SHBA, të shtëna ndaj policëve në New Jersey

Një numër ende i panjohur i oficerëve të policisë në New Jersey të SHBA-ve janë qëlluar me armë zjarri, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Vëmendja dhe lutjet tona janë me burrat dhe gratë e Departmentit të Policisë në Jersey City, veçanërisht me oficerët e qëlluar gjatë këtij bllokimi”, tha guvernatori i shtetit New Jersey, Phil Myrphy.

Banorët dhe nxënësit e shkollave në Jersey City aktualisht janë të bllokuar.

Prokurori i Përgjithshëm i shtetit New Jersey, Gurbir Grewal, tha se situatat mbetet e paqëndrueshme.

“Ne po punojmë ngushtë me partnerët lokalë, kontet, shtetin dhe federalët për të garantuar sigurinë e të gjithë të përfshirëve”, tha Grewal.

Disa media kanë raportuar se dy policë dhe një civil u plagosën në të shtënat.