Pacolli kërkon lirimin e menjëhershëm të kosovarit që u arrestua nga policia serbe

Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të shtetasit kosovar, Nezir Mehmetajt, që u arrestua mbrëmë nga policia serbe.

Pacolli ka thënë se zyra e ndërlidhjes në Beograd është aktive dhe do të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e Nezirit, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Pacollit:

Ne e dënojmë arrestimin e shtetasit kosovar Nezir Mehmetaj nga policia serbe dhe bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.

Zyra jonë e ndërlidhjes në Beograd është aktive dhe do të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e Nezirit.

Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe menjëherë të ndalojë me përndjekjet politike.

Kjo është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe Brukseli, nga ana tjetër, duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar veprimet e Beogradit kundër qytetareve të Kosovës dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve.