Islami është një fe universale dhe e vetmja e pranuar tek Allahu Fuqiplotë dhe patjetër duhet t’u përgjigjet të gjitha kohëve dhe te gjitha aspekteve njerëzore. Një prej prioriteteve kryesore në Islam është mirëqenia njerëzore. Kur’ani dhe Syneti shprehin një interesim thelbësor rreth mirëqenies njerëzore në përgjithësi. Allahu xh.sh. u ka dhënë një rëndësi të madhe të arriturave ekonomike në këtë botë, mirëpo pa harruar qëllimin final, që është Bota tjetër.
”Dhe prej tyre thonë, o Zoti ynë na jep të mira në këtë botë dhe të mira në Botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit” (El-Bekare; 201)
Ndërsa një qëndrim unanim i të gjithë juristëve myslimanë (fukahenjve) është se mirëqenia njerëzore dhe lehtësimi nga mundimi apo varfëria, është qëllimi kryesor i Sheriatit. Zhvillimi në përgjithësi, duke përfshirë edhe zhvillimin ekonomik, duhet të jetë i qëndrueshëm dhe të jetë në akordim të plotë me dispozitat e Sheriatit. Zhvillimi ekonomik në Islam mund të definohet si një balancues dhe përmirësues i aspektit material dhe jomaterial, që kontribuon në mirëqenien njerëzore dhe procesin e zhvillimit. Ekonomia islame, në mes të tjerash, përfshin edhe përmirësimin e mirëqenies njerëzore, nëpërmjet progresit, përparimit, riorganizimit dhe riorientimit të tërë sistemit ekonomik dhe shoqëror, në përputhje me normat dhe vlerat në Islam.1
Indeksi nga zhvilimi ekonomik Zhvillimi ekonomik në Islam duhet të jetë i tillë që të kontribuojë në mirëqenie në të dy fazat a periudhat e jetës së njeriut (dunja dhe ahiret). Pyetja që kërkon përgjigje në lidhje me zhvillimin ekonomik, është: Cili është indeksi i zhvillimit ekonomik sipas Islamit? Duke folur në përgjithësi, indeksi është i bazuar në 1 rritjen ekonomike, 2 drejtësi në shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurisë, dhe 3 një mjedis shoqëror i shëndetshëm dhe i pëlqyeshëm nga normat dhe vlerat islame. Një rritje e lartë ekonomike dhe një e ardhur e arsyeshme janë të rëndësishme për furnizimin me ushqime, sigurimin e banimit apo strehimit, veshmbathjes, edukimit, mjekimit dhe nevojave të cilat janë të rëndësishme në jetën e njeriut.
”E, kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e Allahut, por edhe përmendeni shpesh Allahun, kështu që të gjeni shpëtim”. (El-Xhumua;10)
Një rritje e lartë e të ardhurave apo një e ardhur e nivelit të lartë, megjithatë nuk është e mjaftueshme për furnizimin e nevojave themelore apo komforte për të gjithë njerëzit. Sepse, nëse fitimi që shpërndahet në mes njerëzve, është jo i barabartë, vetëm një pjesë e tyre do t’ishijojnë frytet e rritjes dhe zhvillimit, kurse të tjerët do të vuajnë. Kjo është çështje e padëshiruar në Islam. Duhet që ky fitim dhe kjo pasuri të shpërndahet në mënyrë të barabartë tek ata që kanë kontribuar në fitimin e atij kapitali. Një mjedis shoqëror i shëndetshëm, i pasuruar nga normat dhe vlerat islame, është i rëndësishëm për paqen dhe disiplinën jetësore. Nëse njerëzit i kanë të gjitha gjërat materiale, po standardi moral i tyre është i ulët, kjo do t’i pengojë arritjet për një standard të mirë të jetesës. Në të vërtetë, vlerat e Islamit do të ndihmojnë në mbajtjen e një jete të disiplinuar e të harmonizuar dhe të ngrohtë në shoqëri. Në mungesën e tyre, një jetë e padisiplinuar mund të krijojë probleme shoqërore të patolerueshme dhe të keqe në këtë botë, dhe vuajtje të paevitueshme në Botën tjetër, caktuar nga Allahu. Vlerat islame janë konsideruar esenciale në krijimin e një mjedisi për jetë më të mirë dhe për mirëqenie në të dy periudhat e jetës së njeriut. Zhvillimi ekonomik është i lidhur me vlerat islame në dy mënyra:
E para, zhvillimi ekonomik është shpjeguar si një balancim i pandërprerë i përmirësimit të mirëqenies materiale dhe jomateriale nga njeriu, e cila nuk është e kompletuar pa një standard të lartë moral, që rezulton nga vlerat Islame.
E dyta, themelimi i vlerave islame, të cilat kërkojnë shpenzim në edukimin islam, përhapjen e Islamit e kështu me radhë.
”Dhe, me atë që të ka dhënë Allahu, kërko (ta fitosh) Botën tjetër, e mos lër mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bëj mirë siç të ka bërë Allahu ty, e mos bëj të këqija në tokë, se Allahu nuk i do çrregulluesit”. (El-Kasas, 77).
Ky shpenzim është i supozuar të bëhet pozitivisht lidhur me nivelin e fitimit dhe forcën e imanit apo besimit të njeriut. Prandaj, indeksi i zhvillimit ekonomik në Islam përbëhet nga rritja ekonomike, shpërndarja e barabartë (në bazë meritash sipas kontributit apo sipas kategorive që e gëzojnë të drejtën që të marrin) dhe vlerat islame. Ky është një zhvillimi ekonomik, dhe është një funksion pozitiv i rritjes me drejtësi dhe me vlera Islame.2
RRITJA (ZHVILLIMI) EKONOMIKE
Në këtë kontekst, është e përshtatshme të shqyrtojmë nëse Islami siguron ndonjë nxitje për rritjen e ekonomisë, dhe nëse po, cilët janë faktorët që ndihmojnë në rritje, çka është ‘produkt-mix’ për të arritur mirëqenien njerëzore. Zhvillimi ekonomik jo vetëm që është i lejuar në ekonominë islame, por ekziston një nxitje e fuqishme për të krijuar përpjekje për të shfrytëzuar burime, në mënyrë që të eliminojë varfërinë dhe të arrijë një rritje të konsiderueshme të të ardhurave dhe të pasurisë. Një metodë themelore ekonomike në Islam është për të ndaluar izolimin e pasurisë dhe për të inkurajuar aktivitetet ekonomike, që interesimi i njerëzve të mos jetë vetëm grumbullimi i pasurisë, por krahas saj të ketë qëllim mirëqenien e njerëzimit. Varfëria i bën njerëzit të paaftë për të kryer obligime individuale, shoqërore dhe morale, prandaj nga njeriu kërkohet që të kërkojë ndihmë nga Allahu për ta ruajtur nga varfëria, nga mungesa dhe poshtërimi. Varfëria konsiderohet e padëshiruar dhe e urrejtur sikurse Kufri (mosbesimi në Allahun xh.sh.). Kërkimi për fitimet materiale konsiderohet shumë i rëndësishëm dhe njeriu është i urdhëruar ta kërkojë atë në tokë, kur të mbarojë Ibadeti (adhurimi ndaj Zotit), dhe fitimi nëpërmjet mjeteve të lejuara (hallall) deklarohet si obligim, pas namazit (lutjeve të obliguara). Këto janë, në mënyrë të qartë, nxitje për aktivitete ekonomike nga njeriu që duhet të kontribuojë në rritjen apo zhvillimin ekonomik.3
Zhvillimet në agrikulturë, industri dhe tregti janë shumë inkurajuese në ekonominë islame. Asnjë pjesë e tokës pjellore nuk duhet të lihet e papunuar. Zhvillimet në prodhimet e industrisë, të cilat shërbejnë për furnizimin me ushqim për njerëzit, janë trajtuar si një obligim fetar. Përveç kësaj, aktiviteteve të tregtisë dhe biznesit u është dhënë një status fetar me cilësi të lartë, kështu që një biznesmen i besuar dhe besnik, është thënë që do të jetë me pejgamberët në Ditën e Gjykimit. Prandaj mund të themi lirisht se ekonomia islame ka një karakter nxitës me anë të sanksionimit fetar për rritje të kënaqshme ekonomike.
FAKTORËT E RRITJES APO ZHVILIMIT
Inkurajimi për rritje ekonomike duhet të jetë i pafrytshëm, nëse struktura filozofike e Islamit nuk lehtëson apo ndihmon mobilizimin e faktorëve të nevojshëm për rritjen e ekonomisë. Në të vërtetë, më së miri e bën këtë struktura e sistemit ekonomik islam. Kur’ani thotë se të gjitha burimet natyrore janë të dedikuara për përfitimet e njerëzve. Njeriu duhet t’i zbulojë dhe studiojë ato, t’i përdorë për prodhime, të kënaqet me frytet e prodhuara nga mallrat dhe shërbimet e ndryshme dhe që t’i përdorë ato për t’i takuar apo arritur obligimet morale dhe sociale.4 Një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe dijetarët myslimanë, duke iu përgjigjur nevojave të kohës për adaptimin dhe aprovimin e instrumenteve a prodhimeve financiare për ndihmë në financime në sektorët e përmendur pa i thyer normat ligjore islame.
Prej këtij diskutimi shihet qartë se organizimi i ekonomisë bazuar në parimet islame të përgjithshme, do të thotë zhvillim dhe në të njëjtën kohë eliminim i varfërisë. Ky është një dallim i madh nga ajo çfarë shohim në ditët e sotme, kur, si e shohim, shumë shtete të pasura dhe me teknologji të përparuar, por në të njëjtën kohë në ato shtete ka njerëz që vuajnë urie. Sikur të adaptohet një sistem i këtij lloji (sipas parimeve islame), në botë nuk do të ketë uri dhe nuk do të ketë njerëz të pastrehë.
-------------------------------
(1) Muhammad Umar Chapra, “Why Islam Has Prohibited Interest?
Rationale behind the Prohibition of Interest”, Review of Islamic Economics, No.9. 2000, f. 6-8.
(2) M. Ramzan Akhtar, Modelling the Economic Growth of an Islamic Economy, “The American Journal of Islamic Social Sciences 10:4” f. 493-495.
(3) Ibid.
(4) Saiful Azhar Rosly, Critical Issues on Islamic Banking and Financial Markets: Islamic Economics, Banking & Finance, Investments, Takaful and Financial Planning. (Kuala Lumpur: Dinamas, 2005) f. 15-17.
Reklama 229 x 170.png)
Dr. Islam Hasani
Ubejd Gashi
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Reklama 228 x 90.png)
Iljasa Salihu
Kushtrim Gashi
Adnan Abrashi
Mr. Rrahman Ferizi
Milazim MUSTAFA
Gentian Jetishi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 6 herePaqja dhe shpetimi i Zotit qofte mbi ju dhe mbare muslimanet! Vella i nderuar te pergezoj per kete artikull me shume vlere dhe njeherit do ju beja thirrje te vazhdoni te kontriboni me shkrime te tilla edhe ne te ardhmen sa me shume qe te jete e mundur. Dashte Zoti e ne kete sfere qe eshte shume deficitare te kemi me shume te tille si ju qe do na mesojne me shume me kete pjese te Islamit qe eshte po aq e rendesishme sa edhe ajo tjetra qe fale Zotit kemi mjafte te arsimuar. Allahu te ndihmofte vella i nderuar e te dhashte mundesi qe njohurit e juaja te mund ti zbatoni ne praktike dhe te beni nderrime te verteta ne Kosove sa i perket praktikave Islame ne ekonomi. Vetem respekt njerezve si ju!!! S.A.
Zoti tė shperbleftė autor i kėtij teksti .mendoj se eshte me interes per lexuesit qe te jepni detaje nga Kurani dhe Hadithi lidhur me kredite me kamate dhe sistemin bankar Islam, a lejohet ne momente te caktuara ne raste ekstreme marrja e kredive me kamate.
Te falemnders o Dr Islam Hasani, sinqerisht u ndjeva mire pas leximit te ketij materiali Komentet jane te teperta, vecse dua te te them Allahu te shperbefte me miresite e Tija. Besoj se je i knaqun qe per kontributin qe ke dhane me shkrimin tand te marresh nje urim te ketille. Respekt nga Shkodra
oooooo Faruku, gjithnje njeriu kur ta godet nje e lig mendon qe kerkend nuk e ka godit me shum se ate, keshtu qe mos kerkoni letsime te shumta nga njerzit kur argumenet jan te qarta e te sqaruaru mijra her neper libra. qasju leximit te lutem.Respekt te madh ndaj Dr. Islam Hasani Allahu te ndihmoft ty dhe gjith muslimanve
I nderuar XXL faleminderit per verejtjen e dhėnė, e vleresoj dhe besoj se e thene me sinqeritet dhe ndoshta edhe me nervoze. Une e di se kamata eshte Haram i pakontestueshėm. Por duke e njoftė kapacitetin e autorit kam dashte qė ai tu jap sqarime detale ne nje artikull tė te veqant muslimanėve se pse eshte kamata haram, une e di se ka besimtar dhe hoxhallarė qė sot po marrin me kamate dhe kėtė e ka vertetuar. e qellimi im nuk ishte qe te kerkoj prej autorit te na e lejoj kamaten, se Zoti eshte ai qe na i ben hallall dhe haram gjerat por duke e ditur se nje fenomen i shpeshte qe ka kapluar shoqerine tone ne pergjithesi dhe edhe se bashku me te edhe disa musliman fatkeqesisht nevoja per trajtimin e temave te tilla eshte e domosdoshme.Ejvallah, selamalejkum
s a po vlla edhe un pajtohem me mendimin tend se me te vertet kemi nevoj per sqarimine marrjes se kamates ose te kredive se jan shum prezente tek ne muslimanet edhe pse e dim se esht haram prap e bejm bile ka edhe prej hoxhallareve qe thojn se kredia nuk esht haram nese e ke per shtepi prandaj kemi shum nevoj per sqarimin e ketyre puneve /zoti e shperbleft vllaun per ket material presim edhe me tutje materiale te tilla selam alejkum