Vdekje e dyshimtë në Deçan, viktima gjendet pa shenja jete në banesë

Një burrë është gjendur pa shenja jete sot në Deçan.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Pejës, Xhevat Ibraj.

Ai ka bërë të ditur se njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes.

“Mund të konfirmoj se në Deçan është gjetur një person pa shenja jete. Njësite relevante aktualisht janë në vendin e ngjarjes, ndërsa klasifikimi i rastit do të bëhet pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe raportit të plotë”, ka thënë Ibraj.

Nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë më shumë detaje, teksa në media është raportuar se viktima dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.