Siri, nga sulmet ajrore ruse humbin jetën 8 civilë në Idlib

Të paktën 8 civilë, duke përfshirë edhe 5 fëmijë, kanë humbur jetën në sulmet ajrore ruse në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib, ku janë të ndaluara aktet e dhunës, njoftoi Mbrojtja Civile (Helmetat e Bardha), transmeton Anadolu Agency (AA).

Monitoruesit e avionëve luftarakë të opozitës siriane thanë se avionët rusë kanë goditur qytetin Saraqib dhe qytezat Maar Shoreen, Babeela dhe Jawbas.

Nga Helmetat e Bardha thonë se nga sulmet në Jawbas, 8 persona kanë humbur jetën, duke përfshirë edhe 5 civilë.

Mbi 1.300 civilë janë vrarë në zonën e deeskalimit në Idlib përkundër marrëveshjes së arritur midis Ankarasë dhe Moskës në shtator të vitit 2018.

Mbi 1 milion sirianë kanë lëvizur afër kufirit turk pas sulmeve intensive.

Që nga shpërthimi i luftës së përgjakshme civile në Siri në vitin 2011, Turqia ka strehuar mbi 3,6 milionë sirianë, duke u bërë shteti që ka pranuar numrin më të madh të refugjatëve në botë.

Sipas të dhënave zyrtare, Ankaraja deri më tani ka shpenzuar 40 miliardë dollarë për refugjatët.