Rashica merr numrin 7 tek Werder Bremen

Skuadra e Werder Bremen ka bërë disa ndryshime para fillimit të sezonit të ri.

Ndryshimet në skuadrën gjermane kanë prekur edhe yllin e Kosovës, Milot Rashica, i cili me gjasë do t’i gëzohet këtyre ndryshimeve.Faqja zyrtare e Werder Bremen njofton se nga edicioni i ardhshëm, Milot Rashica do ta ketë numrin 7 në fanellën e tij, përcjell lajmi.net.

Rashica i cili pati një sezon të jashtëzakonshëm me Werder Bremen duket se po shpërblehet për punën e tij, pasi dihet se numri 7 është numër që bartet nga më të mirët e skuadrave.

Kosovari që edicionin e kaluar barti numrin 11 me Werder, ka tërhequr vëmendje të madhe edhe në Portugali, ku sipas disa raportimeve skuadra e Benficas ka ofruar 20 milionë euro për të.Me ndryshimet e fundit, duket se Bremen planifikojnë të llogarisin për një kohë të gjatë në lojtarin kosovar.