Messi flet para finales së Kupës së Mbretit, kërkon me çdo kusht triumfin

Ylli i Barcelonës ka marrë gjithë vëmendjen e medieve, sidomos atyre spanjolle, pasi ka vendosur të paraqitet në konferencën për shtyp para finales së Kupës së Mbretit.

Kapiteni i Barcelonës është shprehur i mërzitur për eliminimin nga Liga e Kampionëve, por ka bërë të ditur se ajo nuk do t’i pengoj në përgatitjen për finalen e Kupës së Mbretit, kundër Valencias.

“E vërteta është se ne jemi të qetë, si gjithmonë, duke u përgatitur për finalen sikur për secilën ndeshje, duke pasur parasysh rëndësinë që ajo ka si finale. Ka qenë një garë ku kemi pasur ndeshje të mira dhe duhet t’i japim rëndësinë e vet” ka thënë fillimisht Messi, transmeton lajmi.net.

“Ishte një goditje e rëndë ajo që pranuam. Ishte shumë e vështirë, ishte vështirë, dhe asgjë. Kjo është një finale, është një titull ne kemi mundësinë që të fitojmë dy tituj, të përfundojmë mirë” ka thënë ndër të tjerash argjentinasi.

Messi është në rrugë të mirë që të fitojë dy tituj këtë edicion me Barcelonën, por edhe në aspektin individual, ai lehtë mund ta mbyll me ‘Këpucën e Artë’ dhe ‘Topin e Artë’.