Portali mesazhi.com, në formatin ekzistues, është paraqitur para jush në Maj të vitit 2007 dhe çdoherë ka mbetur besnik lexuesve të saj duke bërë vazhdimisht ngritje në cilësinë dhe shpejtësinë e informimit.
Politika redaktuese e portalit mesazhi.com me fanatizëm mbron paanshmërinë e saj politike, por në të njëjtën kohë edhe është përkrahëse e të gjithë atyre që japin mund në mbrojtjen e vlerave të mirëfillta kombëtare dhe fetare të popullit shqiptar dhe të atyre që jetojnë në këto vise.
Redaksia e portalit mesazhi.com shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e saj për të gjithë lexuesit të cilët me vizitat e tyre kanë bërë që mesazhi.com të renditet në mesin e faqeve informative më të vizituara të Kosovës.
Për informimin e juaj, nga Maji i vitit 2007 e deri më 5 Janar të vitit 2009 janë klikuar 47.653.874 herë faqet e postuara në portalin mesazhi.com. Gjatë kësaj kohe janë bërë mbi 17.500 postime. Numri i vizitave unike tani ka arritur në rreth 4500 në ditë, ndërsa i klikimeve në mbi 42.000 në ditë.
-------------------------------------
Kontakt:
mesazhi@live.com
Reklama
mesazhi@live.com
SOFTWARE and SYSTEM MANAGEMENT
Bardhyl Fejzullahi
Të gjitha lidhjet e jashtme hapen në një dritare tjetër.
http://www.mesazhi.com/ nuk merr përgjegjësi për lidhjet e jashtme
© 2009 MESAZHI | Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara