Thaçi refuzon ftesën e Ramës për Mini-Schengenin Ballkanik

Kosova nuk do të marrë pjesë as në takimin e tretë të liderëve të formatit rajonal të njohur si “Mini-Shengen” që do të mbahet në Tiranë.

Këtë e ka konfirmuar Presidenti Hashim Thaçi, duke thënë janë Serbia dhe Bosnja që nuk duan bashkëpunim me Kosovën, transmeton Klan Kosova.

“Rrethanat që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin të mbajtur në Ohër, nuk kanë ndryshuar. Si rrjedhojë, unë si President i Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve shtetërore refuzoj pjesëmarrjen në takimin e tretë të këtij formati rajonal që mbahet në Tiranë”, ka thënë Thaçi përmes Facebook.