Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

FSK-ja: Qė nga jugu nė veri... (Video)

 

Tek kanë parakaluar nëpër sheshin “Nëna Terezë”, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës kanë emocionuar qytetarët me këngë kushtrimi. “Që nga jugu në veri trupat tonë janë të shtrirë”, ka qenë njëri nga vargjet që ushtarët kanë thirrur në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të katërt të Pavarësisë së Kosovës.

Mijëra qytetarë kanë dëgjuar për herë të parë kushtrimin e FSK-së për luftë të drejtë.

“Lufta ne nuk na frikëson, lufta e drejtë na nderon”, kanë thirrur pjesëtarët e Forcës tek kanë parakaluar nga shtatorja e Skënderbeut nëpër sheshin “Nëna Terezë” e deri tek sheshi “Zahir Pajaziti”.

Ja edhe një pjesë e tekstit të brohoritur nga FSK-ja gjatë parakalimit të djeshëm në përvjetorin e katërt të Pavarësisë.



“Plumbi neve s'na frikëson

Lufta e drejtë na trimëron

Do të luftojmë deri në fitore

Do ta mbrojmë këtë Tokë arbërore

Asgjë neve s'na frikëson

Nuk ka forcë që na gjunjëzon

Krenaria jonë Kombëtare

është ushtria Kosovare

Amanet na e la i pari

Komandant Adem Jashari

Kush jemi ne? - Ushtria e Kosovës"

Marshi i Ushtrise se Kosoves per pevjetorin e katert te pavaresise se Republikes ne sheshin "Nena Tereze" - Video nga Indeksonline