Kryeministri e quan Majlinda Kelmendin ‘Mbretëreshë të Xhudos”

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se shkëlqimi i mbretëreshës së xhudos Majlinda Kelmendit, që fitoi medaljen e artë, dhe Nora Gjakova të argjendtën, në Lojërat Europiane Minsk 2019 në Bjellorusi, e rëndit vendin tonë me fuqitë olimpike, njofton Klan Kosova.

“Shkëlqimi i mbretëreshës së xhudos Majlinda Kelmendit, që fitoi medaljen e artë, dhe Nora Gjakova të argjendtën, në Lojërat Europiane Minsk 2019 në Bjellorusi, e rëndit vendin tonë me fuqitë olimpike. Ekipi i Driton Kukës është shndërruar në emblemë suksesi për Kosovën, duke lartësuar flamurin dhe shtetin tonë në çdo vend të botës. Krenar për nderin që po i sjellin Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook ku edhe ka postuar fotografi të të dyja kampioneve.