Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Pyetje dhe pergjigje Fetare

    mesazhi

    • dy pyetje Derguar nga: tirane - selam alejkum kisha dy pyetje: 1- A eshte e nevojshme te marrim gusel neqoftese fara del pa epsh dhe 2- Namazi i vitrit a mund te falet si gjithe namazet e tjera si prsh: ai i akshamit apo ka ndonje lutje specifike Allahu ta shperblefte

      Selam alejkum - Nese eakulon pa epsh si rezultat i ndonje smundje si temperatur te madhe nuk obligohesh te pastrohesh (te marresh gusell) p0r nese eshte si rezultat i gjumit je i obliguar te pastrohesh pasi kla mundsi te qe e ke pa ndone enderre dhe nuk te kujtohet endrra .

      2-Namazi i vitrit falet si namazi i akshamit vetem se ne reqatine e fundit te akshamit ne nukl lexojm sure apo ajet pas fatihas kurse ne namazin e vitrit e lexojm fatihan dhe nje sure dhe marrm tekbir duke i ngrit duart lart dhe e themi lutjen e kunutitm qe do ta gjesh ne libra 

    • abdesi Derguar nga: enis -selam alejkum a mund te me thoni se cilat veprime te jetes se perditshme e prishin abdesin? Allahu ta shperbleft me xhenet

      Selam alejkum - Abdesin e prishe çdo  gjë qe del nga vrima anale dhe urinale, gjaku , qelbi dhe te qeshurit me ze ne neamaz .

    • A do me pranohet ndobjeher lutja? Derguar nga: Ka nje kohe te gjate qe jam e deshpruar nga veshtersit qe na i sjell jeta,me dilema e pa zgjidhje. Shum her po i drejtohem Zotit fuqiplot qe tme ndihmoj por kam filluar disi te dyshoj, a thua ndonjeher dotme pranohet lutja?a dote ket dhe per mua diell ne zemer?

      Selam alejkum - Nuk duhesh te deshprohesh por te durosh dhe te kemi mondim pozitiv per Allahun sepse Thot Allahu ne hadith kudsij " Unë jam te mendimi i robit tim per mua " prandaj te kemi mendim pozitiv dhe te na kujtohet forma e pergjigjeve te lutjeve tona nga Allahu e ato jan 1- Allahu ta pranon lutjen dhe te raealizohet ajo ne ket bote . 2- Aallahu ta pranon lutjen por realizimin e asaj lutje ta mundson me iu shperblye ne boten tjeter ( dhe kjo eshte me e mir per ne qe realizimin e kerkesave tona te na shtyej Allahu per boten tjeter . 3- Allahu na largon ndonje te keqe si rezulltat i lutjes ton . 

      Prandaj ndoshta lutjet tua Allahu don qe te shperblej ne boten tjeter dhe kjo eshte ma hajr per tey ehdepse nefsi i njerut ka deshir qe te raealizohen lutjet ne ket bote dhe menjeher.

    • testamenti Derguar nga: private / nje baba para se te vdes u a ka ndar hisen kater femijve, dy djemve dhe dy vajzave. njera nga vajzat ka jetu me nenen dhe asaj ja kan lan shpin, se ajo ka vendos te mos martohet. ajo u semur prej nje smundje te rend, dhe kater vite para se te vdes kishte len testament, se shtepin do tja lente vellaut te vogel. per kte gje e kishte njoftu vetem vellaun qe ja ka lan shpin, dhe askujt tjeter nga familja. pasi vdiq motra, te gjith me shpres se do te merrnin hise, kur ky ju tregoj se shpija i takon vetem ktij. ky vella qe i takoj shtepija esht burri im, por mu pom duket si e pa drejt, qe aj sju ka tregu t,gjithve me koh, qe motra don me ja lan shpin. sepse tash vllau i madh esht hidhru shum, dhe nuk vjen te ne ta shoh as nenen e vet. ju lutem si esht dasht te veprohet sipas sheriatit islam.

      Selam alejkum - Ndarja qe e ka ber baba femijve nuk nuk quhet trashigimi por dhurat dhe pasi e kan mar femijet dhuraten e baabes numrohet e zbatushem . trashgimia (hisja ) ndahet pas vdekjes se personit.

      Testamenti nuk i takon atij qe ka te drejt ne trashgimi ka then Muhamedi a.s. " nuk ka testament per trashiguesin " 

      maksimumi i testamentit qe lejohet te lihet eshte 1/3 e pasuris Muhamedi a.s. ka then " nje e treta edhe nje e treta eshte shum ( kur eshte pyete per testamentin ) "

      Pasuria lejohet ti ipet ne form te dhurates por me kusht qe ta mar para se me vdek personi perndryse hyne ne rregullat e trashgimis .

      Prandaj ne ket rast ne baz te informatave por jo te mjaftueshme te drejt trashgimie ka nena pastaj vllezrit dhe motrat .

    • Namazi i udhėtarit Derguar nga: doni / Selam Alejkum e kom ni pytje per hoxhen a bon me fal dreken edhe ikindin bashk nese udhton

       

      Selam alejkum! Po, nëse jemi udhëtar mund t'i bashkojmë drekën dhe ikindinë, si dhe akshamin dhe jacinë!

    • Pėr mbulesen e shputave Derguar nga: perseri / Nese mundeni shpjegim(pergjigje) rreth kembeve -shputave a jan avret apo jo ??..ka disa dit qe pres pergjigje nuk duam lehtesim mirepo ajo se cili mendim esht me i sakt ?.Allahu ju shperbleft e shpresoj qe kesaj here na ktheni pergjigjen!

       

      Selam alejkum! Së pari kërkojmë falje për vonesat në përgjigjje përgjithësisht, por kjo është mundësia jonë aktuale! Sa i përket shputave, ato nuk janë avret, mirëpo preferohet të ecet ne qorape kur është në pyetje dalja jashtë shtëpie.

    • Vlefshmeria e namazit Derguar nga: rei-k28@hotmail.com
      Selam alejkum Kisha nje pyetje ne lidhje me vlefshmerine e namazit. A pranohet ai neqoftese ne dhomen apo shtepine ne te cilen falem te kete harram si pershembull: alkool, mish derri, fotografi eti. E bej kete pyetje pasi ne shtepine time vetem une jam musliman. Allahu ua shperblefte.

      Alejkum selam. Falenderimi i takon Allahut qe nga nje familje qe nuk ka respektuar normat islame ka vequar dhe ka dalluar nje person i cili me lejen e Allahut te behet drite dhe tua sqaron edhe tjereve Islamin dhe dispozitat Islame. Namazi mund te falet nuk prishe pune asgje. Kushtet per namaz eshte qe vendi te jete i pastar pra mund te perdoresh ndonje sexhade nese ke dyshim qe tepihu eshte i pikur me alkool. Ndersa mundesisht ne drejtimin kah falesh mos te kete foto, ose mund te i mbulosh me ndonje lecke. ALlahu ta pranofte adhurimin dhe mundohu me durim dhe miresjellje te ndikosh edhe te anetaret e tjere te familjes. 

    • mata e mir e regaibit Derguar nga: muslimane
      ju lutemi a mundeni mena spjegu diqka per ket nat siq njihet te populli yn QIRAT e gati qdo shtepi zien hallva.deri me tash nuk kam lexu diqka per ket nat

      Nuk ka ndonje argument te sakt per nje nate te tille, prandaj edhe nuk duhet vequar nga netet e tjera.

    • tina Derguar nga: namazi ne vendlindje
      Selam alejkum. Cdo vere shkojm per pushime ne Kosove ku rrim 3 deri 4 jave. A numrohemi udhtare si duhet ta kryejm namazin atje. A mujm ti bashkojm namazet apo ti falim si eshte rregulli. Allahu ju shperbleft

      Pasi qe udhetimi juaj ne Kosove eshte i gjate, pra 3-4 jave ateher ju duhet falur namazin me rregullat e vendasit. Nese qendrimi eshte me shkurt se dy jave vlen rregulli i udhetarit. Ndersa ju ne kete rast numroheni udhetar vetem deri ne momentin qe jeni vendos ne shtepine perkatese, pasi te vendoseni jeni vendas gjate tere pushimit. Nese udhetoni ne nje vend dhe nuk e dini sa keni per te ndejtur, pra rrini cdo dite sot per neser, ateher numroheni udhetar edhe nese rrini me gjate se ajo periudhe.

    • ngjurosja eflokeve Derguar nga: derguar nga tina - selam alejkum a asht haram mi ngjyros floket .allahu jushperbleft

      Selam alejkum - Nuk eshte haram por duhet te kemi kujdes qe te zbukurohemi per Bashkshortin e te mos i provokojm te tjeret .dhe ngjyrosja me e mir eshte me kane sepse eshte e shendetshme per floket dhe lekuren kurse ngjyrat artificiale qe shumiven e rastreve jan shumm te demshme dhe te rrezikshme.

    • smlejnon burri te punoj Derguar nga: jeta - selam alejukumsmlejon burri te punoj perlahemi ne mes veti nga gjelozija une nga nervoza qaj .jupershendes

      selam alejkum - Duhet te gjeni mirkuptim dhe te kuptoni se gruaja eshte me mir per te qe te qendroj ne shtepi dhe te kujdeset per femij qe te edukohen ne formen sa me te bukur prandaj ti mos u norvozo se gjelozia eshte shenje e dashuris dhe eshte normale qe burri te gjelozoje e sidomos ne ditete esodit ku koleget dhe koleget nuk i frigsohen Allahut.

    • perdorimi i vjamit nga thiu Derguar nga: arta -selam alejkum hoxh i nderuar jam 21 vjeqare dhe para nje viti kam qen shum shum e semur nga zorra e trash dhe kam pas vazhdimisht gjakderdhje te madhe deri ne 2 muaj kam perdor bana po se ndalshin dot dhe kam perdorur vjamin e thiut ma ka ndal gjakderdhjen , tash skam gjakderdhje por kam probleme me jashtqitje prandaj perdori prap vjamin , kam shum frik prej All'llahut si te veproj ndoshta ky sherim permes vjamit eshte mashtrim nga shejtani qka te bej nganjeher s'sherohem dot pa te ?

      Selam alejkum - Muhamedi a.s. ka then" Allahu nuk e ka lene sherimin e juajn ne diçka qe ju ka ndalu juve "

      prandaj duhet ta kemi te qart se ka bari qe eshte ma i mir por duhet ta zbulojm . dhe derisa ta zbulojm barin sherus pa efekte ansore sepse vjami i derrit ka efekte anesore dis shfaqen me heret e disa me vone por ti vazhdo ta perdoresh duke hulumtuar zevendsim sepse zeventsim ka por duhet ta hulumtojm .

      Allahu te ndihmoft dhe te sheroft.

    • E shkruar Derguar nga: Familja
      Selam alejkun Te nderuar me intereson pse zoti ka lejuar qe femijet e vegjel te vdesin pa mar parasysh nga ndonje semundje apo thjesht vdekje. Aka dmth kjo per ndonje gabim i familjes qe femija kaq i vogel te vdes. Allahu ju shperbleft per kete web faqe qe na i qeteson edhe zemrat

       

      Alejkum selam. Caktimi i jetes dhe vdekjes behet nga Allahu per arsyet qe Ai - Allahu i di, dhe nuk e din askush tjeter. Asgje nuk nderlidhet me ndonje gabim. Por nese ju e shihni veten apo familjen qe ka ndonje gabim ateher ate duhet flakur pavaresisht kesaj per te cilen po pyesni. Jeta dhe vdekja jane sprova qe ka krijuar Allahu per njeriun qe te tregohen se kush eshte me vepermiri. Kjo sprove - vdekja e femijeve eshte nje prove nga Allahu per durimin tuaj. Nese ju duroni siq duhet Allahu do te ju shperblen me shperblime te medha. Allahu e pyet melekun e vdekjes (edhepse Allahu i di te gjitha) A ja morre te dashurin e zemres se robit tim? Meleku pergjigjet "po o Allah". Dhe cka tha robi Im. Meleku pergjigjet ai te falenderoi ty dhe thote "Te Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi" pastaj Allahu thote: "Ndertonja robit Tim nje shtepi ne xhennet". Kjo shtepi quhet shtepia e falenderimit. 

    • vizita tek vorrezat Derguar nga: muhameti - Selam Alejum , deshta me dit rreth qeshtjes se cilat dua apo qfar duhet te themi kur i vizitojm vorrezat e prindve , p.sh. per bajram po per pervjetor apo edhe kur i vizitojm keshtu ne eten e perditshme? Selam Alejkum All-llahu ju shperbleft

      Selam alejkum - Kur ti vizitojm vorrezat duhet te veprojm ashtu si ka veprua Muhamedia a.s. qe kur ka hy ne vorreza te themi : " eselamualejkum ehle darilmu'minin entumusabikune ve nahnu lahikune bikum inshalla gaferalluhu lena ve lekum " Paqa e Allahut qoft mbi ju , o banor besimtar , ju keni shkuar para nesh e ne me lejen e Allahut do te vimi pas jush , Allahu na faltë neve dhe juve .

      Te lutemi per ta ashtu si dojm ne duke perkujtuar se nje dite do jemi ne varre.

    • Ikameti Derguar nga: Selam Alejkum.me Ikamet amundem ti falim ma shum se kater reqate Nafile Namaz apo mas kater reqateve duhet prap te bajm Ikamet.

      Alejkum selam

      Te namazet nafile nuk behet ikamet. Ikameti behet vetem para hyrjes ne farz

    • varrimi i te nje krishtere ne vareza muslimane Derguar nga: privatekte pyetje jua kam pas parashtruar edhe me heret, po ju pyes per vjehren qe ajo esht 84vjeqare, dhe ka jetu ne familje muslimane, edhe per kunder bisedave qe un i bej me te, duke ja ber me dije se esht ne rrug te gabuar, ajo esht kembngulse ne fen e vet. ndonje her po mendoj se po bej gjynah, qe po e detyroj me then shkurt pa lidhje. dhe kam hjek dor nga bisedat me te ne lidhje me fe. po ajo esht kembngulse qe kur te vdes, ta varrosim ne vareza muslimane, afer burrit te saj, ju lutem te me pergjigjeni me gjersisht, a guxojm te bejm nje gje te till, e per kunder asaj se nuk rringjallemi sipas farefisnis ne boten tjeter.

      Selam alejkum - Vazhdoni te insistoni qe ti sqaroni Islamin dhe te ket te qarte se nese don te vorroset ne vorrezat e muslimanve te pranoj islamin perndryse nuk mund te varroset ne varrezat e muslimanve pasi ajo ka zgjedhe fen e saj dhe kjo eshte e drejt e saje e pa cenushme por nuk ka te drejt te vorreset ne varreza pasi varrezat nuk ndahen sipas afersis familjare por sipas perkatsis fetare .

      nese nuk e ndryshon qendrimin familja e ka obligim te respektoj fen e vet dhe ta varrosni sipas qendrimit te fundit qe e merr ajo por nese nuk e ka pranua islamin nuk duhet te vorroset ne vorrezat e muslimanve perkunder deshires se saj me u vorros afer burri.

    • Fjetja pas namazit Derguar nga: x personi / A mund te flej pasi ta fali namazin

       

      Pse jo?!

    • Dashuria e teper ndaj nje personi Derguar nga: S.A a eshte normale dashuria e tepert ndaj gjinise se kundert,syt e mi shohin vetem ate,sa her marr frym kuhtoj vetem ate thjesht jam nje vajze qe nuk mundem ta paramebdoj jeten pa te edhe pse adhurimin e vetm e meriton vetem Zoti i.madh, ka koh qe un merem vetem me ate nuk kam koh per asgje tjeter edhe pse ai nuk e meriton dashurin time luan me ndjenjat e mia e un asesi nuk mundi te koncentrohem.Ju kisha lutur a egziston ndonje dua per largimin nga zrmra sepse un jam shum cuditshme

       

      Alejkum selam! Së pari duhet ditur se nuk lejohet të futen dy të rinj në dashuri paramartesore, për këtë arsye duhet ruajtur shikimet nga harami. Po ashtu duhet të ketë kujdes i riu dhe e reja që të largohen nga kontakti i dyshimt paramartesor, sepse deri në martesë nuk ka asgjë që siguron se këta të dy do të jenë bashkëshortët e ardhshëm. Po ashtu nuk bënë që dashuria të kaloj kufijtë e normales aq sa të kaloj në adhurim. Lute Allahun që ta shtoj frikërrespektin dhe devotshmërinë ndaj Tij dhe të largoj nga ti cytjet e shejtanit të mallkuar.

    • Depresioni Derguar nga: pershendetje / si me ndhimoni jam shumė ne depresion, jamė veq nė gjumė, nuk muj tė shkoj as nė punė, s'kam vullnet pėr asgjė,

       

      Selam alejkum! Ju këshillojmë të shkoni te psikiatri të konsultoheni më gjërësisht!

    • Namazi nė udhėtim Derguar nga: n.a
      Do te udhetoj jasht shtetit, fali 5 kohė namaz. si ta fali namazin jasht shteti ēka e kam obligime nga namazi.

      Namazet i fal sipas takvimit te vendi ku do te udhetoni. Nese qendrimi juaj ne nje vend - qytet eshte i planifikuar me gjate se dy jave pa e ndryshuar vendbanimin ateher jeni udhetar vetem derisa te vendoseni ne vendin perkates. Ndersa nese do te levizni me banim ateher jeni udhetar gjate tere kohes. Per udhetarin ka lehtesime siq vijon

      Lejohet bashkimi i namazeve Dreka dhe Ikindia (KanE kohen e perbashket, mund te i falesh gjate kohes se drekes - [Dreken bashk me Ikindi], apo ne kohen e ikindis [Dreken me Ikindi])

      Gjithashtu lejohet bashkimi i namazit te Akshamit dhe Jacise 

      Udhetari - musafiri ne kete rast shkurton namazet qe kan 4 rekate duke i falur dy rekate, gjegjesisht Dreken 2 rekate, Ikindin 2 dy, dhe Jacin 2 rekate.
      Preferohet qe gjate kohes qe jeni musafir te beni lutje me shume sepse lutjet e udhetarit pranohen.
      Udhetim te kendshem. Allahu ju ruajt. 

    • Mėsyshi Derguar nga: adrijani / Ēfarė mund tė na thoni pėr 'msyshin', tek ne pėrdoret shumė ky term, sidomos pėr fėmijėt e porsalindur?

       

      'Mësyshi', apo 'syri i keq' është realitet dhe ndikues. Veprimi me të është i ndaluar në Islam!

    • Kėndimi Kur'anit nė varreza Derguar nga: e.g / Selam Alejkum! A lejohet kėndimi i KUR'ANIT nė varreza, ngase disa hoxhallarė thonė se lejohet, e disa tė tjerė jo? Ju lutem tė mė jepni njė pėrgjigjje!

       

      Alejkum selam! Këndimi i Kur'anit gjatë varrimit është qështje e diskutueshme ndër dijetarë. Disa prej tyre e quajnë gjë normale, kurse disa të tjerë, në mesin e tyre edhe Ebu Hanife (medhhebit të cilit i takojnë edhe shqipëtarët), e konsiderojnë si gjë jo të pëlqyer dhe të pa bazë në sunetin pejgamberik. Nuk kategorizohet nga shkollat kryesore juridike islame si gjë e ndaluar.

    • Shkurorzimi nga fejesa Derguar nga: Ju lutem mė tregoni, nėse i fejuari kėrkon shkurorėzim nga e fejuara, dmth do tė ndahet pa ndonjė arsye tė madhe, a duhet t'i paguaj dėmshpėrblim vajzės?

       

      Selam alejkum! Nëse përveç fejesës ka pasur edhe kurorëzim, atëherë vajzës i takon mehri i përcaktuar në kontratën e kurorëzimit, e nëse nuk ka pasur kurorëzim, atëher vajzës i mbetën dhuratat (hedijet) që ka marrë nga burri (nëse i fejuari kërkon pa të drejtë shkurorëzimin). Nëse ka qenë fejesë pa kurorëzim, atëherë nuk ka dëmshpërblim material, por mbetet tek Allahu fajtor për shkak të shkeljes së besës së dhënë me rastin e fejesës. Allahu e di më së miri!

    • Hakmarrja Derguar nga: jamė njė motėr / Kur dikush na bėnė keq me qėllim dhe na lėndon, a ėshtė gjynah tė hakmirrem nė tė apo si tė veprojmė?

       

      Alejkum selam! Kur dikujt i bëhet e pa drejtë, ka mundësi që ta kërkoj të drejtën e tij, qoftë përmes ndërmjetësuesve, apo edhe përmes gjyqit, por nëse këtë të keqe ia lë Zotit, në Ditën e Gjykimit ëshë më e favorshme për të, sepse aty zëvendësohet e keqja që i është bërë me shpërblime që i jep Allahu xh.sh. për shkak të durimit për hir të Tij.

    • Betimi rrejshėm Derguar nga: selam alejkum! Dikush qė banė be rrejshėm ne Zot dhe ti i ke besu atina, dhe ty tė ka dalė e kundėrta dhe ajo rrena ty tė ka shkatu shumė vuajtje dhe dėshprim. Ju lutem si dėnohet ky person nė kėtė rast? Mė pėrgjigjeni ju lutemi, flm!

       

      Alejkum selam! Betimi i rrejshëm është nga gjynahet e mëdha, për arsye se po e bënë dëshmitarë Allahun në një të pa vërtetë. Ne themi që qështjen ta lësh në dorë të Allahut dhe Ai do të të përgjigjet si është më së miri për ty!

    • Lutjet dhe kuptimi i tyre Derguar nga: private / Babai im ka qenė njeri i ditur, ka vdekur qe 25 vjet. I mbaj mend dy lutje qė mi ka pas mėsu, qė un ēdo herė i them, po kuptimin spo jau di. ato janė; lahaule ve la kuvvete ila bilahil alijil adhim, dhe tjetra; rabbi jesir ve la tu asir rabbi temim bilhajr amin. ju lutem tė mė pėrgjigjeni, tė mė tregoni ē'kuptim kanė dhe nė ē'rast thuhen.

       

      Selam alejkum! Lusim Allahun të ketë mëshiruar prindin tënd dhe të gjithë ata prindër që lënë pas vetes fëmijë të edukuar në Islam, e të cilët i përcjellin amanetet dhe mësimet e tyre edhe pas vdekjes së prindit. Lutjet që i ke mësuar nga babai janë shumë të mira dhe të nevojshme.

      E para ka kuptimin: Nuk ka ndryshues (të gjendjes) e as forcë, pos me (ndihmën) Allahun, të Lartin dhe Madhështorin. Kjo lutje thuhet kur jemi në gjendje dhe situatë të vështirë.

      E dyta ka kuptimin: Zoti im! Lehtëso, e mos vështirëso. Zoti im përfundoje (këtë qështje) me të mira, amin. Kjo zakonisht thuhet para se të fillojmë ndonjë punë të hajrit dhe kërkojmë mbështetje pre Tij.

    • Mehri.. Derguar nga: Derguar...../ A ėshtė mehri i njejtė i vajzės beqare dhe asaj tė shkurorėzuar.

       

      Selam alejkum! Mehri është qështje zgjedhjeje nga vajza apo përgjegjësi i saj. Nuk ka dallim mes mehrit të beqares dhe të vejës, por vlera e beqares do të ishte më e madhe natyrshëm në bazë të beqarisë së saj. Megjithatë është qështje e cila bëhet sipas marveshjes dhe nuk ka kufizim në të.

    • Mbajtja e abdestit me vėshtirėsi Derguar nga: slm / Selamu alejkum! Nuk po mundem me mbajtė abdesin pėr arsye intime, ēfarė tė bėjė, ju lutem pėrgjigjuni sa mė shpejtė? ALLAHU ju shpėrbleftė me Xhenet juve dhe tė gjithė besimtarėt kudo qė janė!

       

      Alejkum selam! Kësaj pyetje iu kemi përgjigjur edhe më parë. Nëse është gjendja e tillë, atëherë duhet të merrni abdest për çdo kohë të namazit dhe të vazhdoni të faleni ashtu si të mundeni. Mundohuni të merrni abdest me ujë të vakët dhe vetëm pak minuta para namazit.

    • Pranimi i fesė Islame Derguar nga: Selam Alejkum / Kam njė pyetje shumė personale. Nėse njė femėr (jo muslimane) ka qenė prostitutė dhe pendohet pėr atė. A ka tė drejtė tė kalon nė fenė Islame? A i pranon feja Islame edhe personat me kėtė tė kalume? Dhe a mundet me fshi prej vete atė tė kalume? Ju lutemi pėr njė pėrgigje tė shpejtė! Ju flm

       

      Alejkum selam! Allahu xh.sh. është më i Madhi mëshirues. Nëse dikush do të kishte mëshirë për ta pranuar kthimin e një personi të tillë nga një e kaluar kaq e poshtër, si nuk do ta bëjë këtë Allahu xh.sh. që mëshira e Tij përfshinë çdo gjë. Pejgamberi a.s. ka thënë se: 'Islami (pranimi i Islamit) e fshinë të kaluarën'. Prandaj nëse kalon në Islam, edhe e kaluara e saj pa dyshim se ka për tu fshirë!

    • Mė ėshtė largu djali Derguar nga: Pėrshėndetje! Jamė motėr muslimane, desha t'ju pyes: Jam njoftu me nji djalė, ka kohė, por jo msheftė, e ka dit edhe familja, por ai mė ka ba be ēdo herė qė ka me'm marrė. Ai ka thanė qė ėshtė fetar dhe ėshtė largu prej meje pa arsye. Flm, Zoti ju ruajt!

       

      Selam alejkum! Nuk është dashtë të kalohet kohë dhe lidhja juaj të mos konkretizohej me fejsë, në mënyrë që të zyrtarizohej dhe të mirreshin përgjegjësitë. Nuk ka mundësi që djali është largu pa arsye nga ti. Diku ekziston një problem i cili nëse nuk zbulohet dhe nuk shërohet, nuk zgjidhet edhe rasti yt. Nëse familjet kanë qenë në dijeni për ju, atëher kërkoni edhe ndihmën e tyre.

    • Agjėrimi i netėve tė mėdha Derguar nga: nje vlla musliman / selamu alejkum! Desha tė dijė se tash po afrohemi afėr netėve tė mėdha siq janė 3 netėt e mėdha: nata e ragaibit, e beratit dhe e miraxhit, dikush thotė qė gjatė kėtyre netėve ėshtė mirė tė agjėrosh, dikush thotė nuk bėnė tė agjėrosh gjatė kėtyre netėve.

       

      Alejkum selam! Nuk ka ndonjë porosi islame që këto netë të agjërohen, prandaj edhe agjërimi i tyre nuk ka ndonjë vlerë të veçantë nga ditët tjera.

    • Urimi i ditlindjes Derguar nga: Muslimanja / A ėshtė haram me ia uru ditlindjen dikujt? P.sh siē po bėjnė tash nė rrjete sociale (facebook)duke uruar njėri-tjetrin?

       

      Selam alejkum! Urimi dhe festimi i ditlindjes është traditë e huaj, andaj duhet larguar nga kjo praktikë mu për faktin se është traditë e huaj, e jo për ndonjë gjë tjetër!

    • Lepuri nė gropėn e varrit Derguar nga: umejma / Selam Alejkum! Desha tė bėjė njė pyetje: Me rastin e vdekjes sė njė personi, natyrisht kemi hapur varrin pėr ta varrosur, kur kemi arritė tek varri, brenda ka qenė njė lepur, e kemi hequr lepurin dhe e kemi varrosur personin... Desha tė di a ka ndonjė kuptim kjo, apo jo (lepur nė varr)?

       

      Alejkum selam! Nuk ka ndonë kuptim, ose të paktën ne nuk dimë për diçka të tillë. Është e mundur që pas hapjes së varrit, lepuri ka rënë në gropë dhe nuk ka mundur të dal nga gropa e thellë deri sa keni ardhur ju që ta varrosni personin.

    • Zingjiri - bartja e tij Derguar nga: Ardita / A lejohet tė mbajė njė zingjirė ku aty ėshtė emri 'All-llah'? Ju lutem mė ktheni pėrgjigjen e duhur!.. Selam Alejkum

       

      Alejkum selam! Kësaj pyetje i është dhënë përgjigjja më herët, por prap po ju themi se nuk është gjë e mirë të bartet emri 'Allah' në zingjirë, duke pasur parasyshë se me të mund të futesh kudo, madje edhe në WC.

    • Vetvrasja nė rast rreziku nė luftė! Derguar nga: Egzoni / Selam Alejkum vllazni. Nė rast lufte, kur e sheh qė armiku po don me tė nxanė tė gjallė edhe me tė mbytė ose masakru, pėr mos me i ra nė dorė armikut a lejohet me e vra vetėn?

       

      Alejkum selam! Elhamdulilah që lufta ka kaluar në Kosovë dhe dashtë Zoti që gjeneratat që vijnë të mos e presin atë që përjetuam ne si gjeneratë. Assesi nuk lejohet vetëvrasja, edhe nëse njeriu mund të gjindet në këso situata.

    • Burri i pa sjellshėm Derguar nga: usa / Eselamu alejkum! Deshta me ju pyet pėr burrin tim. Burri im ka deshirė me bisedu me gra, edhe pse ėshtė fetar edhe e din se nuk ėshtė e lejushme me bisedu me femra. Ai po e bėnė atė haram edhe unė dhe burri po zihemi nemes veti pse ai po bisedon me gratė e huaja. Mė tregoni ju lutem si duhet me u sjllė me atė burrė kur ai po bėnė xhoja se i ka leju Islami??Ju faleminderit! eselamu alejkum..

       

      Alejkum selam! Ruajtja e shikimit dhe largimi nga bisedat e pa nevojshme e provokuese me gra të huaj, e sidomos mos vetmimi me atë që nuk e ka të afërme është nga parimet e Islamit. Kushdo që i tejkalon këta kufij, është afër amoralitetit dhe dështimit. Ndoshta në Perëndim këto gjëra duken krejtësisht normale, e nganjëherë edhe të pa shmangshme, por sa të mundet muslimani duhet ta mbrojë nderin e vet. Mundohu që ta këshillosh burrin me të mirë, por fundja ai është përgjegjës për veten e tij e edhe për ty, kurse ti je e obliguar vetëm me këshillim kurse nuk je përgjegjëse për veprat e tij.

    • Namazi Derguar nga: Eselam Alejkum? Nese ke me udhėtu dhe nuk ke mundesi me fal dreken a ben ta falesh bashk me sabahun dhe nese po ateheré a duhet njeher ta falim sabahun pastaj drekėn??

      Alejkum selam. Nuk lejohet bashkimi i namazit te sabahut me dreke. Namazi i drekes lejohet te bashkohet me namazin e ikindise per udhetarin, te semuarin dhe ne ndonje rast specifik. Gjithashtu namazi i akshamit lejohet te bashkohet me Jaci per udhetarin dhe te semuarin si lehtesim nga Allahu i Madherishem. Akshami edhe per udhetarin mbetet 3 rekate i pandryshueshem, ndersa namazet me kater rekate shkurtohen ne dy (vetem per udhetarin vlen shkurtimi). Allahu e di me se miri

    • Lyerja e thonjėve dhe makiazhi Derguar nga: sara / A lejohet qė njė myslimane tė lyej thonjtė? Po makiazhi nė pėrgjithėsi? Ju faleminderit!

       

      Selam alejkum! Lejohet zbukurimi i femrës muslimane është i lejuar për vendet ku ka vetëm femra dhe familjar të afërt, madje për burrat e tyre është e preferuar. Kurse dalja me makiazh dhe thonjë të lyer para burrave të huaj është e ndaluar - haram.

    • Lutja pas namazit Derguar nga: !Selam Alejkum hoxhe i nderuar a duhet qė nė fund tė namazit t'i ngrehim duart lartė dhe tė lutemi, sepse kam dėgjuar qė pasi ta kryejmė namazin nuk duhet?

       

      Alejkum selam! Më gjerësisht i jemi përgjigjur kësaj pyetje më herët, por po themi shkurtimisht se lutja pas namazit është vullnetare, jo obligative.

    • Mbytja e milingonave Derguar nga: Tina / Selam Alejkum! A ėshtė haram me mbytė milingonėn?

       

      Alejkum selam! Mbytja e çfardo gjallese është haram, përveç nëse na rrezikon jetën tonë. Në të kundërtën, nëse na pengon duhet ta largojmë dhe të sillemi mirë ndaj krijesave të Allahut xh.sh.

    • Namaz pėr natėn e varrit Derguar nga: private/ Unė ēdo herė kur e fali namazin e drekės, i fali edhe dy rekate pėr natėn e vorrit, ashtu m'kan pas thanė. A ėshtė nė regull? Ju lutem mė tregoni!

       

      Selam alejkum! Namazi në përgjithsi është dritë në natën e varrit. Nuk ka ndonjë porosi për namaz të caktuar gjatë ditës që duhet të falet për natën e varrit, por namazi në errësirën natës ka një lloj lidhje me dritën që sjell në errësirën e natës së varrit.

    • Falja e namazit para ezanit Derguar nga: MUSLIMANI
      es-selamu alejkum! A mund tė dal prirės (imam)dikush nė xhami dhe ta falim drekėn menjėher si tė hyn vakti, kur dihet se nė Xhami falet dreka pak mė vonė, kurse ne duhet tė shkojmė nė shkollė?

      Alejkum selam! Po lirisht mundet, pasi qe në fakt ka hyrë koha e namazit.

    • Njė pytje pėr djalin Derguar nga: Regjepi / Selam alejkum! hoxh e kam njė problem me djalin dhe nusen. i kam martu qe 5 muaj, por kanė probleme intime. Djali i falė 5 kohė namaz. E kam pas djalin te hoxha m.z., i ka lexuar rukje, por kurgjė. Deshta njė kėshillė prej teje! Eselamu alejkum!

       

      Alejkum selam! Problemi mundet me qenë i natyrave të ndryshme, varësisht prej problemit duhet të vizitoni mejkun përkatës-gjinekologun. Nëse ka të bëjë me aspekte psikike, atëherë ta vizitoni edhe ndonjë psikolog, e nëse edhe këto nuk bëjnë punë, atëherë duhet të shikoni se çka ju preferojnë ata. Sa i përket shkuarjes te hoxha, kjo është dashtë vetëm pas konsultimeve me mjekët dhe ka hoxhollarë të ndryshmë që mund të kenë efekte pozitive çdo njëri në mënyrën e vet të leximit të rukjeve. Nëse është problem i shërueshëm, pa dyshim që me kërkimin e ilaqit edhe do ta gjeshë atë. Allahu ju ndihmoftë në shërim!

    • Feja Islame Derguar nga: Ramadan / Hoxhe mė thuaj perse muslimat vrasin njeri tjetrin me bomba. Dhe a do te ndalohen ato kurre? apo feja ka edhe ajo shejtanin e vet. Faleminderit

       

      Muslimanët nuk vrasin njëri tjetrin me bomba, por këtë e bëjnë njerëzit, të cilët mund të jenë të përkatësive të ndryshme fetare, por jo edhe respektues të fesë, sepse asnjë fe qiellore nuk lejon vrasjen e njeriut të pa fajshëm. Çdo njeri ka shejtanin e vet i cili e shtyen për të vepruar keq, por njeriu duke u mbështetur në Allahun xh.sh. për të kërkuar mbrojtjen e tij nga ky mashtrues, largohet dhe sigurohet prej tij.

    • Pse Kur'ani? Derguar nga: x / Pse Kur'ani ėshtė i shkruar nė gjuhėn arabe, pse zbriti nė Mekke, dhe pse ka Kur'ani bash kopertinat e kuqe e jo ndonjė ngjyrė tjetėr?

       

      Selame alejkum! Kur'ani është i shkruar në gjuhën arabe, sepse ka zbritur në atë gjuhë. Ka zbritur në Mekë, sepse aty ka lindur dhe ka jetuar i dërguari i fundit Muhamedi a.s., e pastaj ka vazhduar të zbres edhe në Medine pas kalimit të tij atje. Kur'ani është i botuar në miliona e ndoshta edhe miliarda kopje, prej të cilave varësisht nga dizajni dhe shijet e botuesve ka edhe kopërtinat, thuaja se me të gjitha ngjyrat e mundshme: të bardha, të zeza, të kafta, të gjelbërta, të kaltëra e të kuqe, e madje edhe me kopërtina ngjyrë ari dhe argjendi. Kjo nuk ka kurfar rëndësie sa i përket përmbajtjes së Kur'anit.

    • E dashuruar nė burrė tė martuar Derguar nga: Ardiana / Selamu Alejkum hoxhė...Unėe kam njė brengė tė madhe, jamė e dashuruar nė njė burrė tė martuar, baba i dy fėmijėve. Sipas tij raportet me gruan e tij gjithmonė kanė qenė tė kėqija, ēka vazhdojnė tė jenė prap njejtė. Ai mė thotė se do tė ndahet nga gruja dhe do martohet me mua. E di qė mė do edhe ai mua, aq sa e dua unė atė,,,brenga ime ėshtė, a po hy nė gjynah unė qė e dua kėtė njeri?


      Alejkum selam! Allahu xh.sh. në Kur'an thotë: "Dhe, mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar! (El Isra; 32). kjo është preventivë që të mos ballafaqohemi me probleme të kësaj natyre. Çdo joshje ndaj gjinisë tjetër, çdo provokim, hynë në kategorinë 'afrim dhe qasje ndaj kurvërisë', pa marrë parasysh rezultatin final, apo që atë dikush mund ta quaj edhe 'dashuri'. Kjo që ka ndodhë me ty është rezultat i shkeljes së kësaj dispozite. Nëse vazhdon të qëndrosh afër këtij personi dhe të mbani lidhje, përkundër që tani veq e din se ai është i martuar, kjo do të thotë se ti je duke vazhduar drejtë një humnere. Pramendo se çfarë krimi do të ndodhte nëse burri në fjalë do të ndahej nga gruaja e tij për tu bashkuar me ty....! Ku është fati i fëmijëve dhe i asaj gruaje të pa faj, vetëm për shkak të gabimeve dhe lëshimeve tuaja morale...? Një njeri i till i cili nuk e do gruan e vet pas një kohe që ka edhe dy fëmijë, në esencë është 'gjahtarë femrash'. Paska të drejtë gruaja e tij që të ketë problem me njeriun i cili e tradhëton me femër tjetër. Ti je një viktimë e tij dhe me mendjelehtësinë tënde do të biesh po në granckën e gruas së parë. A mund të imagjinohet një njeri i cili e shkatërron familjen e tij të ndersheme për një 'dashnore' që mos ta bëjë të njejtën gjë edhe ndaj 'dashnores'? Absuditet i llojit të vet. Larg, larg, larg nga cënimi i nderit familjar, dënimi tek Allahu në botën Tjetër, por edhe në këtë botë është katastrofal. Allahu të pastroftë nga ky mëkat, kthehu tek Ai me pendim dhe gjeje fatin e jetës tënde hallall.

    • Problemi me burrin e pa kujdeshėm Derguar nga: Lina / Selam Alejkum. Desha me bo ni pytje shume serioze dhe ju lutem qe te me pergjigjeni shkurt dhe drejt ju lutem. Jam martu qe 2 vjet edhe mirepo burri jem nuk kujdeset pėr mu as pėr nevojat personale tė miat edhe qoftė ato ma personale, a e kom haram me jetu me nji njeri qe nuk kujdeset per ty edhe a kam tė drejtė mu nda?

       

      Alejkum selam! Problemet bashkëshortore mund të kenë gjenezen qysh para martesës, nëse nuk keni kërkuar ta njohni njëri-tjetrin me vetit përkatëse. Ndoshta burri yt nuk e bënë këtë nga inati ose mos dashuria ndaj teje, por nga neglizhenca dhe angazhimi e preokupimi me diçka tjetër jetësore. Bëja të qartë burrit shqetësimin tënd dhe përpiqu ta kuptosh realisht shkakun. Nëse mes dy bashkëshortëve mungon dashuria dhe respekti, ajo nuk është martesë dhe duhet të rishikohet sa a ja vlenë të sakrifohet për të qëndruar më tutje bashkë. Por mos u ngut, para se të shikosh nëse ndarja është zgjidhje e problemit apo

    • Zgjimi nė nzamazin e zabahut Derguar nga: privat / S.a Hoxhė i nderuar, a ka mundėsi me ditė si me ja ba, sepse nganjėhere po mė ik namazi i sabahut, a ka ndonjė lutje pėr kėtė dhe ēfarė tė bėjė, s.a Allahu ju Shpėrbleftė me Xhennet!

       

      Alejkum selam! Për t'u zgjuar në namazin e sabahut vërtetë është vështirë deri sa të adoptoheni, por për t'u siguruar, vëndoni një alarm ore apo cleulari dhe po ashtu ndihmohu me familjarët të cilët e falin sabahun me kohë, ose me ndonjë motër e cila është e rregullt dhe mund të të thërras me telefon. Gjithësesi lute Allahun xh.sh. pas namazit të jacisë, por edhe para se të flesh në gjumë që të të ndihmojë në këtë vështërsi.

    • Heqja e vetullave Derguar nga: Marigona / selam alejkum! A bėnė muslimanja mi heq vetullat? ju lutem mė tregoni!

       

      Alejkum selam! Heqja e vetullave është e ndaluar në Islam (haram)

    • Trohat e bukės ku tė hudhen? Derguar nga: private / selam alejkum! Ju lutem tė mė pėrgjigjeni: A guxojmė trohat e bukės me i gjuajt prej ballkonit nė bari gjatė mbrėmjes, ju lutem tė mė tregoni ku ti gjuajmė?

       

      Alejkum selam! Nëse mund t'i lini në një vend ku mund t'i hanë zogjët është përfitimi i dyfishtë, edhe keni hequr mbeturinat, por edhe keni ushqyer gjallesat. Nëse jo, atëherë vëndoni në një kese najlloni dhe i hedhni mbashkë me mbeturinat tjera në kontejner.

karaktere te mbetura.


Dergo pyetje
Pyetjet qe nuk permbajne kuptim nuk publikohen!
Pyetjet e ngjajshme, dhe pyetjet shtese ne tematikat e njejta i bashkangjiten pergjigjeve ekzistuese
Pyetjet qe deshironi te mbesin private dergoni duke e theksuar (PRIVATE- me dergoni ne email duke derguar edhe emailin tuaj)

Mund te telefononi edhe ne numrin:
'' (+377)045/30-88-66

Thirrjet mund te realizohen cdo dite prej ores 19:00 deri 20:00 sipas kohes se Kosoves
Per kete rubrike kujdeset Departamenti per qeshtje fetare pran portalit mesazhi.com

Ligjerata Islame