetare sipas lek dugagjinit.
kjo e ka veshjen e lek duka dreqit o Alaban ooooooo, po hala sjemi tue pa se qfar xhahila jan ka na udhėheqin ma zi se nė kohėn e titoviqe.
lene more rahat ,kjo as shkoll nuk ka edhe ata e k able e per kultur mos te flasim,Eqka ka faj kjo se e kan ba presidente.Sa u kan police sja ka lshue syt kerkushi e prej se u ba presidente po i rrezit kapak kamt
O kjo nuk eshte zgjedh prej popullin as prej qeveris po ne e dim qe si eshte zgjedh e paskadit aj qafir qe kjo eshte ksi dreqi edhe e paskashti ket thi nuk lihet as ne polici as kurkunhiq por ky dreq i madh e kavendin ne zjarr
@ redaksie apo aaaaaaatij qe e ka shkruar kete shkrim.Une nuk ia ze per te mete presidentes kete gje qe po e theni ju .por juve qe e krahasoni ate pra presidenten me presonalitete si Zonja Topalli, Mbretresha Beatris, Zonja Klinton qe keni haruar te permendni ne shkrimin tuaj dhe keni permendur ketu presonalitete tjera qe dijne te ruajne kulturen e tyre kombetare apo fetare. Ju gahboheni shume me keto krahasime , sepse ne jemi nje popull shum krenar qe jemi shipetar dhe pranaj edhe mburemi me keto veprime te presidentes tone per patriotizmin e terguar kudo qe gjendet.Prresidente e nderuar ju vetem vazhdoni se vetem ne kete menyre do ta bejme Kosoven te praparuar dhe do ta vendojme ne vendin e kukullave te botes dhe vendeve te zhvilluara ekonomikisht, politikiusht etj.
eselamu alejkum TIMI aka munci me tregu se per cillen torollake e pate fjalen per atifetet e budallme apo jo tlutem kthe pergjie se bash pome intrereson
Veprimi i saj dihet se qfar rezultati jep. Qeshtja se cfar duhet veshur ne kete ngjarje pa dyshim se i eshte e njohur kesaj injoranteje me mire se neve, po qellimi ka qene i tille qe me kete veshje ti ofendoj jo vetem autoritetet ne Abu Dabi po ne tere boten islame, me te vetmin qellim qe te na largoj e te na orjentoj nga Vatikani.Dukej aty si me qene nga Ukraina apo shtetet tjera te evropes lindore ne periudhen post komuniste.Nuk ka marre as ndien pergjegjesi, ngase fuqia e saj nuk buron nga vota popullit.Populli dhe vetem populli duhet te zgjedh lideret dhe te ndeshkon ata qe jane te pa cipe dhe te piste.
Duke mundu me shfaq kultur e civilizim i ka tregu veten se sa dine. thjesht secili profesion edhe secila shtres e populesis i ka veshjet e veta qe e veqojn e kjo e presidentes son te dhuneshme dihet se kujt i ka hije.....