Padia për shpifje, Rama mund Berishën në gjykatë

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka humbur një tjetër proces gjyqësor për shpifje për një status të publikuar në Facebook.Ish numri 1 i qeverisë shqiptare u padit në vitit 2018 në Gjykatën e Tiranës për shpifje nga pasardhësi i tij Edi Rama.

Paraditen e të premtes gjyqtarja Marjana Dedi e gjeti përgjegjës për shpifje zotin Berisha duke kërkuar pagimin e një dëmshpërblimi, prej 500.000 lekësh kryeministrit Edi Rama.

Më 14 Tetor 2018 Sali Berisha publikoi këtë status në Facebook ku thoshte se familjet mafioze Rama, Xhafa, Balla e Tahiri janë nën hetim ndërkombëtar jo nga një por nga disa agjenci të vendeve partnere.

Gjykata mbërriti në përfundimin se ajo çfarë kishte publikuar zoti Berisha nuk ishte e bazuar në fakte. Gjatë seancave gjyqësore pala mbrojtëse e kryeministrit në këtë proces I tha gjykatës se pala e paditur duhet ti vërë në dispozicion të gjykatës faktet apo grup faktet ku bazohej statusi zotit Berisha.

Në të gjitha seancat gjyqësore avokati zotit Berisha dështoi në sjelljen e provave e si pasojë gjykata e pati të lehtë të mbërrinte në përfundimin se ishte konsumuar shpifja, raporton Top Channel.

Pas gjyqeve të fituara me Jorida Tabakun, Arben Imamin ku me Sali Berishën është i treti fituar nga kryeministri Rama për shpifje.