Subaru prezanton modelin e ri sportiv WRX S4 STI

Subaru sapo ka prezantuar modelin e ri WRX S4 STI me ngjyrë të kaltër metalike.

Ky model sportiv lëvizë me rrotat Michelin Pilot Sport 5, dhe ka pësuar ndryshime që më së shumti shfaqen në brendësinë e tij.

Me ulëset e përparme Recaro, dhe kabinën me qepje argjendi, S4 STI Sport cilësohet si model i veçantë.

Fuqia e tij sigurohet nga një motor benzine 2,4 litërsh turbocharged, i kanalizuar në të katër rrotat.

Gjithashtu, ky model përmban edhe një ftohës të përmirësuar të transmisionit.

Edicioni special është i kufizuar në 500 njësi, por Subaru parashikon që kërkesa do të tejkalojë ofertën.

S4 STI Sport është aktualisht i disponueshëm në Japoni, me një çmim fillestar prej 39,171 euro.