Austria e njeh pasaportën e Republikës së Kosovës.
Ambasada e Austrisë në Pristhinë e ka përgëzuar MPB-në për prodhimin e pasaportave të Republikës së Kosovës.
Rexhai Kutan vizitoi Kosovën.
Kryetari i Partisë së Seadetit nga Republika e Turqisë Rexhail Kutan me bashkëpunëtorë vizitoi Kosovën më 20.08.2008, ku u takua edhe krerët e Partisë së Drejtësisë.
Kosovën po e viziton një delegacion i kongresistëve amerikanë.
Në Kosovë po qëndron një delegacion i kongresistëve amerikanë. Gjatë vizitës, delegacioni amerikan po zhvillon takime me udhëheqësit e institucioneve shtetërore të Kosovës.
Pajaziti: Nuk do të lejohen sulmet ndaj mbrojtësve të rendit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, ka thënë se institucionet e vendit janë të vendosura që të mos lejojnë që në të ardhmen të sulmohen pjesëtarët e policisë.
Zannier insiston: Më keqinterpretuat për policinë etnike.
Pas rikonfigurimit UNMIK-u do të qëndrojë në Kosovë, veçanërisht në vendbanimet me shumicë serbe, gjegjësisht në Mitrovicë, Graçanicë, Shtërpcë dhe Pejë.
Hoxhaj: Arsimi është prioritet i Qeverisë.
Për Qeverinë e Kosovës arsimi do të definohet si një prioritet shtetëror i dorës se parë dhe i cili duhet të jetë vendimtar për Kosovën, ka deklaruar të mërkurën ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj.
Çekët dhe sllovakët përkujtojnë invazionin sovjetik të 1968.
Çekët dhe sllovakët sot e përkujtojnë 40 vjetorin e invazionit sovjetik, i cili i shtypi përpjekjet e Çekosllovakisë për të liberalizuar pushtetin komunist.
OKB: Rusia qarkullon projekt rezolutën e saj për Gjeorgjinë.
Rusia lëshoi në qarkullim në Këshillin e Sigurimit një projekt rezolutë, e cila synon t'i japë fund konfliktit në Gjeorgji.