Zyra e BE-së kërkon formim sa më të shpejtë të qeverisë

Zyra e BE-së në Kosovë ka folur për zhvillimet e djeshme politike, ku Glauk Konjufca i VV-së u zgjodh kryetar i Kuvendit.

Përmes një deklarate për media, zyra e BE-së ka uruar Konjufcën por ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të qeverisë dhe institucioneve të reja, shkruan lajmi.net.

Sipas tyre, formimi i institucioneve të reja, do ta ndihmonte Kosovën në lëvizjen përpara drejt zhvillimit ekonomik dhe social.

“Ne mirëpresim konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe urojmë kryekuvendarin e ri, Glauk Konjufcën. Ne presim formimin e shpejtë të qeverisë, që do të mundësonte lëvizjen përpara të Kosovës drejt zhvillimit ekonomik dhe social, si dhe sundimin e ligjit në bazë të agjendës evropiane”, thuhet në komunikatën e tyre.

Nga zyra e BE-së janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim me autoritetet e reja në Kosovë.