Sot prezantohet raporti “Keqpërdorimi i financave publike”

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, sot prezanton raportin “Keqpërdorimi i financave publike: Një këndvështrim mbi vendimmarrjen njëvjeçare të Qeverisë”.

Raporti analizon parimet që dalin nga korniza ligjore që rregullon këtë fushë dhe krahason ato me vendimet e Qeverisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Mes tjerash ky raport vë në shqyrtim të gjitha vendimet e ndërmarra gjatë periudhës një vjeçare dhe vlerëson ndikimin ekonomik të tyre në Kosovë.

Në fund raporti ofron disa rekomandime politikash që kërkojnë përmirësimin e shpenzimeve të parasë publike, planifikimit buxhetor, dhe ridefinimin e rolit të Ministrisë së Financave Publike në këto procese.

Prezantimi i këtij raporti fillon në ora 11:00.