Rrëzohet një avion i vogël në SHBA, 9 të vdekur

Si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në rajonin e Dakotës Jugore në SHBA kanë humbur jetën të paktën 9 persona, përfshirë 2 fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave amerikane, avioni është rrëzuar menjëherë pas ngritjes nga aeroporti në qytetin Chamberlain të Dakotës Jugore.

Autoritetet kanë njoftuar se në avionin e vogël me një motor të tipit Pilatus PC-12 ndodheshin 12 persona. Si pasojë e rrëzimit humbën jetën 9 persona, përfshirë 2 fëmijë dhe pilotin e avionit ndërsa 3 personat tjerë të plagosur janë shpëtuar.

Lidhur me shkaqet e rrëzimit të avionit ende nuk është dhënë ndonjë deklaratë zyrtare.