​Mbi 648 mijë qytetarë u vaksinuan me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19

Prej fillimit të procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1.476.104 doza të vaksinës.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) deri më tani janë 648 mijë e 218 qytetarë të cilët janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19.

Ndërkohë që në raportin e fundit IKShPK bëri të ditur se për një rast të vdekjes dhe 29 raste të reja me COVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 43 raste aktive me koronavirus.